Virusi H1N1: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Virusi H1N1 është një lloj i infeksionit. Nuk është i njëjtë me gripat e zakonshëm. Për herë të parë u shfaq në vitin 2009 dhe infektoi njerëz në të gjithë botën. Ky virus e morri emrin “Gripi i derrave” pasi që i ngjasonte gripave të cilët i kaplojnë derrat.
Simptomat e virusit H1N1
Simptomat fillojnë nga 3 deri në 5 ditë pas ekspozimit ndaj këtij virusi dhe zakonisht zgjasin deri në 8 ditë. Simptomt e zakonshme u ngjasojnë atyre të një infeksioni të thjeshtë viral:
- Temperaturë
- Fyt të pezmatuar
- Kollitje
- Dhimbje të muskujve
- Kokëdhimbje
- Ethe
- Plogështi
- Hundë të bllokuara
- Vjellje
- Diarre
Kontaktoni mjekun tuaj nëse këto simptoma nuk iu lehtësohen me kalimin e kohës. H1N1 rrallë herë është shkaktarë i këtyre simptomave, e megjithatë mjeku mund të iu kërkoj të bëni vizitë në klinkë për tu siguruar se nuk është shkaktarë virusi.
Foshnjet dhe fëmijët mund të kenë simptoma të tjera. Tregohuni të vëmendshëm për shenja si:
- Vështirësi në frymëmarrje
- Temperaturë të kombinuar me skuqje të lëkurës
- Hutim dhe mungesë durimi
- Vështirësi për tu zgjuar
- Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve
- Simptoma të tjera si të gripit të cilat largohen dhe kthehen sërish me temperaturë dhe kollitje.
Çfarë e shkakton H1N1?
Një virus e shkakton H1N1. Kjo sëmundje shpërndahet nga një person te tjetri. Ju nuk mund ta merrni këtë sëmundje nga konsumimi i produkteve te derrit.
Si diagnostifikohet virusi H1N1?
Mjeku juaj do të iu bëjë një ekzaminim fizik si dhe do të shqyrotj simptomat tuaja. Ata mund të dyshojnë se ju vuani nga ky virus vetëm pas këtyre hapave. Megjithatë mjeku juaj mund të bëjë një analizë të shpejtë e cila determinon nëse ju vuani nga një numër virusësh, pasiqë analizat specifike për virusin H1N1 marrin ditë të tëra për të kthyer rezultatet.
Mjeku juaj mund të iu rekomandoj të filloni menjëherë trajtimin dhe të mos prisni për rezultatet, posaqërisht në rastet kur rrethina juaj ka pasur shumë raste të njerëzve të kapluar nga kjo sëmundje.
A mund të parandalohet virusi H1N1?
Mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin H1N1 është të vaksinoheni kundër tij. Qendra për Konrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) rekomandon se të gjithë personat e moshës 6 muaj e tutje të vaksinohen kundër gripit. Edhe personeli mjekësorë duhet të vaksinohet. Madje edhe njerëzit të cilët jetojnë apo përkujdesen per foshnje më të vogla se 6 muaj duhet të vaksinohen.
Ekzistojnë dy lloje të vaksinave:
Vaksina trivalente na mbronë nga 3 lloje të gripit gjatë secilës stinë. Vaksina katërvalente na mbronë nga 4 lloje të gripit. Vaksina kundër gripit na mbronë edhe nga virusi H1N1 që nga viti 2010. Në përgjithësi kjo vaksinë është e sigurt, mirëpo mund të ndodhë që të shkaktojë edhe ndonjë reagim.
Është shumë e rëndësishme që ju t’i tregoni mjekut nëse keni ndonjë alergji ndaj përbërësve të vaksinës apo nëse keni pasur ndonjë reagim kur jeni vaksinuar në të kaluarën. Ndonjëherë sasia e vaksinave nuk është e mjaftueshmë që t’i mbuloj të gjithë njerëzit që kanë nevojë për të, si pasojë e kësaj shkaktohet mungesa e vaksinave.
Ju mund ta parandaloni prekjen dhe shpërndarjen e këtij virusi duke:
- Mbuluar gojën dhe hundën tuaj me faculetë kur kolliteni
- Nëse nuk keni faculetë pranë atëherë kollituni ne bërrylin tuaj, kursesi ne duar
- Hudheni faculetën e përdorur në mbeturina
- Lani duart shpeshë me ujë dhe sapun ose përdorni dezinfektues me alkool
- Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën
- Pajisuni me maskë kur udhëtoni pranë një grupi të madh njerëzish
- Mos ndani me të tjerët gjësendet personale si kozmetikën, enët, pajisjet sportive apo mjetet e punës
- Nëse jeni i sëmurë qëndroni në shtëpi dhe shmagiuni kontaktit me njerëz. Qëndroni në shtëpi së paku edhe 24 orë pasi të iu ketë kaluar temperatura.
Mjekimi i virusit H1N1
Mjeku juaj mund të iu rekomandoj ilaç antiviral për ta mjekuar virusin H1N1. Kjo ndihmon në mbytjen e virusit në mënyrë që ju të shëroheni dhe të mos jeni më infektues. Ju mund të përdorni edhe ilaçe për uljen e temperaturës. Ilaçe të tilla janë acetamiphenë (si Tylenol), ibuprofen (si Advil dhe Motrin) apo naproxen (si Aleve).
Këto ilaçe gjithashtu zvogëlojnë dhimbjet trupore. Mos u jepni aspirin fëmijëve dhe adoleshtëve të moshës 18 vjeçare e më të vegjël, pasi që mund të shkaktoni sindromën Reye. Kjo sindromë është sëmundje serioze e cila mund të çoj deri te vdekja. Është e këshillueshme që ju të pini shumë lëngje dhe të pushoni mjaftueshëm ne mënyrë që trupi juaj ta ketë më të lehtë luftimin e këtij infeksioni.
Mjeku juaj mund të iu rekomandoj edhe përdorimin e ilaçeve antivirale si oseltamivir apo zanamivir, për ta parandaluar shumimin e virusit. Kjo e zvogëlon kohën që ju qëndroni të sëmurë, i lehtëson simptomat, si dhe parandalon probleme të tjera që mund t’i shkakroj gripi.
Ilaçet antivirale kanë efekt më së shumti kur ju i përdorni sapo që kanë filluar simptomat. Kjo mënyrë e mjekimit përdoret më shumë kur ju jeni më të rrezikuar që gripi te shkaktoj më shumë komplikime. Kjo ndodhë te:
- Gratë shtatëzëna
- Fëmijët dhe të rinjtë (pra grupmosha nga 6 muaj deri në 24 vjet)
- Te moshuarit e moshës mbi 65 vjeçare
- Njerëzit që vuajnë nga një sëmundje e rëndë apo janë të shtruar në spital
- Njerëzit me sistem të dobët të imunitetit apo probleme kronike shëndetësore si astma apo sëmundjet e zemrës
Jeta me virusin H1N1
Shumica e njerëzve mund ta luftojnë edhe eliminojnë këtë virus. Juve mund të iu duhet mjekim vetëm nëse jeni në rrezik të shtuar nga komplikimet që mund të shkaktoj ky virus.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Sa shpeshë duhet ta marr vaksinën kundër gripit?
- Për sa kohë duhet të përdorë ilaçe për mjekimin e virusit H1N1?
- Kur mund t’i rikthehem rutinës sime të zakonshme?
- A mund të prekem nga virusi H1N1 më shumë se një herë?
- A mund të prekem nga ky virus nëse kultivoj derra?