Lart

Si ndikon tensioni i lartë i gjakut në shëndetin e syve?

Ju njohim më poshtë me lidhjen që ekziston midis skuqjes së syve dhe tensionit të lartë të gjakut.

Pse ndodh skuqja e syve?

Hemorragjia subkonjuktivale do të thotë prani e gjakut në pjesën e bardhë të syrit. Pjesa e bardhë, e quajtur konjuktiva, ka enë të vogla gjaku që mund të çahen dhe rezultati është skuqja e syve. Zubair Ansari, një okulist dhe asistent profesor në Institutin e Syve Bascom Palmer në Miami, thotë se një hemorragji subkonjuktivale ka më shumë gjasa të ndodhë tek njerëzit që kanë presion të lartë të gjakut ose që përdorin hollues gjaku. Ajo nuk shkakton humbje të përhershme të shikimit dhe shpesh largohet vetë pa pasur nevojë për trajtim. Megjithatë hemorragjia subkonjuktivale mund të ndodhë edhe për shkak të fërkimit të syrit, nga një teshtitje ose kollë e fortë, një infeksion në sy, alergjia etj.

Presioni i lartë i gjakut dhe përgjakja e syve

Presioni i lartë i gjakut mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e syve tuaj në mënyra të ndryshme duke filluar nga hemorragjia nënkonjuktivale. Por presioni i lartë i gjakut mund të çojë edhe në humbje të shikimit duke prekur enët e gjakut në retinë, zonën në pjesën e pasme të syrit që mbledh dritën. Problemet e syve që mund të shkaktohen nga presioni i lartë i gjakut, sipas ekspertëve përfshijnë:

Retinopatia hipertensive, e cila është dëmtim i enëve të gjakut që shkakton paqartësi në shikim. Koroidopatia, e cila është një grumbullim i lëngjeve nën retinë që mund të ndikojë në shikimin tuaj. Neuropatia optike, e cila është një bllokim i rrjedhës së gjakut që mund të çojë në humbje të shikimit. Çelësi për të shmangur këto probleme është mbajtja e një presioni të shëndetshëm gjaku. Ju duhet të shihni patjetër një mjek okulist nëse keni dhimbje ose humbje të shikimit.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com