Aneurizmi i Aortes Abdominale (AAA)
Përmbajtja
Ena kryesore e gjakut në trupin tuaj është aorta. Është një enë gjaku e gjatë që arrin nga gjoksi në abdomen. Mbart gjak nga zemra në pjesën tjetër të trupit tuaj. Pjesa e aortës në abdomenin tuaj quhet aorta abdominale. E furnizon me gjak stomakun, legenin dhe këmbët.
Ndonjëherë ndonjë zonë e murit të enëve të gjakut do të dobësohet. Ajo mund të fillojë të fryhet si një tullumbace dhe të arrijë madhesi abnormale. Kjo quhet aneurizëm. Nëse një formë aneurizmi në aortën tuaj abdominale rritet shumë, aorta juaj mund të shqyhet ose të shpërthejë.
Simptomat e Aneurizmit te Aortes Abdominale
Derisa zhvillohet aneurizmi, zakonisht nuk ka simptoma. Kjo mund të vazhdojë ngadalë për vite me rradhë. Shpesh, AAA nuk shkakton simptoma nëse nuk rrjedh ose nuk griset. Nëse kjo ndodh, ju mund të përjetoni:
- dhimbje të papritur në abdomen, ijë, shpinë, këmbë
- te perziera dhe vjellje
- ngurtësi jonormale në muskujt tuaj të abdomenit
- probleme me urinimin ose lëvizjet e zorrëve
- lëkurë të ftohte dhe të djersitur.
Nëse keni këto simptoma, thirrni mjekun tuaj. Gjakderdhja e brendshme nga një AAA e prishur mund t’ju shkaktojë tronditje. Tronditja (shoku) mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.
Çfarë e shkakton AAA-në?
Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton AAA-në. Muret më të dobëta të aortës rrisin mundësinë për të zhvilluar aneurizmin. Ka shumë faktorë që mund të dobësojnë muret e aortës. Këto përfshijnë plakjen, pirjen e duhanit dhe presionin e lartë të gjakut. Nëse ndonjë nga faktorët e mëposhtëm paraqitet tek ju, ju jeni në rrezik të lartë për të pasur AAA-në.
- Të qenurit mashkull. Burrat kanë më shumë gjasa se gratë të zhvillojnë AAA-në.
- Mosha. AAA-ja paraqitet zakonisht tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.
- Historia personale. Nëse keni pasur aneurizma të çfaredo lloji, ju jeni në rrezik më të madh për AAA-në.
- Pirja e duhanit. Pirja e duhanit dëmton dhe dobëson muret e aortës.
- Presioni i lartë i gjakut. Presioni i lartë i gjakut dobëson muret e aortës suaj.
- Historia familjare. Nëse ndonjë anëtar i familjes ka pasur AAA-në, ju jeni në rrezik më të lartë. Ju gjithashtu mund të keni AAA-në para moshes 65 vjeçare.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni rrezik më të lartë për AAA-në, ose nëse keni ndonjë nga simptomat.
Si diagnostikohet AAA-ja?
Mjekët zakonisht gjejnë AAA-në rastësisht gjatë një kontrolli rutinë. Ata gjithashtu i gjejnë ato kur bëjnë analiza për çështje të tjera, duke përfshirë dhimbje qe s’kanë te bëjnë me abdomen. Mjekët rekomandojnë një ekzaminim AAA-je për meshkujt 65-75 vjeç që pinë duhan.
Nëse mjeku juaj gjen ose mendon se keni AAA-në, ai/ajo mund të urdhëroj teste. Testet e zakonshme përfshijnë:
- Ultratinguj ose ehocardiogram – Këto përdorin valët e zërit për të krijuar fotografi të brendshme të trupit tuaj.
- Tomografia e kompjuterizuar – Mjeku përdor rrezet X për të marrë fotografi të organeve tuaja. Ngjyra injektohet në venat tuaja kështu që ai ose ajo mund t’i shohë ato qartë.
