Lart

Rreziku pas infarktit

Sipas mjekëve, një ifarkt në zemër, jo në pak raste çon në komplikime të vazhdueshme për shëndetin e pacientit.

Një defekt i septumit intraventricular (DIV) pas infarktit të miokardit nuk ndodh shumë shpesh tek pacientët.

Por nëse ky ndodh, atëherë duhen të ndiqen me një terapi kirurgjikale intensive, për shkak të vdekshmërisë së lartë që paraqesin.

Simptomat përfshijnë vështirësi në frymëmarrje (dispnea), lodhje, djersitje, mavijosje në fytyrë dhe buzë, si dhe rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës. Sipas statistikave 1-2 % e të gjitha rasteve të vdekjes pas një infarkti të miokardit i adresohen DIV-t.

DIV zakonisht paraqitet në dy javët e para pas infarktit, por në shumicën e rasteve ditën e dytë ose të tretë pas infarktit. Siç u tha edhe më lart, 1-2 % e pacientëve që pësojnë një infarkt janë të rrezikuar të pësojnë edhe një

DIV.

Diagnostikimi dhe terapia

Diagnostikimi bëhet me anë të ekzaminimit të zemrës me stetoskop, ku dëgjojmë një zhurmë të madhe në sistolë (kontraktimi i zemrës), me anë të ekosonografisë kardiake, ku vërejmë një qarkullim të gjakut majtas – djathtas (shunt), ose me anë të koronarografisë, me anë të së cilës mundemi të realizojmë edhe matjet e presioneve në zemër. Sipas vendodhjes, DIV mund të jetë anterior apo posterior dhe kjo është e një rëndësie të veçantë për kirurgun, pra për teknikën operative që do të përdorë gjatë ndërhyrjes.

Terapia është gjithmonë në varësi të DIV. Së pari, preferohet terapia konservative gjithmonë nëse gjendja hemodinamike dhe klinike e pacientit e mundëson një gjë të tillë.

Trajtimi

Opsioni i parë dhe efektiv tek DIV është kirurgjia. Gjithmonë në varësi të gjendjes klinike të pacientit bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale. Preferohet që ndërhyrja të bëhet pas disa ditësh apo edhe pas një jave. Arsyet kanë të bëjnë me rikuperimin e muskulit të ventrikulit dhe të septumit pas infarktit.

Kjo do të thotë që qepjet që bën kirurgu janë më të qëndrueshme pasi të kenë kaluar disa ditë nga diagnostikimi dhe paraqitja e DIV. Pra, ndërhyrja kirurgjikale në stadin fillestar të DIV mbart me vete një rrezikshmëri më të lartë për pacientin. Por gjithmonë flasim për rastet kur pacienti është stabël dhe nuk ka çrregullime të mëdha hemodinamike, pra jo në gjendje kritike për jetën. Në rastet e urgjencave pacienti me gjithë rrezikshmërinë e lartë duhet sa më parë të operohet.

Teknika operative ka të bëjë me ndërhyrjen në muskulin ventrikular të dëmtuar nga infarkti dhe mbylljes së DIV në mënyrë direkte, (kjo varet nga madhësia e DIV) ose me anë të pajisje të ashtuquajturi Patch, që shërben në funksion të ndërhyrjeve të tilla.

Si përfundim ekzaminimet e rregullta, së paku dy herë në vit të kardiologu janë të domosdoshme te çdo person mbi moshën 50 vjeçare. Vetëm në këtë mënyrë mundemi të bëjmë diagnostikimin, parandalimin e avancimit në kohë të sëmundjeve të zemrës.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com