Lart

Hiperkoagulimi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Hiperkoagulimi është emri për mpiksje të tepërt të gjakut. Kur ju preheni, trupi juaj formon një masë të trashur të indit të gjakut. E quajtur mpiksje e gjakut, kjo masë e ndalon gjakderdhjen. Proteinat në gjakun tuaj ndihmojnë në formimin e  mpiksjes. Ky proces quhet koagulim. Koagulimi ndihmon kur ju jeni të lënduar sepse e ngadalëson humbjen e gjakut.

Disa herë trupi juaj formon mpiksje kur nuk do të duhej. Mpiksja formohet përderisa gjaku është duke lëvizur nëpër trupin tuaj. Kjo tendencë e gjakut për tu mpiksur kaq shumë quhet hiperkoagulim. Mund të jetë shumë i rrezikshëm. Mpiksjet e gjakut mund të krijohen në organe vitale ose të udhëtojnë drejt tyre, duke përfshirë zemrën dhe trurin. Kjo mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore, madje edhe vdekje.

Hiperkoagulimi

Simptomat e hiperkoagulimit

Simptomat që ju mund t’i përjetoni varen nga vendi kur mpiksja krijohet ose kur udhëton.

Në zemër ose mushkëri, një mpiksje mund të shkaktojë sulm në zemër ose embolizë pulmonare (mpiksje në mushkëri). Simptomat mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të gjoksit
  • Gulçim
  • Shqetësim në pjesën e sipërme të trupit, duke përfshirë gjoksin, shpinën, qafën ose krahët.

Në tru, mpiksjet e gjakut mund të shaktojnë sulm. Simptomat mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të kokës
  • Ndryshime në të folur
  • Marramendje
  • Paralizim në një ose dy pjesët e trupit

Në pjesën e poshtme të trupit, një mpiksje mund të shkaktojë trombozë të thellë venoze ose sëmundje arteriale perferike. Simptomat përfshijnë dhimbje, skuqje, ngrohtësi, dhe ënjtje në pjesën e poshtme të këmbës.

 

Çfarë shkakton hiperkoagulimin?

Disa njerëz janë të lindur me një tendencë të zhvillimit të mpiksjeve. Kjo tendencë është e trashiguar (që do të thotë se bartet në familje). Ata mund të mos kenë proteina të mjaftueshme për të ndaluar gjakun nga mpiksjet e tepërta. Ose këto proteina mund të mos jenë duke bërë punën e tyre siç duhet.

Situata të caktuara ose faktorë rreziku mund ta bëjnë më të mundëshme mpiksjen e tepërt të gjakut tuaj. Këto situata përfshijnë:

  • Qëndrimi ulur në një aeroplan ose makinë për një kohë të gjatë
  • Pushimi i zgjatur në shtrat (disa ditë ose javë për një kohë), si pas një operacioni ose gjatë qëndrimeve spitalore të gjata
  • Kirurgjia (që mund ta zvogëlojë qarkullimin e gjakut)
  • Kanceri (Disa lloje të kancereve rrisin proteinat që mpiksin gjakun tuaj).Shtatëzania (që rritë presionin në legenin dhe këmbët tuaja dhe mund të shkaktojë formimin e mpiksjeve të gjakut)
  • Përdorimi i pilulave kontraceptive ose pranimi i terpaisë së zëvendësimit të hormoneve (që mund ta zvogëlojë qarkullimin e gjakut)
  • Duhani

Përveç këtyre, ju mund të jeni në rrezik të hiperkoagulimit nëse:

  • Keni të afërm me mpiksje anormale ose të tepërt
  • Keni pasur një mpiksje anormale në një moshë të re
  • Keni pasur mpiksje kur keni qenë shtatëzanë, kur keni përdorur pilula contraceptive, ose kur keni qenë duke u tajtuar me terapi të zëvendësimit të hormoneve.
  • Keni pasur abortime të shumta të pashpjegueshme

Si diagnostikohet hiperkoagulimi?

Në qoftëse mjeku juaj dyshon se ju keni hiperkoagulim, ai ose ajo do të bëjë një ekzaminim fizik. Ata do t’iu pyesin për historinë tuaj familjare për të pare në qoftëse dikush tjetër ka pasur problem me koagulim. Ata mund të porositin teste gjaku për të kontrolluar proteinat dhe nivelin e pllakëzave në gjakun tuaj.

 

A mund të parandalohet ose shmanget hiperkoagulimi?

Nuk ka asgjë që mund të bëni për ta parandaluar hiperkoagulimin në qoftëse është i trashëguar. Për ta zvogëluar rrezikun tuaj në zhvillimin e mpiksjeve të gjakut, ju mund të:

  • Ndaloni duhanin
  • Mbani një peshë të shëndetëshme
  • Shmangiuni ilaçeve që përmbajnë hormonin femëror estrogjen (si pilulat kontraceptive)
  • Qëndroni aktiv gjatë udhëtimeve të gjata me makinë ose aeroplan për ta mbajtur gjakun tuaj në qarkullim.
  • Trajtoni sëmundjet që mund të shpien në mpiksje të tepërta, siç është diabeti.

