Lart

Humbja e Përsëritur e Shtatëzanisë

Humbja e përsëritur e shtatëzanisë është kur keni 2 ose më shumë humbje të shtatëzanisë ose abortime. Aborti është kur shtatëzania përfundon vet në 20 javët e para të shtatëzanisë. Ekspertët vlerësojnë se 10% deri në 20% të shtatëzanive të njohura përfundojnë në abort. Dështimi i përsëritur është më pak i zakonshëm. Vetëm rreth 1% e grave e përjetojnë këtë.

Simptomat e humbjes së përsëritur të shtatëzanisë

Nëse keni dy ose më shumë aborte, keni humbje të përsëritur të shtatëzanisë. Çdo dështim që keni mund të jetë ndryshe. Ndonjë mund të shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje, ndërsa një tjetër mund të mos ketë simptoma. Simptomat tipike të një aborti përfshijnë:

  • njolla ose gjakderdhje
  • dhimbje mesatare në të fortë (më e fortë se dhimbjet menstruale)
  • humbje peshe
  • shkarkim të mukozës së bardhë ose rozë nga vagina
  • kontraktime (dhimbje, ndodh çdo 5 deri në 20 minuta)
  • inde që duken si dromca që kalojnë nëpër vaginë
  • ulje e papritur e shenjave të shtatëzanisë.

Humbja e Përsëritur e Shtatëzanisë
Çfarë shkakton humbjen e përsëritur të shtatëzanisë?

Mund të jetë e vështirë të tregohet se çfarë shkakton një abort. Shpesh është një problem i zakonshëm me kromozomet që ndodhë në ngjizje. Në shumicën e rasteve, nuk gjendet ndonjë shkak i caktuar.

Disa probleme dhe kushtet shëndetësore mund të shkaktojnë dështime të përsëritura. Ato përfshijnë:

Translokacionet- Kjo ndodhë kur njëri partner ka kromozome anormale në vezë ose spermatozoide. Një pjesë e një kromozomi transferohet në një kromozom tjetër. Embrioni mund të marrë më shumë ose jo mjaftueshëm kromozome të duhura. Në këtë rast mund të ndodhë aborti.

Problemet kongjenitale të mitrës- Ka shumë probleme që mund të ndodhin me mitrën. Një problem i zakonshëm është i ashtuquajturi mitër septate. Kjo ndodhë kur mitra ndahet në dy pjesë (dhoma). Kjo mund të shkaktojë komplikime me shtatzëninë, përfshirë abortin.

Rritjet ose ngjitjet në mitër- Sindromi Asherman shkakton ngjitje dhe dhëmbëza në mitër. Këto mund të dërgojnë në abort. Rritjet në mitër gjithashtu mund të luajnë rol në abort. Këto mund të përfshijnë fibroidet ose polipet.

Disa gjendje shëndetësore mund të rrisin rrezikun e aborteve të shumta. Ato përfshijnë:

  • problemet me sistemin imunitar
  • sëmundjet tiroide
  • diabeti
  • sindromi ovarian policistik.

 

Gjërat që zakonisht bëni nuk ndikojnë në abortim. Puna, ushtrimet, seksi ose sëmundja e mëngjesit nuk shkaktojnë abort. Rëniet ose goditjet rrallë janë shkaktarë. Hulumtimi mbi efektet e alkoolit, duhanit dhe kafeinës është ende i paqartë. Pra, abortet tuaja nuk janë rezultat i ndonjë gjëje që keni bërë ose nuk keni bërë. Ju kurrë nuk duhet të fajësoni veten për abortim.

 

Si diagnostikohet humbja e përsëritur e shtatëzanisë?

Nëse keni pasur 3 dështime, mjeku juaj ndoshta do të dëshirojë të bëjë disa testime. Kjo mund t’i ndihmojë atij ose asaj të gjejë shkakun. Ai ose ajo do të pyesë për historinë tuaj mjekësore dhe do të marrë detaje mbi shtatëzënitë tuaja të kaluara. Do të bëni një test fizik. Ai/ajo mund të urdhërojë teste të gjakut dhe teste të imazhit për të parë në mitrën tuaj. Gjithashtu mund të duhet të bëni testime të veçanta për të kërkuar arsye gjenetike të abortimeve.

 

A mund të parandalohen ose shmangen humbjet e përsëritura të shtatëzanisë?

Nuk ka asnjë hulumtim përfundimtar që thotë se ka ndonjë gjë që mund të bëni për të parandaluar dështimin. Ju nuk e shkaktoni atë, kështu që nuk mund as ta pengoni atë.

Humbja e Përsëritur e Shtatëzanisë

Trajtim i vazhdueshëm i humbjes së shtatëzanisë

Mundësitë e trajtimit varen nga ajo që shkakton problemin. Disa trajtime të mundshme përfshijnë ilaçe, operacione korrigjuese ose këshillim gjenetik. Nëse nuk gjendet asnjë shkak, nuk mund të bëhet shumë. Por më shumë se gjysma e grave që nuk e dinë shkakun, mund të vazhdojnë të kenë shtatëzani të shëndetshme edhe pas aborteve.

Të jetosh me humbje të përsëritur të shtatëzanisë

Gjithkush e trajton humbjen ndryshe. Disa gra mund të kenë probleme të përballojnë ndjenjat e tyre. Nëse jeni shumë e mërzitur ose ndiheni sikur keni nevojë për ndihmë, ekzistojnë burime të disponueshme. Bisedoni me mjekun tuaj për këtë gjë dhe ai mund t’ju sygjerojë opsione të ndryshme.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë po shkakton dështimet e përsëritura?
  • Si mund ta di nëse është një problem gjenetik me mua ose partnerin tim?
  • Cilat janë shanset që unë të kem një tjetër abort nëse përpiqem të mbetem shtatëzënë përsëri?
  • Cili është trajtimi më i mirë për mua?
  • A mund të rekomandoni ndonjë vend ku unë mund të marr mbështetje emocionale?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com