Lart

Tonusi Muskular

Edita Berani Badivuku

Edita Berani Badivuku, Fizioterapiste/Hixhame terapiste dhe Hirudoterapiste ( terapi me Shushunja ). Studimet i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën e Fizioterapisë. Që nga viti 2014 ka punuar si fizioterapiste në Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Mitrovicë pastaj në Vushtrri. Tash e dy vite është çertifikuar edhe për Hixhame terapi. Tani është çertifikuar edhe për Hirudoterapi ( terapi me Shushunja ) në Turqi. Punon në Ambulancën e Terapis Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri (+38345620411) dhe ofron këto shërbime terapeutike: Elektroterapi, Ultrasonoterapi, Termoterapi, Kineziterapi, Masazhë manuale, Masazhë me vakum, Hixhame, Hirudoterapi (Terapi me Shushunja ), Migun terapi, Detox Foot Spa, Kinesiotape, Trajtime të fytyrës.

Gjatë pushimit elementet kontraktile të fijeve muskulore nuk janë plotësisht të relaksuar, por janë në një tendosje të theksuar që e quajmë tonusi muskulor.

Kur pritet tetiva atëherë muskuli do të shkurtohet. Mbajtja e tonusit muskulor zhvillohet nën kontrollin e reflekseve nervore të muskulit.

Tonusi muskulor mbahet falë impulseve të vazhdueshme motorike që arrijnë nga neuronet motorike të trurit boshtor (medula spinalis). Tonusi muskulor gjithashtu varet edhe nga impulset që vijnë nga qendrat më të larta motorike nervore, që janë rezultat i informacioneve që i merr korja e trurit të madh nga receptorët që janë të vendosur në muskuj.

Si përgjigje të gjitha informacionet e receptorëve në koren motorike të trurit të madh lëshojn ngacmime që shkaktojnë zgjatje të muskujve. Rezultati i ngacmimeve refleksive mund ti bindet nëse këputet ose lëndohen unazat e prapme të palcës kurrizore që shpije deri te paraliza.

Humbja e tonusit muskulor arrihet nëse dëmtohen ose shkatërrohen qelizat e unazave të përparme të palcës kurrizore siç është rasti me paralizën fëmijërore.

Njeriu me vullnetin e tij mund të ndryshojë tonusin e muskujve skeletor, t’i tendos ose t’i relaksojë pa bërë asnjë punë tjetër.

Për probleme me tonusin muskular mund të kontaktoni në numrin +38345620411 ose të vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri.

Shpërndaj
Kontributor