fbpx
Lart

Humbja e Shtatzanisë së Hershme

Abortim është çdo shtatzëni që përfundon më vete në 20 javët e para të shtatzënisë. Ekspertët vlerësojnë se 10% deri në 20% të shtatëzanive të njohura përfundojnë në abort. Ka disa klasifikime të abortit:

  • I plotë – kur embrioni dhe indet përreth janë zbrazur nga mitra. Zakonisht përfshin dhimbje dhe gjakderdhje. Këto zgjidhen shpejt, zakonisht në disa ditë deri në një javë.
  • I paplotë ose i pashmangshëm – kur qafa e mitrës hapet dhe disa inde nxirren jashtë. Embrioni ose indi mund të mos largohet tërësisht nga mitra. Kjo mund të shkaktojë që dhimbja dhe gjakderdhja të vazhdojë.
  • I humbur – kur embrioni ka vdekur, por qëndron në mitër. Ju mund të mos keni idenë se kjo ka ndodhur. Shpesh zbulohet kur ndalohen simptomat e shtatzënisë ose një ultrazë nuk tregon rrahje zemre.
  • I kërcënuar – kur keni ndonjë gjakderdhje dhe dhimbje, por qafa e mitrës mbetet e mbyllur. Një abort mund ose nuk mund të ndodhë.
  • I përsëritur – kur keni 3 ose më shumë aborte në tremujorin e parë.

Humbja e Hershme e Shtatzënisë

Cilat janë llojet e tjera të humbjes së shtatzanisë?

Probleme të tjera gjithashtu mund të rezultojnë në një humbje të hershme të shtatzënisë:

  • Shtatëzania kimike – Ky është një abort shumë i hershëm. Zakonisht ndodh në javët e para pas fillimit të shtatzënisë. Anomalitë kromozomale e mbajnë embrionin nga zhvillimi normal. Indi kalon nga mitra juaj rreth të njëjtës kohë kur normalisht keni menstruacionet. Shumë gra nuk e dinë që janë shtatzënë kur kanë një abort nga një shtatëzani kimike.
  • Veza e dëmtuar – Kjo quhet edhe shtatëzani embrionale e cila ndodh kur veza e pllenuar implantohet në muret e mitrës, por një fetus nuk zhvillohet kurrë.
  • Shtatëzania ektopike – Kjo është kur veza e fekonduar implantohet diku tjetër përveç mitrës. Shpesh, implantohet në tubën fallopiane. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze për nënën. Trajtimi – zakonisht kirurgji – nevojitet menjëherë për të hequr indet.
  • Shtatëzania molare – Ky është një problem i rrallë që fillon me një gabim gjenetik gjatë fekondimit. Kjo shkakton që indet anormale të rriten në vend të një embrioni. Nuk është praktikisht shtatzëni mirëpo prapë se prapë shkakton simptoma të rregullta shtatëzanie. Këto përfshijnë një mungesë të menstruacioneve, testin pozitiv të shtatzënisë dhe të vjella.

 

Simptomat e humbjes së hershme të shtatzënisë

Simptomat më të zakonshme të abortit janë gjakderdhja dhe dhimbje barku. Por këto nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht që ju jeni duke pasur një abort. Deri te një e treta e shtatëzanive vijnë me disa gjakderdhje në fillim. Rreth gjysma e atyre rezultojnë në shtatzëni normale. Nëse keni ndonjë gjakderdhje ose dhimbje barku në tremujorin e parë, thirrni mjekun tuaj.

Ka shenja të tjera të zakonshme që tregojnë se mund të keni një abort. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, menjëherë telefononi mjekun tuaj:

  • dhimbje të lehta deri në dhimbje të forta (më të rënda se dhimbjet menstruale)
  • humbje peshe
  • shkarkimi i mukozës së bardhë-rozë nga vagina
  • kontraktimet (me dhimbje, ndodh çdo 5 deri në 20 minuta)
  • indi që duket si një mpiksje që kalon nga vagina
  • ulje e papritur e shenjave të shtatzënisë.

 

Çfarë shkakton humbjen e hershme të shtatzënisë?

Në disa raste, shkaku i humbjes së shtatzënisë është i panjohur. Shpesh, është një problem i rastësishëm me kromozomet që ndodh në koncepsion. Ju mund të keni frikë se keni bërë diçka që shkaktoi dështimin tuaj. Por gjëra të tilla si puna, stërvitja, seksi ose të vjellat në mëngjes nuk shkaktojnë abort. Çdo lloj rrëzimi ose goditjeje është rrallë përgjegjës. Hulumtimi mbi efektet e alkoolit, duhanit dhe kafeinës është i paqartë. Pra, nuk ka asgjë që mund të keni bërë për ta parandaluar atë. Nuk është rezultati i ndonjë gjëje që keni bërë ose nuk keni bërë. Ju kurrë nuk duhet të fajësoni veten për një abort.

 

Si diagnostikohet humbja e hershme e shtatzënisë?

Mjeku juaj do të fillojë duke ju bërë pyetje rreth simptomave tuaja dhe kur ato kanë filluar. Ai ose ajo do të kryejë një ekzaminim fizik. Ata mund të bëjnë një ultrazë. Kjo mund t’u tregojë atyre nëse embrioni është ende në rritje dhe mund të kontrollojnë rrahje zemre. Ata gjithashtu mund të urdhërojnë teste të gjakut. Këto mund të matin nivelet e hormoneve të shtatzënisë. Kjo u jep atyre një ide nëse jeni duke humbur shtatzëninë.

