fbpx
Lart

Konjuktiva Alergjike – Syri i Kuq

Konjuktiva alergjike është një gjendje mjekësore dhe shkak i zakonshëm i “syrit të kuq”. Kjo ndodh kur membrana e qartë dhe e hollë (konjuktiva) që mbulon syrin tuaj fryhet dhe irritohet.

Simptomat e konjuktivit alergjik

Simptoma më e zakonshme është syri i kuq dhe i fryrë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje, kruarje dhe sy të lotuar.


Çfarë shkakton konjuktivin alergjik?

Syri i kuq shkaktohet nga bakteret, viruset ose alergenet. Është diagnostikuar si konjuktiv alergjik kur alergenet e shkaktojnë gjendjen. Ky lloj i konjuktivitit nuk është ngjitës. Disa alergen të zakonshme përfshijnë:

  • polen nga pemët, bari dhe barishtja e polenit (ragweed)
  • pështymën e kafshëve ose grimcat e vogla të rëna nga kafshët
  • parfumet
  • kozmetikën
  • ilaçe të lëkurës
  • ndotjën e ajrit
  • duhanin

 Konjuktiva Alergjike (Syri i Kuq)

Si diagnostikohet konjuktivi alergjik?

Për të diagnostikuar syrin e kuq, mjeku juaj do t’ju bëjë pyetje në lidhje me simptomat tuaja dhe historinë shëndetësore. Ai ose ajo do të ekzaminojë  syrin tuaj. Nëse mjeku juaj dyshon se acarimi juaj është i rëndë, ai ose ajo mund të marrë një mostër (duke përdorur një shtupë pambuku) nga qoshet e syrit tuaj për ta dërguar në laborator. Nëse mjeku juaj përcakton se alergjitë janë shkaktarë, ai ose ajo mund të sugjerojë që t’i nënshtroheni testeve alergjike.

 

A mund të parandalohet apo evitohet konjuktivi alergjik?

Ju mund të zvogëloni rrezikun e konjuktivit alergjik duke shmangur gjërat që irritojnë sytë tuaj. Për shembull, nëse jeni alergjik ndaj polenit që vjen nga baret dhe pemët, kufizoni ekspozimin tuaj ndaj mjedisit të jashtëm. Kontrolloni parashikimin e motit për nivelet e polenit dhe mykut. Mbajini dyert dhe dritaret e mbyllura. Përdorni kondicioner gjatë muajve të verës. Nëse jeni alergjik ndaj kafshëve, mos mbani kafshë. Nëse jeni rreth një kafshë, mos e prekni atë dhe më pas të prekni sytë. Gjithmonë lani duart dhe trupin pas ekspozimit ndaj alergeneve.

 

Trajtimi i konjuktivit alergjik

Aplikimi i një mbulese (rrobe) të ftohtë mbi sytë tuaj mund të sigurojë një lehtësim të simptomave. Gjithashtu mund të ndihmojnë edhe lubrifikimi i syve (me të ashtuquajturit lotë artificial). Pilulat antihistamine (që shumë njerëz marrin për alergjitë e tyre) mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave. Ju mund të blini pika të lëngshme të syve dhe shumë pilula antihistamine pa recetë të mjekut.

Janë në dispozicion disa lloje të pikave për sy për të trajtuar konjuktivin alergjik. Ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e kruarjes dhe sytë e lotuar. Ajo mund t’i parndalojë  simptomat nga rishfaqja. Pikat e syve mund të përmbajnë ilaçe për trajtimin e konjuktivit alergjik. Kjo përfshin një antihistamine, një dekongjestant, një drogë anti-inflamatore josteroidale (NSAID), ose një stabilizues të qelizave të masteve. Disa pika përmbajnë një kombinim të këtyre. Disa pika të syrit kërkojnë recetë nga mjeku. Bisedoni me mjekun tuaj rreth asaj se cili trajtim është i përshtatshëm për ju.

Pikat e syve kanë efekte anësore. Ju mund të përjetoni djegie dhe dhimbje kur të vendosni pikat e para. Kjo zakonisht largohet për pak minuta. Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni ndonjë ilaç, duke përfshirë edhe pikat e syve.

 

Të jetosh me konjuktiv alergjik

Të jetuarit me këtë gjendje mund të ju bëjë të ndjeheni të mjerueshëm për ditë të tëra. Kjo mund të ndikojë në vëmendjen tuaj dhe produktivitetin në shkollë dhe në punë. Mund të ndërhyjë në zbavitje dhe rekreacion. Mund të jetë një problem i përsëritur nëse nuk trajtohet ose shmanget. Prandaj, është e rëndësishme të zbuloni se cilët alergen shkaktojnë konjuktivitin tuaj. Është edhe më e rëndësishme të shmangësh ato gjëra që shkaktojnë acarim.

Gjithashtu, nëse mbani lente kontakti, mos i mbani ato, përderisa syri juaj është i irrituar. Ato mund të shkaktojnë që konjuktiviti të përkeqësohet. Mbani syzet derisa sytë tuaj të ndjehen më mirë.

 

Pyetje të pyesni mjekun tuaj

  • Si mund ta di nëse një virus, baktere ose alergjen po shkaktojnë simptomat e mia?
  • A do të dëmtojë konjuktivi të pamurit?
  • A zvogëlohet ekspozimi  ndaj alergeneve nëse mbahen syze dielli jashtë?
  • A zvogëlohet ekspozimi ndaj konjuktivit alergjik nëse lahen duart shpesh?

 

Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]