Stresi: Shkaqet dhe Përballimi i Tij
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre.
Fjala “stres” do të thotë gjera të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi. Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike – të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.
Shkaqet e stresit
Rrethanat që shkaktojnë stresin janë quajtur stresorë. Stresorët ndryshojnë në ashpërsi dhe kohëzgjatje. Përshembull, përgjegjësia e kujdesit për një prind të sëmurë mundtë jetë një burim i vazhdueshëm i stresit të madh, ndërsa bllokimi në një trafik mund të shkaktojë stres afat-shkurtër. Disa ngjarje, të tilla si vdekja e një të afërmi, janë të vështira për të gjithë. Por në situata ndryshme, individët mund të përgjigjen ndryshe për të njëjtën ngjarje, çfarë është stresuese për një person mund të mos jetë stresuese për një tjetër. Stresorët mund të klasifikohennë tri kategori të përgjithshme:
- ngjarjet katastrofike
- ndryshimetë mëdha jetësore
- telashet e përditshme
Përveç kësaj, thjesht mendimi rreth ngjarjeve të pakëndshme nga e kaluara apo duke parashikuar ngjarjet e pakëndshme të së ardhmes mund të shkaktojë stres për shumë njerëz.
SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?
Të përballesh me stresin do të thotë të përdorësh mendimet dhe të veprosh për të luftuar me situatat stresuese dhe për të ulur nivelin e stresit tonë. Shumë njerëz kanë një mënyrë karakteristike për ta përballuar stresin bazuar në personalitetin e tyre.
Njerëzit që e përballojnë mirë stresin kanë tendencë të besojnë në vete. Ata zakonisht kanë një vetëbesim të lartë. I rezistojnë zhgënjimeve, qëndrojnë optimistë dhe këmbëngulin edhe nën rrethana jo të favorshme.
Më e rëndësishmja, ata zgjedhin strategjinë e duhur për të përballuar stresorët me të cilët përballen. Në të kundërt, njerëzi që përballojnë dobët me stresin kanë tendencë të kenë pak a shumë karakteristika të ndryshme të personalitetit, si vetëbesimtë ulët dhe një vështrim pesimist mbi jetën.