 

Trajtimi i hiperkoagulimit

Hiperkoagulimi zakonisht trajtohet me ilaçe. Disa njerëz kanë nevojë të marrin ilaçe vetëm kur janë në një situatë që e bën më të mundshme formimin e mpiksjeve. Kjo mund të jetë kur ata janë në spital, duke e marrë veten nga një operacion. Mund të jetë kur ata janë në një makinë ose aeroplan për një kohë të gjatë, ose kur janë shtatzënë. Njerëz të tjerë duhet të marrin ilaçe në vazhdimësi për pjesën tjetër të jetës së tyre. Mjeku juat do të vendosë se çfarë trajtimi është i duhur për ju.

 

Cilat ilaçe përdoren për trajtimin e hiperkoagulimit?

Shumica e  pacientëve me hiperkoagulim trajtohen me ilaçe të quajtura antikoagulantë. Këta janë të njohur edhe si hollues gjaku. Ata e bëjnë më të vështirë mpiksjen e gjakut. Gjithashtu e ndalojnë rritjen e mpiksjeve ekzistuese. Shembujt përfshijnë heparin, warfarin, dabigatran, apixaban dhe rivoraxaban.

 

A kanë efekte anësore këto ilaçe?

Disa antikoagulantë kanë efekte anësore. Disa mund t’ju shkaktojnë gjakderdhje më të lehtë. Në qoftëse preni veten, ju mund të vëreni se gjakut merr më shumë kohë se zakonisht të mpikset. Ju gjithashtu mund të nxiheni më lehtë nga lëndimet. Thirreni mjekun tuaj nëse keni ndonjë gjakderdhje të pazakontë ose të rëndë.

Në qoftëse mejku juaj përshkruan antikoagulantë, ju duhet të:

  • Ndjekni instruksionet e tij ose të saj me shumë kujdes
  • Bëni teste gjaku rregullisht nëse merrni heparin ose warfarin. Kjo do t’iu tregojë sa mire është duke punuar ilaçi
  • Mos merrni aspirin gjatë kohës kur jeni duke marrë anticoagulant, përveç nëse mjeku juaj ju thotë të merrni. Aspirina gjithashtu mund të hollojë gjakun tuaj.
  • Tregoni çfarëdo mjeku tjetër që jeni duke vizituar se ju jeni duke marrë antikoagulant.
  • Tregoni mjekut tuaj menjëherë nëse jeni shtatëzënë ose në qoftëse mbeteni shtatëzënë. Disa anticoagulant mund të shkaktojnë defekte të lindjes.
  • Kontrolloni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç tjetër ose suplement. Kjo  përfshin ilaçe me recetë, pa recetë, vitamin ose suplemente bimore. Disa nga këto ilaçe mund të forcojnë ose dobësojnë antikoagulantët tuaj.
  • Diskutoni dietën me mjekun tuaj nëse ju merrni warfarin. Ushqimet me shumë vitamin K mund ta zvogëlojnë efeikasitetin e tyre. Këto ushqime përfshijnë: perime të gjelbra gjethore, peshqi, lentil, kokërra soje dhe disa vajëra të perimeve.
  • Tregoni familjes suaj se ju merrni ilaçe antikoaguluese. Mbani një ID kartelë medikale emergjente me ju gjatë çdo kohe.

Të jetosh me hiperkoagulim

Hiperkoagulimi mund të jetë shumë i rrezikshëm. Një mpiksje brenda një ene gjaku mund të udhëtojë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të mbes në një organ vital të organizmit. Një mpiksje që mbetet në mushkëritë tuaja (embolizëm pulmonar) mund të shkaktojë sulm në tru.

Një mpiksje në enën e gjakut në zemër mund të shkaktojë sulm në zemër. Mpiksjet e gjakut mund t’iu shkaktojnë disa grave aborte. Të gjitha këto gjendje mund të jenë kërcenuese për jetën. Prandaj është shumë e rëndësishme që hiperkoagulimi ose mpiksjet anormale të trajtohen menëherë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Babai im ka pasur problem me hiperkoagulim. A jam edhe unë në rrezik?
  • Cilat janë simptomat e hiperkoagulimit?
  • A është hiperkoagulimi i rrezikshëm? A jam në rrezik të një sulmi në tru?
  • A mund të trajtohet ose shërohet hiperkoagulimi?
  • Çfarë mund të bëjë për të trajtuar mpiksjet e gjakut?
  • Cilat janë efektet anësore të ilaçeve që përdoren për të trajtuar hiperkoagulimin?

 

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com