Humbja e të Pamurit
Përmbajtja
Humbja e të pamurit nënkupton paftësinë për të shikurar pa mjete përmisuese. Termi mjete përmirësuese përfshinë syzet, lentet e kontaktit, lentet artificiale permanente ose operimet kirurgjike në sy.

Simptomat e humbjes së të pamurit
Ju mund të jeni duke vuajtur nga humbja e të pamurit nëse keni probleme në kryerjen a aktiviteteve të përditshme si leximi i postës, shikimi i televizorit, nënshkrimin e dokumenteve, pagesa e faturave apo ecja lartë dhe poshtë shkallëve. Ju gjithashtu mund të keni problem në njohjen e njerëzve. Për më tepër ju mund të vini re se i pëcërroni sytë vazhdimisht për ta fokusuar të pamurit.
Çfarë e shkakton humbjen e të pamurit?
Ndryshimet e të pamurit si fokusimi me problem në objekte te afërta, është pjesë normale e procesit të plakjes. Shkaktarët kryesorë e humbjes së të pamurit te njerëzit mbi moshën 40 vjeçare janë:
- Degjenerimi macularë. Është çrregullim i cili shkaktohet nga ndryshimet që pësoj macula. Macula është pjesa e syrit që iu siguron pamje të pastër dhe të qartë.
- Glaukoma. Ky çrregullim shkaktohet nga shtypja e lartë nga lëngu që ndodhet brenda syve.
- Katarakta. Ky çrregullim shkaktohet nga turbullimi i okularit brenda në sy
- Retinopatia diabetike. Është çrregullim i cili i prekë personat që vuajnë nga diabeti. Shkaktohet si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak, i cili rrjedhimisht i dëmton enët e gjakut në sy.
Shkaktarë të tjerë që ndikojnë në humbjen e të pamurit janë lëndimet. Infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme.
Si diagnostifikohet humbja e te pamurit?
Ju fillimisht mund të mos e vëreni se të pamurit tuaj është duke u përkeqësuar. Kjo ndodhë posaqërisht kur shikimi juaj fillon të dobësohet gradualisht. Ndonjëherë, të afërmit tuaj e vërejnë se shikimi juaj është dobësuar përpara se ta vëreni ju vet.
Caktoni termin me mjekun sapo të vëreni se të pamurit tuaj po ju privon nga kryerja e aktiviteteve të përditshme. Mjeku do iu tregoj se cila mënyrë e mjekimit iu përshtatet më së shumti juve, varësisht nga shkaktari i humbjes së të pamurit.
A mund të parandalohet humbja e të pamurit?
Humbja e të pamurit mund të parandalohet varësisht nga shkaktari i tij. Për shembull, retinopatia diabetike mund të parandalohet duke e parandaluar diabetin e tipit 2. Katarakta mund të parandalohet duke përdorur syze të diellit të polarizuara kur ndodheni në ambiente të jashtëm.
Megjithatë, humbja e të pamurit e shkaktuar nga mosha zakonisht nuk mund të parandalohet.
Mjekimi i humbjes së të pamurit
Mjeku juaj mund tu ndihmoj të gjeni një specialit për ta mjekuar shikimin tuaj. Për shumë njerëz, mënyra më e mirë e trajtimit është formimi i një ekipe mjekësore. Disa nga specialistët të cilët mjeku juaj mund t’iu rekomandoj janë:
- Një oftamolog, të cilët e mjekojnë sëmundjen e syrit e cila është duke shkaktuar dobësimin e shikimit.
- Një optometrist për t’i menaxhuar problemet me të pamur.
- Një mjek i cili ka specializuar për shikushmëri të ulët. Ky lloj i mjekëve mund tu përshkruaj ndihmë optike, si p.sh zmadhues të ndryshëm.
- Një fizioterapeutë për t’iu ndihmuar me barazpeshimin, problemet në të ecur apo tu mësojë se si të përdorni shkopin e ecjes nëse keni nevojë për të.
- Një terapeutë që tu mësoje se si t’i kryeni aktivitetet ditore, si dhe tu mësojë se si t’i përdorni mjetet përmirësuese optike.
- Një psikolog për tu ndihmuar të ballafaqoheni me problemet emocionale që sjellë humbja e të pamurit.
Jeta me shikim të dobësuar
Ekzistojnë shumë mjete përmirësuese të cilat u ndihmojnë të shikoni kur iu përkeqësohet shqisa e të pamurit. Ndonjëherë edhe operimet kirurgjike janë të mundshme në mënyrë që të shmaget përdorimi i syzeve apo lenteve të kontaktit tërësisht.
Ndonjëherë humbja e të pamurit nuk mund të përmirësohet. Disa lloje të dobësimit të shikimit mund tu lënë edhe të verbër. Një fakt i tillë mund ta ndryshoj jetën tuaj në mënyrë drastike. Është vendim i zgjuar të bisedoni me ndonjë psikolog për mbështetje emocionale sa i përket këtij problemi. Shumica e njerëzve të cilët kan shikim të dobësuar qojnë jetë normale, me plotë kuptim dhe produktive.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A është dobësuar shikimi im si pasojë e ndonjë sëmundje?
- A mund të mjekohet humbja e të pamurit?
- A është ky dobësim i shikimit tim i përhershëm?
- A ka ndonjë formë të mjëkimit i cili ndihmon në rastin tim?