fbpx
Lart

Gjakderdhja në Shtatzaninë e Hershme: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Shtrëngimet e lehta të barkut dhe pikat e vogla të gjakut janë normale në shtatëzaninë e hershme kur veza e fekonduar vendoset në mitër. Por, gjakederdhja në shtatzaninë e hershme në sasi të mëdha vaginale mund të jetë sinjal të diçkaje më serioze.

 

Çfarë duhet të bëjë nëse është duke më rrjedhur gjak?

Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Nese keni gjakderdhje të rëndë ose dhimbje të forta, shkoni në repartin e urgjencës.

Gjakderdhja në Shtatzaninë e Hershme

 

Shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut

Çfarë shkakton gjakderdhjen gjatë shtatzanisë së hershme?

Shtrëngimet e lehta të barkut dhe pikat e vogla të gjakut janë normale në shtatëzaninë e hershme kur veza e fekonduar vendoset në mitër. Por, gjakderdhjet më të mëdha vaginale mund të jenë sinjale të diçkaje më serioze. Shkaktarët kryesor janë:

  • Rreziku nga shtatzania e dështuar (rreziku për abortim). Kur ka rrezik që shtatëzania të dështoj, ka gjakderdhje nga mitra, por shtatëzania konsiderohet ende normale. Ndonjëherë një dromcë gjaku formohet në miter dhe e rritë rrezikun që shtatëzania të dështoj. Megjithatë, shumica e grave që janë në rrezik nga shtatëzania e dështuar lindin foshnje të shëndetshme.
  • Shtatëzania ektopike. Ndodhë kur fetusi zhvillohet jashtë mitres, zakonisht në tubat fallopian. Tubat fallopian janë tubat që e percjellin vezën nga vezoret deri në mitër. Shtatëzania ektopike mund të ndodh edhe në një nga vezoret, në qafën e mitrës, ose edhe në abdomen. Sinjale të shtatzanisë ektopike janë: gjakderdhja e madhe, shtrëngimet e mprehta të barkut dhe dhimbjet. Shtatëzanitë ektopike e rrezikojnë edhe jetën e nënës.
  • Aborti spontan. Quhet humbja e papritur e fetusit. Shumica e aborteve ndodhin sepse fetusi nuk zhvillohet normalisht. Diabeti i pamjekuar, infeksionet, sëmundjet e gjëndrës tiroide dhe problemet hormonale te nëna mund të shkaktojnë abortin e fetusit. Shenja të tjera të abortit mund të jenë dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës ose abdomenit, dhimbjet e mprehta dhe grumbuj indesh të cilat dalin jashtë përmes vaginës.

Shkaktarë të tjerë të gjakderdhjes gjatë shtatzanisë së hershme janë infeksionet, venat e enjtura në rektumin ose anusin tuaj, të cilat quhen hemorroide, kanceri i qafës së mitrës, dhe kancere të tjera të rralla të shtatzanisë.

 

Diagnostifikimi dhe analizat

Si do ta diagnostifikoj mjeku im shkakun e gjakderdhjes sime?

Mjekut tuaj do t’i duhet të dijë sa e rëndë ka qenë gjakderdhja juaj dhe sa kohë ka zgjatur. Ai do të ju pyes nese keni ende dhimbje dhe shtrëngime. Mjeku mund të ju udhëzoj të bëni analizat e gjakut, urinës, si dhe një skanim me ultrazë. Për më tepër, nese jeni në fazat e hershme të shtatzanisë, mjeku juaj mund të ketë nevoje për më shumë analiza për ta përcaktuar shkaktarin e gjakderdhjes suaj

 

Parandalimi i Gjakderdhjes në Shtatzaninë e Hershme

Cfarë mund të bëjë që ta parandaloj abortin?

Mirëmbajta e trupit tuaj është mënyra më e mirë per të siguruar një shtatzani dhe foshnje të shëndetshme. Mos pini duhan, si dhe mos konsumoni alkool apo droga të tjera të jashtëligjshme. Konsultohuni me mjekun tuaj edhe para përdorimit të medikamenteve të cilat i mbajmë në shtëpi. Përdorni vitamina prenatale me acid folik përpara se të ngeleni shtatzënë për të zvogëluar rrezikun e problemve të trurit dhe boshtit kurrizor te foshnja juaj. Nese keni probleme shëndetsore si: shtypja e lartë e gjakut ose diabeti, bisedoni me mjekun tuaj për hapat që mund të ndërmerrni përpara se të ngelni shtatzënë.

Nuk ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar abortin pasi të ketë filluar gjakderdhja. Fatkeqësisht, nuk ka as ndonjë mënyrë për të ditur saktësisht se perse ka ndodhur aborti. Zakonisht, nuk është për arsye se nëna ka bërë ndonjë gabim. Shumica e femrave që kanë pasur shtatëzani të dështuara mund të kenë shtatëzani të shëndetshme në të ardhmen. Nëse keni pasur më shumë se tre shtatëzani të dështuara, konsultohuni me mjekun tuaj për analiza dhe tretmaneve të cilave mund tu nënshtroheni.

 

Trajtimi i Gjakderdhjes në Shtatzaninë e Hershme

Mund të ju duhet mjekim, varësisht nga arsyet se përse është shkaktuar gjakderdhja. Mjekët tuaj do të ju sugjerojnë të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur deri sa të ndalet gjakderdhja. Gjithashtu do të ju duhet të ndaloni aktivitetet fizikie, seksuale, si dhe udhëtimin.

Nëse keni përjetuar abortim, mjeku juaj do të ju vezhgoj nëse indet dalin vetvetiu, apo nëse keni nevojë për ndërhyrje në mënyre që të bëhet heqja e tyre. Në disa raste nënave do të ju duhet të ndërmarrin këtë procedurë për të hequr indet ose për të ndaluar gjakderdhjen. Kjo procedure quhet dilatim me thithje. Mjeku do të bëjë hapjen e qafës së mitrës dhe me kujdes do të bëjë thithjen e indeve te mbetura pas abortimit.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cili është shkakëtari i gjakderdhjes sime?
  • Çfarë analiza duhet të bëjë që ta gjejmë shkaktarin?
  • A ëshë foshnja ime e rrezikuar?
  • A është jeta ime e rrezikuar?
  • Cilat janë mundesitë për mjekimin tim? Çfarë më sugjeroni ju?
  • Unë pata një abortim. A do të më duhet të bëjë edhe vizita të tjera mjëksore?
  • Si ndikon aborti në mundesitë e mija për të ngelur shtatzënë në të ardhmen?
  • Ndihem në faj. Mos e kam shkaktuar unë abortin?
  • Ndihem e trishtuar. A mund të më rekomandoni dikë për tu këshilluar? Ndonjë grup njerëzish të cilët kanë kaluar nëpër të njëjtat probleme ndoshta?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]