Lart

Sëmundja e Mëngjesit: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Sëmundja e mëngjesit i referohet të përzierit dhe vjelljes që disa gra kanë kur mbesin shtatzënë. Sëmundja e mëngjesit është shumë e zakonshme në shtatëzëninë e hershme. Ndikon në më shumë se gjysmën e grave shtatzëna.

Sëmundja e mëngjesit

Sa zgjatë sëmundja e mëngjesit?

Sëmundja e mëngjesit ka tendencë të largohet më vonë në shtatëzëni. Pothuajse gjithmonë largohet gjatë tremujorit të dytë (pas 13 javësh ose gjatë muajit të katërt). Megjithatë, çdo grua është e ndryshme dhe çdo shtatëzani është e ndryshme. Pra, nuk ka kohë të caktuar që sëmundja e mëngjesit zakonisht largohet.

A do të dëmtojë fëmijën tim kjo sëmundje?

Sëmundja e mëngjesit mund të bëhet problem për fëmijën tuaj vetëm atëherë kur humbni ushqimet ose lëngjet. Gjithashtu mund të paraqesë problem nëse filloni të humbni shumë peshë. Ju duhet të telefononi mjekun tuaj nëse:

  • Keni humbur më shumë se 2 kilogramë.
  • Vjellni gjak (që mund të shfaqet me ngjyrë të kuqe ose të zezë).
  • Keni të vjellura më shumë se 4 herë në ditë. 

Simptomat e sëmundjes së mëngjesit

Simptomat e sëmundjes së mëngjesit janë të përzierit dhe të vjellurit. Këto simptoma mund të ndodhin para ose pas ngrënies. Ato mund të shkaktohen nga erërat ose ndonjëherë vetëm nga vështrimi i ushqimit.

Mos u mashtroni nga fakti që kjo quhet sëmundje e mëngjesit. Të përzierat mund të shfaqen në çdo kohë të ditës ose të zgjasin gjatë gjithë ditës. Është më e zakonshme në mëngjes. Por sëmundja e mëngjesit mund të ndodhë edhe gjatë natës.

Çfarë e shkakton këtë gjendje?

Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë shkakton sëmundjen e mëngjesit, por ka të ngjarë të shkaktohet nga rritja e papritur e hormoneve gjatë shtatëzanisë.

 

Si diagnostikohet sëmundja e mëngjesit?

Zakonisht nuk keni nevojë për një mjek për t’ju thënë se keni sëmundjen e mëngjesit. Nëse jeni shtatzënë disa javëshe dhe ndjeni të përziera, ju ndoshta keni këtë sëmundje.

A mund të parandalohet apo evitohet sëmundja e mëngjesit?

Nuk ka asnjë metodë të provuar për parandalimin e sëmundjes së mëngjesit mirëpo ka mënyra për të zvogëluar simptomat e saj. Këto përfshijnë përshtatjen kur hani dhe cfarë hani. Ju gjithashtu mund të dëshironi të vlerësoni vitaminat tuaja paranatale (të para lindjes) sepse ato mund të jenë shkaktare për këtë.

Trajtimi i sëmundjes së mëngjesit

Zakonisht trajtimi nuk është i nevojshëm për sëmundjen e mëngjesit, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar të ndjeheni më mirë.

Këshilla për lehtësimin e sëmundjes së mëngjesit:

  • Hani porcione të vogla të ushqimit gjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos jeni kurrë shumë të mbushur ose shumë të uritur.
  • Shmangni ushqimet e rënda, djegëse ose të yndyrshme.
  • Shmangni ushqimet me erëra që ju shqetësojnë ose ju jepin të përziera.
  • Hani më shumë karbohidrate (patate të pjekura thjeshtë, oriz të bardhë ose tost të thatë).
  • Hani ushqime të lehta kur ndjeni të përziera (të tilla si grimtësira të kriposura, ëmbëlsire xhelatine, akullore me lëng frutash, supë pule, pije xhenxhefili ose xhevrek).
  • Hekuri në vitaminat prenatale mund të shqetësojë disa gra. Nëse mendoni se sëmundja juaj e mëngjesit është e lidhur me këto vitamina, bisedoni me mjekun tuaj dhe ai ose ajo mund të u’a ndryshojë vitaminat.
  • Para se të dilni nga shtrati në mëngjes, hani disa grimtësira të kriposura për të qetësuar stomakun tuaj.
  • Mbajtja në dorë e një rrethi të ngushtë plastike mund të ndihmojë disa gra që kanë sëmundje në mëngjes. Këto përdoren ndonjëherë nga udhëtarët në anije për të parandaluar sëmundjen e detit. Ju mund t’i blini këta rrathë në farmaci,  në dyqane të varkave apo agjensi të udhëtimit.

Nëse këto këshilla nuk japin ndonjë lehtësim, bisedoni me mjekun tuaj. Mbani në mend se sëmundja e mëngjesit nuk do të thotë që fëmija juaj është i sëmurë.

Të jetosh me sëmundjen e mëngjesit

Disa gra që kanë këtë sëmundje kanë vetëm të përziera. Gra të tjera përjetojnë të përziera dhe të vjella si pjesë e sëmundjes së mëngjesit. Disa gra kanë simptoma të lehta. Gratë e tjera kanë formën më të rëndë të saj e quajtur hyperemesis gravidarum (gjendje me të përziera dhe të vjella të rënda, humbje peshe dhe dehidrim të mundshsëm).

Pa marrë parasysh se çfarë lloji të sëmundjes së mëngjesit keni, ushqyerja është e rëndësishme. Mundohuni të vazhdoni të hani, edhe nëse vjellni më pas. Ndonjëherë mbajtja e stomakut plot ndihmon në luftimin e ndjenjës së përzierjes.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Jam shtatzënë dhe ndihem keq gjatë gjithë kohës. A është kjo normale?
  • Çfarë mund të bëj për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të mia?
  • Çfarë tregon nëse sëmundja ime e mëngjesit po e vë fëmijën tim në rrezik?
  • Sëmundja ime e mëngjesit është e rëndë. A kam nevojë për ilaçe?
  • Cilat janë rreziqet dhe përfitimet e marrjes së këtij ilaçi?
  • Unë jam e shqetësuar se fëmija im nuk po merr ushqyes të mjaftueshëm. A kam nevojë te marrë  vitaminë tjetër para lindjes? A duhet të bëj ndryshime në dietën time?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com