Gurët në Veshkë
Veshkët e shëndetëshme largojnë produktet e mbeturinave nga gjaku juaj. Këto produkte të mbeturinave largohen nga trupi juaj në urinën që veshkët tuaja krijojnë. Kur produktet e mbeturinave nuk largohen si duhet nga veshkët tuaja, mund të rezultojnë në gurë të veshkëve.
Një gurë i veshkëve është një kokërr e ngurtë, e fortë që formohet në veshkët tuaja. Kokrra mund të jetë e vogël sa një grualec i vogël ose shumë më e madhe. Është e përbërë nga produktet e mbeturinave në urinën tuaj.
Një gurë i veshkëve mund të qëndrojë në veshkën tuaj. Gjithashtu mund të udhëtojë poshtë traktit urinar. Trakti urinar përfshinë uretërën dhe fshikëzën urinare. Nëse guri i veshkëve është mjaftueshëm i madh, mund të ngecë në veshkën ose traktin tuaj urinar. Kjo mund të jetë shumë e dhimbshme.
Simptomat e gurëve në veshkë
Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të rënda në pjesën e poshtme të kurrizit ose anëve. Dhimbja zakonisht lëviz poshtë drejt barkut tuaj, ijëve ose organeve gjenitale me lëvizjen e gurëve poshtë traktit urinar. Simptoma tjera mund të përfshijnë:
- të përziera dhe vjellje
- urinë e errët ose e gjakosur
- ethe
- të ndjerit sikur keni nevojë të përdorni tualeting më shpesh se zakonisht
Çfarë shkakton gurë në veshka?
Janë katër lloje të gurëve në veshkë:
- Gurë kalciumi: Ky është lloji më i zakonshëm i gurëve në veshkë. Kalciumi që nuk përdoret nga eshtrat dhe muskujt tuaj. Zakonisht, veshkët e largojnë kalciumin e tepërt përmes urinës. Gurët e kalciumit shfaqen kur kalciumi mbetet në veshkë dhe mblidhet gjatë kohës.
- Gurë struvit: Një gurë struvit është më i zakonshëm te gratë. Zakonisht formohet pas një infeksioni kronik të traktit urinar. Këta gurë zakonisht përbëhen nga amoni.
- Gurë acidi urik: Një gurë acidi urik formohet kur ka shumë acid urik në urinë. Ju mund të jeni në rrezik për këtë lloj guri nëse hani dietë me nivel të lartë të proteinave ose në qoftëse keni pranuar kemoterapi.
- Gurë cistinikë: Një gurë cistinikë nuk është shumë i zakonshëm. Sëmundja që shkakton gurë cistinikë bartet në familje dhe quhet cistinuri.
Si diagnostikohen gurët në veshkë?
Shumicën e kohës, ju do të jeni në gjendje t’i kaloni gurët në veshkë pa ndihmën e një mjeku. Nëse gurët e veshkëve ngecin në traktin urinar, ju mund të keni nevojë për ndihmën e mjekut tuaj.
Për të përcaktuar se a keni gurë në veshkë, mjeku juaj do t’iu pyes për simptomat tuaja. Ai ose ajo do të marrë një mostër të urinës dhe gjakut tuaj. Mjeku juaj do të porositë fotografime të veshkëve dhe traktit tuaj urinar.
A mund të parandalohen ose shmangen gurët në veshkë?
Shumica e njerëzve që kanë gurë në veshkë kanë 50% gjasa që të zhvillojnë gurë tjetër në veshkë brenda 10 vjetëve. Por ka gjëra që mund të bëni për të ulur rrezikun tuaj:
- Pini të paktën 2 litra lëngje (uji është më së miri) në ditë. Mjeku juaj mund të masë produktin tuaj urinar që të sigurohet se po pini sasinë e duhur të lëngjeve.
- Mos hani më shumë se 1,500 mg kripë në ditë (rreth 1 lugë çaji). Kjo përfshinë krypë në ushqim të para-paketuar. Kontrolloni etiketat e nutricionit për të parë se sa kripë (natrium) është në ushqimin tuaj.
- Provoni të mos hani më shumë se dy racione të mishit në ditë. Çdo racion nuk duhet të jetë më shumë se 6 deri në 8 ons apo 200 gramë.
Faktorët e rrezikut
- Mos pirja e mjatueshme e lëngjeve, veçanërisht e ujit.
- Histori familjare të gurëve në veshkë.
- Hani dietë me nivel të lartë të proteinave dhe natriumit, por nivel të ulët të fibrave.
- Jeni burrë
- Jeni ndërmjet 20 dhe 70 vjet.
- Jeni pacient në shtrat ose i palëvizshëm për një kohë të gjatë.
- Jeni duke marrë ilaçe të caktuara.
Trajtimi i gurëve në veshkë
Nëse gurët janë mjaftueshëm të vogël, ju mund të jeni në gjendje t’i largoni në urinë. Mjeku juaj mund t’iu jap ilaçe që mund të ndihmojnë me dhimbjen.
Nëse guri është shumë i madh ose po shkakton një infeksion, mjeku juaj mund të intervenojë. Ai ose ajo mund të përdorë një makinë speciale që përdorë valë tronditëse për të ndarë gurin në pjesë më të vogla. Kjo quhet litotripsi jashtëtrupore me valë tronditëse ose SSWL.
Një urologjist (specialist kirurgjik i traktit urinar) mund të vendosë një instrument shumë të hollë në ureterën tuaj dhe në fshikëzën dhe uretrë tuaj për të gjetur gurët. Ai ose ajo mund ta nxjerrë jashtë ose ta ndajë në pjesë më të vogla. Nëse mjeku juaj e bënë këtë, ju fillimisht do të merrni ilaçe për ta mpirë zonën.
Kirugjia është gjithashtu mundësi dhe nganjëherë mënyra e vetme për të larguar gurët në veshkë.
Të jetosh me gurë në veshkë
Nëse keni më shumë se një gurë në veshkë, mjeku juaj mund t’iu dërgojë tek një specialist për të gjetur shkakun e saktë të gurëve tuaj. Disa njerëzve i’u duhen ilaçet për të ndaluar krijimin e gurëve tjerë në veshkë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Cili trajtim është më i mirë për mua?
- Çfarë ilaçe për dhimbje duhet të marrë?
- A do të më duhet kirurgjia?
- A do të largohet guri vetë?
- A duhet ta ndryshojë dietën?
- A ka ndonjë ndryshim tjetër në mënyrën e jetesës që mund ta bëjë?
- A do të kem më shumë gurë në veshkë në të ardhmen?
- A janë fëmijët e mi në rrezik më të lartë të gurëve në veshkë?
- Kur duhet ta thërras mjekun tim?
- Nëse dhimbja është mjaftueshëm keq, a duhet të shkojë në dhomën e emergjencës?