Infeksioni i Veshkëve: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Njerëzit janë të lindur me dy veshkë. Megjithatë, është e mundur të jetohet vetëm me një veshkë. Veshkët tuaja filtrojnë ujin, largojnë mbeturinat dhe prodhojnë urinën. Janë pjesë e traktit urinar. Ky është një grup organesh që përfshin veshkët, ureterin, fshikëzën e urines dhe uretrën.
Veshkët janë në formë të fasuleve, me madhësi të grushtit tuaj. Ato janë të vendosura nga të dy anët e shtyllës kurrizore, nën kafazin e krahërorit.
Një infeksion i veshkëve rezulton kur bakteret ose një virus futet në veshkët tuaja. Emri mjekësor është pyelonephritis. Mund të ndikojë njërën ose dy veshkët tuaja.
Simptomat e infeksionit të veshkëve
Simptoma të zakonshme të infeksionit të veshkëve përfshijnë:
- Ethe
- Dhimbje në shpinë, anëve ose në ijë
- Të dridhura
- Të përziera dhe/ose vjellje
- Urinim me dhimbje, djegie dhe/ose i shpeshtë
- Gjak ose qelb në urinën tuaj
Simptomat mund të ndryshojnë varësisht nga mosha. Foshnjat dhe njerëzit më të vjetër mund të mos kenë simptoma të lidhura me traktin urinar. Simptoma tjera mund të përfshijnë të folurit e paqartë, marramendje ose konfuzion.
Këtë kanë më shumë gjasa të ndodhin nga dehidratimi. Merrni kujdes mjekësor nëse keni ndonjë nga këto simptoma.
Çfarë shkakton infeksion të veshkëve?
Bakteret ose një virus në veshkët tuaja mund të shkaktojë një infeksion. Shkaku kryesor i infeksioneve është Escherichia Coli (E.coli). Kjo baktere mund të udhëtojë te veshka(ët) tuaja nga diku tjetër në traktin tuaj urinar, si nga fshikëza juaj. Është e mundur të merrni infeksion të veshkëve në qoftëse tashmë keni një infeksion të traktit urinar (UTI). Gratë priren të marrin infeksion të veshkëve dhe UTI më shpesh se burrat. Kjo është si rezultat i formës së anatomisë femërore.
Si diagnostikohet infeksioni i veshkëve?
Është me rëndësi të zbuloni dhe të trajtoni një infeksion të veshkëve menjëherë. Mjeku juaj mund të konfirmojë një infeksion me mostra të urines dhe/ose gjakut. Në disa raste, mjeku juaj mund të porosis teste tjera. Këto përfshijnë ultrazërin, rrezet roentgen ose skanime me tomografi të kompjuterizuar (CT).
A mund të parandalohet ose shmanget një infeksion i veshkëve?
Ju mund të ndihmoni parandalimin e infeksionit të veshkëve ose UTI-ve, nëse ju:
- Pini ujë mjaftueshëm
- Urinoni pas mardhënieve seksuale
- Nuk e mbani urinën
- Shmangni përdorimin e spërkatësve ose produkte aromatike në zonat tuaja gjenitale.
- Fshini zonën tuaj gjenitale nga para prapa (për gra)
Edhe pse kushdo mund të marr infeksion të veshkëve, disa njerëz janë në rrezik më të madh.
Ju keni më shumë gjasa të merrni infeksion të veshkëve nëse:
- Jeni shtatzënë
- Keni diabet
- Tashme keni një UTI
- Keni një formë të çuditshme të traktit urinar
- Keni gurë në veshkë
- Keni një prostate të zgjeruar (për burra)
- Keni një sistem imunitar të dobësurar
- Ju duhet të përdorni një katetër për të larguar urinën nga fshikëza juaj.
- Keni një refluks vezikoureteral (VAR). Kjo ndodh kur urina nuk mund të rrjedh poshtë ose lartë ureterës suaj.
Trajtimi i infeksionit të veshkëve
Antibiotikët janë trajtimi kryesor për infeksion të veshkëve. Janë të llojeve të ndryshme, dhe disa funksionojnë më mire se të tjerat, varësisht nga personi. Ato mund të jenë orale (në formë të pilulës) ose në formë intravenoze (IV, ose gjilpërë). Rastet e rënda kërkojnë një IV, dhe ju mund të keni nevojë të qëndroni në spital. Kjo është më e zakonshme nëse jeni të dehidratuar dhe/ose më të vjetër.
Ju duhet t’i ndjekni gjithmonë urdhërat e mjekut tuaj për ilaçe. Mund të marr disa javë deri sa të largoni infeksionin, edhe në qoftëse simptomat tuaja largohen. Mjeku juaj mund të kryejë një testim në vazhdim për të konfirmuar se infeksioni është larguar. Ata gjithashtu mund të përshkurajnë ilaçe tjera ose trajtime për të adresuar shkakun ose një problem të ndërlidhur.
Të jetosh me infeksion të veshkëve
Shumica e njerëzve që kanë infeksion të veshkëve e marrin veten dhe jetojnë jetë normale. Ju mund të merrni infeksion të veshkëve më shumë se një herë. Flisni me mjekun tuaj për mënyrën se si mund të ndihmoni në parandalimin e infeksioneve të ardhshme.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Sa shumë ujë duhet të pi çdo ditë?
- Cili është antibiotiku më i mire për trajtimin e një infeksioni të veshkëve?
- Cili është rreziku që infeksioni i veshkëve të çojë në sëmundje kronike të veshkëve.