 

A mund të parandalohet apo evitohet humbja e hershme e shtatzënisë?

Nuk ka asnjë hulumtim përfundimtar që thotë se ka ndonjë gjë që mund të bëni për të parandaluar abortin. Ju nuk e keni shkaktuar atë, kështu që ju nuk mund ta keni parandaluar atë.

Humbja e Shtatzanisë së Hershme

Faktorët e rrezikut

Gratë që kanë pasur një abort janë në rrezik më të madh për të pasur një tjetër. Rreziku juaj gjithashtu rritet me moshë. Ju jeni në rrezik më të madh kur jeni 35 vjeç ose më shumë. Disa nga gjendjet mjekësore gjithashtu rrisin rrezikun tuaj. Këtu përfshihen:

  • diabeti
  • sëmundje e tiroides
  • sindromi policistik i vezoreve
  • probleme me sistemin imunitar

Edhe nëse keni një nga këto sëmundje, nuk mund të bëni asgjë për të shmangur abortimin. Shumë gra me këto gjendje shëndetësore kanë shtatëzani të shëndetshme.

 

Trajtimi i hershëm i humbjes së shtatzënisë

Ka dy lloje kryesore të trajtimit për abort: jo kirurgjikale dhe kirurgjike.

 

Jo-kirurgjikale

Në shumë raste, trupi juaj kalon të gjitha indet e shtatëzanisë natyrisht. Kjo mund të marrë disa ditë deri në disa javë. Asnjë trajtim nuk është i nevojshëm. Nëse po merr një kohë të gjatë, mjeku juaj mund t’iu ofrojë ilaçe që ndihmojnë në kalimin e indeve.

Procesi i kalimit të indeve mund të përfshijë gjakderdhje të rëndë, dhimbje të barkut, diare, dhe të vjella. Mjeku juaj mund t’iu japë ilaçe që lehtësojnë simptomat tuaja. Nëse jeni në tre mujorin e parë, indet do të jenë të vogla. Do të duken si mpiksje gjaku. Nuk do të duken si foshnjë.

Mjeku juaj mund të bëjë ultrazë ose test gjaku pasi që keni përfunduar abortin. Kjo do të konfirmojë se aborti është i kompletuar dhe nuk ka mbetur ndonjë ind.

 

Kirurgjike

Trajtimi kirurgjik zakonisht bëhet në qoftëse ka kompikime në abortin tuaj. Komplikimet mund të përfshijnë:

  • Infeksion
  • Gjakderdhje të rëndë
  • Çfarëdo lloj gjendje që mban indet e shtatzënisë mbrenda mitrës tuaj

Trajtimet e zakonshme kirurgjike përfshijnë:

  • Aspirimi me vakum. Në këtë procedurë, një tub i hollë vendoset në mitrën tuaj. Kjo është e lidhur me një mjet thithës. Indet e shtatzënisë thithen nga trupi juaj. Procedura bëhet nën anestezion lokal. Mjeku juaj mund ta bëjë këtë në zyrën e tij ose të saj.
  • Dilatim dhe kyretim (D&K). Kjo procedure e hap qafën e mitrës dhe përdorë një instrument për të larguar indet e shtatëzanisë. Zakonisht bëhet nën anestezion regjional ose gjeneral. Mjeku juaj do ta kryej këtë në një spital ose qendër kirurgjike.

 

Pas trajtimit, mjeku juaj mund të rekomandojë që ju të mos vendosni ndonjë gjë në vaginën tuaj për disa javë. Kjo përfshin përdorimin e tamponëve dhe seksin. Kjo ndihmon në parandalimin e infeksionit. Shenjat e infeksionit përfshijnë:

  • Gjakderdhje të rëndë
  • Ethe
  • Dridhje
  • Dhimbje të rënda

Thirni mjekun tuaj menjëherë në qoftëse keni ndonjë nga këto simptoma.

 

Të jetosh me humbje të hershme të shtatzënisë

Gjithkush e trajton humbjen ndryshe. Disa gra mund të kenë probleme të përballojnë ndjenjat që përcillen me abort. Në qoftëse jeni shumë të mërzitura ose ndjeheni sikur ju nevojitet ndihma, ka resurse në dispozicion. Flisni me mjekun tuaj. Ai ose ajo mund t’iu referojë te një qendër lokale mbështetëse. Ka edhe resurse nacionale të cilave mund t’iu qaseni, si SHARE: Mbështetje për humbje të shtatzënisë dhe foshnjës. Kjo liston grupe lokale mbështetëse dhe ofron resurse online që mund t’iu ndihmojnë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Jam duke pasur simptoma të abortit. Cilat janë mundësitë që do të abortoj?
  • Si do e di se çfarë ka shkaktuar humbjen e hershme të shtatzënisë?
  • A ka ndonjë avantazh në lejimin e largimit të indeve natyralisht në vend se të kem një D&K?
  • A do të ndikojë aborti në aftësinë time për të mbetur shtatzënë përsëri?
  • Sa gjatë duhet të pres pas humbjes së hershme të shtatzënisë për të provuar të mbes shtatzënë përsëri?

 

Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]