Lart

Endokarditi Bakterial: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Endokarditi bakterial apo infektiv (EB) është një lloj infeksioni. Shfaqet në valva dhe pjesën e brendshme të zemrës (e cila quhet endokarium). Endokarditi bakterial nuk është shumë i zakonshëm, por mund të ndodhë në rastet kur bakteriet nga pjesa tjetër e trupit hyjnë në qarkullimin tuaj të gjakut.

Endokarditi bakterial mund të jetë akut ose kronik. EB-ja akute shfaqet për një periudhë shumë të shkurtër kohore, dhe me po këtë shpejtësi edhe mund të përkeqsohet. Nëse nuk trajtohet me kohë mund të shkaktoj edhe rrezik për jetë. EB-ja kronike shkaktohet gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Mund të duhen javë apo edhe muaj për t’i vënë re simptomat e tij.

Endokarditi Bakterial

 

Simptomat e enokarditit bakterial

Shenjat e EB-se akute i ngjasojnë shumë atyre të një gripi të zakonshëm si ethet apo temperatura. Ndonjëhere mund të vërehen edhe rrahje të shpejtuara, të ngadalsuara apo të çrregullta të zemrës. Ndërsa simptomat e EB-se kronike janë plogështia dhe humbja e pashpjegueshme e peshës.

 

Çfarë e shkakton endokarditin bakterial?

Edhe pse endokarditi bakterial mund të zhvillohet te kushdo, një grup i njerëzve janë më të rrezikuar sesa të tjerë. Ky grup perfshinë njerëzit të cilët:

  • Janë të diagnostifikuar me probleme të valvave të zemrës
  • Kanë defekte, apo ‘murmerim’ në zemër
  • Kanë pasur intervenim kirurgjik në valvë në të kaluarën
  • Kanë valvë artificiale të zemrës
  • Kanë transplant të zemrës
  • Kanë përdorur droga në mënyrë intravenoze
  • Janë ballafaquar me endokardtin edhe në të kaluarën

Nëse ju bini në njërën nga këto kategori, bisedoni me mjekun tuaj për gjasat që kjo sëmundje ka për t’iu prekur. Përmirësimet dentare si pastrami i dhëmbeve, apo procedura mjekësore si ekzaminimi i zorrës së trashë, mund t’i shtojnë gjasat që bakteriet të futen në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Si diagnostifikohet endokarditi bakterial?

Mjeku juaj mund të dyshoj se ju jeni prekur nga endokarditi bakterial në bazë të simptomava tuaja si dhe në bazë të historikut tuaj mjekësor. Megjithatë ata duhet të bëjnë analaiza në mënyrë që të arrijnë në një diagnozë të saktë. Këto analiza përfshijnë analizat e gjakut dhe ekokardiografinë (ndryshe e njohur si eko). Ekografia e ekzaminon zemrën tuaj me anë të ultrazërit.

 

A mund të parandalohet enokarditi?

Endokarditi jo gjithmonë është i parandalueshëm. Megjithatë, ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse ndjeheni se jeni në rrezik për tu prekur nga kjo sëmundje. Në rastet kur ju duhet të bëni ndonjë ndërhyrje dentare apo procedurë tjetër mjekësore, mjeku mund të iu rekomandoj përdorimin e antibiotikëve paraprakisht në mënyre që të parandaloni marrjen e endokarditit bakterial. Kjo masë parandaluese mund t’i ndaloj bakteriet që të futen në qarkullimin tuaj të gjakut.

Trajtimi për endorkarditin bakterial

Antibiotiket janë ilaçi kryesor për të trajtuar endokarditin bakterial. Ato zakonisht ipen në mënyrë intravenoze (me anë të infuzioneve) në spital. Mund tu ipet mundësia që ta vazhdoni mjekimin e kësaj sëmundjeje edhe nga shtëpia. Raste të rënda të endokarditit bakterial mund të kërkojnë edhe ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Të jetosh me Endokarditin Bakterial

Një efekt anësorë i endokarditit bakterial është edhe mundësia e pësimit të infarktit Kjo ndodhë kur zemra ka veshtirsi të pompoj gjak. Mund të ndodhin edhe komplikime të tjera, si dëmtimi i muskujve të zemrës, mpiksja e gjakut, dhe rrahjet e çrregulluara të zemrës. Nese endokarditi bakterial nuk mjekohet, mund të çoj deri në vdekje.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A jam në rrezik nga endokarditi bakterial?
  • Si mund të sigurohem se dentist im, si dhe personeli tjetër mjekësor janë të informuar për rrezikshmerine time ndaj EB-së?
  • A duhet të përdorë antibiotik? Nëse po, për sa kohë duhet të vazhdoj trajtimi?
  • A mund të shkaktojnë ndonjë efekt antibiotikët kur përzihen me ilaçe të tjera të cilat i përdori unë?
  • A i rritë endokarditit bakterial gjasat e mija që të zhvilloj ndonjë sëmundje tjetër?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com