Edema: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Edema nënkupton enjtjen dhe fryerjen e pjesëve të trupit. Zakonisht edema shfaqet në shputa, kyçe dhe këmbë. Ndonjëherë mund t’i prekë edhe fytyrën dhe duart. Gratë shtazëna dhe personat e moshuar preken më së shpëshi nga edema, po ajo mund t’i ndodhë secilit prej nesh.
Simptomat e edemës
Nëse keni shputa, kyçe apo këmbë të enjtura (te cialat nuk janë shkaktuar nga ndonjë lëndim) atëherë ju mund të jeni duke vuajtur nga edema. Të gjitha këto pjesë të trupit tuaj mund të preken nga kjo sëmundje veç e veç apo së bashku njëherazi. Kjo sëmundje shkakton parehati, si dhe limiton lëvizjet e kyçeve të duarve dhe këmbëve.
Çfarë e shkakton edemën?
Edema shkaktohet nga grumbullimi i lëngjeve të tepruara në indet e trupt tuaj. Shumë gjëra mund ta shkaktojnë grumbullimin e lëngjeve të tepruara. Ndonjëherë edhe vetë graviteti ndikon që të grumbullohen lëngjet në këmbët dhe shputat tuaja.
Ulja për kohë të gjatë, gjithashtu mund të jetë shkaktarë i edemës, posaqërisht gjatë kohës së nxehtë. Konsumii i ushqimeve me shumë kripë mund ta përkeqësoj këtë problem.
Edema në disa raste shkaktohet edhe si efekt anësorë i përdorimit të disa ilaçeve.
Problemet si infarktet e zemrës, sëmundjet mëlçise dhe sëmundjet e veshkëve mund ta shkaktojnë edemën. Sëmundja e edemës nuk është ngjitëse dhe nuk është e trashëgueshme nga familja.
Si diagnostifikohet edema?
Mjeku juaj mund ta ekzaminoj edemën thjeshtë duke iu ekzaminuar ju. Lëkura e enjtur mund të jetë e tërhequr dhe me shkëlqim. Nëse e shtypim këtë pjesë të ndjeshme për rreth 15 sekondave, ajo mund të lërë një vrimë në lëkurë.
Nëse kjo ndodhë te ju, mjeku juaj mund te iu sugjeroj bërjen e disa analizave për të kuptuar se çfarë është duke e shkaktuar edemën tek ju.
A mund të parandalohet edema?
Varësisht se çfarë është duke e shkaktuar edemën tuaj, ju mund të jeni në gjendje që ta parandaloni atë. Nëse edema është shkaktuar si pasojë e sëmundjeve të zemrës, melçive apo veshkëve, atëherë ajo nuk është e parandalueshme, megjithëatë ju mund ta menaxhoni atë.
Nëse edema te ju shkaktohet si pasojë e konsumimit të tepërt të kripës, atëherë ju mund ta parandaloni atë duke konsumuar më pak kripë.
Mjekimi i edemës
Mënyra e vetme për të mjekuar edemën është duke e trajtuar shkaktarin e saj. Mjeku mund të iu përshkruaj ilaçe diuretike, të cilat ndryshe njihen edhe si pilula të ujit të cilat mundësojnë largimin e kripërave dhe lëngjeve të tepërta nga trupi juaj përmes urinës.
Ju duhet patjetër të kontrolloheni te mjeku nëse vuani nga edema, posaçërisht nëse jeni shtatzënë. Nëse nuk trajtohet si sëmundje, atëherë lëkura juaj mund të vazhdoj të zgjerohet dhe kjo shkakton shumë probleme të tjera shëndetsore. Nëse ju vuani nga edema dhe keni filluar të keni probleme në frymëmarrje, bisedoni me mjekun tuaj urgjentisht.
Jeta me edemë
Në vijim gjeni këshilla për zbutjen e ënjtjes të cilat mund t’i aplikoni në shtëpi:
- Ngrehni këmbët lartë kur jeni duke ndenjur ulur apo shtrirë
- Nëse vuani nga edema në këmbë, mbathni qorape te posaçme të cilat ofrojnë më shumë mbështetje. Ky lloj i qorapeve shitet në shumicën e barnatoreve të zakonshme. Këto qorape e shtrëngojnë më shumë këmbën tuaj në mënyrë që ta parandalojnë grumbullimin e lëngjeve në këmbë dhe kyçe.
- Mos rrini në këmbë apo ulur në një vend për kohë të gjatë.
- Ndiqni këshillat e mjekut tuaj për sasinë e duhur të konsumimit të kripës.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë është duke e shkaktuar edemën në trupin tim?
- Cili lloj i mjekimit më përshtatet më së shumti?
- A mund të bëjë unë ushtrime fizike?
- A duhet të mbathë qorape kundër edemës?
- Çfarë ndryshime duhet të bëjë në stilin tim të jetesës?
- A mund të më rekomandoni ndonjë libër apo uebfaqe ku mund të gjejë receta për shujta me pak kripë?
- A më lejohet të udhëtoj?
- A do të më shërohet edema ndonjëherë?