- Imazheri me rezonancë magnetike – Ky test përdor magnet dhe valët e radios për të krijuar fotografi të organeve tuaja.
- Angiografi – Ky test përdor ngjyrën dhe X-rrezet për të parë brendësinë e arterieve. Kjo mund të ndihmojë mjekun tuaj të shohë se sa dëm apo bllokim ka në enët e gjakut.
Nëse mjeku juaj gjen ose mendon se mund të keni AAA-në, ai ose ajo mund të ju referojë një specialist për trajtim.
A mund të parandalohet apo evitohet AAA-ja?
Ju nuk mund të parandaloni AAA-në nga formimi. Por ka hapa që mund të ndërmerrni për të ulur rrezikun. Kjo perfshin:
- Mos pini duhan, ose përpiquni të heqni dorë, nëse jeni duhanpirës
- Ushqehuni sipas një diete të shëndetshme
- Jeni aktiv fizikisht
- Menaxhoni gjendjen tuaj si për shembull presioni i lartë i gjakut që mund të kontrollohet me ilaçe.
Trajtimi i AAA-së
Trajtimi për AAA-në varet nga madhësia e tij. Nëse aneurizmi juaj është i vogël, nuk ka nevojë të trajtohet. Mjeku juaj mund ta monitorojë atë vetëm duke përdorur analiza rutinë. Nëse mjeku juaj është i shqetësuar për këtë, ai ose ajo mund të përshkruajë ilaçe. Këto mund të përdoren për të ulur presionin e gjakut ose për t’i çlodhur enët e gjakut. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e këputjes së AAA-së.
Nëse aneurizmi juaj është i madh ose po rritet shpejt, ka shumë mundësi që ju të keni nevojë për kirurgji. Ka dy lloje kryesore të operacionit për të hequr ose riparuar AAA-në:
- Kirurgji abdominale e hapur – Kjo është forma më e zakonshme e kirurgjisë për AAA-në. Kirurgu bën një prerje në abdomenin tuaj. Ai ose ajo do të largojë aneurizmin. Seksioni i hequr i aortës zëvendësohet me një material të prodhuar nga trupi i njeriut.
- Riparimi endovaskular – Në këtë procedurë, mjeku fut një graft në aortë për ta forcuar atë. Ai/ajo do të fusë një stendë në arterien tuaj përmes këmbës. Stenda do të vendoset përmes aneurizmit dhe do të zgjerohet. Kjo do të përforcojë pjesën e dobët të aortës dhe do të lejojë që gjaku të rrjedhë normalisht. Kjo ndihmon në mbajtjen e AAA-së nga këputja.
Lloji i kirurgjisë për të cilin keni nevojë varet nga shumë faktorë. Bisedoni me mjekun tuaj se cili lloj është më i miri për ju.
Të jetosh me AAA-në
Nëse keni AAA, është e rëndësishme që të merrni kujdes të rregullt mjekësor. Ndiqni udhezimet e mjekut dhe planin e trajtimit. Ai/ajo mund t’ju këshillojë që të shmangni ngritjen e peshave të rënda. Mundohuni të shmangni situata ose kriza shumë emocionale që mund të rrisin presionin e gjakut. Kujdesuni për veten për të parandaluar aneurizmin nga shpërthimi ose grisja.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Nëse kam pasur shperthim te AAA-së, a kam gjasa të përjetoj një tjetër?
- A ka ndonjë ndryshim që mund të bëj në mënyrën e jetesës për të shmangur një tjetër AAA?
- A është i sigurtë vëzhgimi pa nderhyrje? A ka mundësi që AAA-ja të shpërthejë?
- A ka efekte anësore nga AAA-ja për të cilat unë duhet të kem kujdes?
- Çfarë duhet të bëj nëse dhimbja ime keqësohet?
- A duhet të vizitoj një specialist?