Sëmundja Koronare e Zemrës
Përmbajtja
Sëmundja koronare e zemrës (SKZ) nganjëherë quhet sëmundja e arterieve koronare (SAK). Është lloji më i zakonshëm i sëmundjeve të zemrës. SKZ ndodh në arteriet koronare, ose enë të gjakut. Këto arterie transportojnë gjakun dhe oksigjenin në zemër.
Simptomat e sëmundjes koronare të zemrës
Është e mundur të keni SKZ, por të mos keni simptomat. Zakonisht kjo ndodh në fazat e hershme. Simptomat mund të jenë të ndryshme në meshkuj dhe femra.
Simptomat kryesore të SKZ janë dhimbjet e gjoksit ose parehatia, e njohur si angjinë. Kjo ndodh kur zemra ka mungesë të gjakut ose oksigjenit. Angjina mund të jetë e qëndrueshme ose e paqëndrueshme. Angjina e qëndrueshme shfaqet vetëm gjatë aktivitetit ose stresit. Angjina e paqëndrushme mund të shfaqet gjatë çdo kohe dhe është më e rrezikshme. Dhimbjet e gjoksit mund të përshkruhen si ngushtime dhe/ose rëndime. Disa njerëz e përshkruajnë si ndjenjë shtrëngimi. Dhimbja mund të përhapet në krahë, qafë, stomak, shpinë ose nofull.
Gulçimi është një tjetër simptomë e zakonshme e sëmundjes koronare të zemrës. Gjithashtu mund të ndiheni të lodhur ose të dobët. Flisni me mjekun tuaj për mënyrën se si mund të parandaloni dhe zbuloni SKZ.
Thërrisni ambulancën nëse keni ndonjë nga simptomat në vazhdim, pasi që kjo do të thotë se jeni duke pasur sulm ose dështim të zemrës:
- Angjina e vazhdueshme ose dhimbje gjoksi që ndryshon.
- Gulçim.
- Marramendje.
- Të përziera dhe/ose vjellje.
- Lodhje ose dobësi.
- Djersitje (me ethe ose dridhje).
- Ënjtje në këmbë, kyçin e kënbës, shputë, bark ose në venat e qafës.
- Mprije, veçanërisht në duar dhe gjoks.
Çfarë shkakton sëmundjen koronare të zemrës?
Sëmundja koronare e zemrës zhvillohet përgjatë kohës. Ndodh kur arteriet ngushtohen ose bllokohen. Stema, e përbërë nga substanca të yndyrëshme, krijohet në arterie. Stema mund të formohet gradualisht dhe të forcohet, duke krijuar një zonë të ngushtë dhe të bllokuar. Kjo e vështirëson transportimin e gjakut dhe oksigjenit deri në zemër dhe streson zemrën, venat dhe tërë trupin. Nëse stema shpërthen, mund të krijojë mpiksje të gjakut dhe të shkaktojë sulm në zemër. Nëse truri juaj gjithashtu ka mungesë oksigjeni mund të keni sulm në tru.
Si diagnostikohet sëmundja koronare e zemrës?
Mjeku juaj mund t’iu ndihmojë të përcaktoni nëse jeni në rrezik të SKZ. Ata do të kontrollojnë nivelet e kolesterolit dhe tensionin e gjakut. Ata gjithashtu do të dëshirojnë të dinë për mënyrën e jetesës suaj dhe historinë familjare.
Nëse keni simptoma, vizitoni mjekun menjëherë. Mjeku juaj do të kryejë teste për të diagnostikuar SKZ.
- Elektrokardiogram (ECG ose EKG) për të matur ritmin, shpejtësinë dhe ekuilibërin e rrahjeve të zemrës
- Ekokardiogram (ECG) për të marrë një imazh të zemrës suaj përmes ultrazërit.
- Rëntgen për të marrë një imazh të zemrës dhe gjoksit duke përdorur rrezatimin.
- Test stresi i stërvitjeve për të kontrolluar zemrën gjatë aktivitetit.
- Angjiogram koronar për të kontrolluar qarkullimin dhe bllokimet në arterie. Ky testim përdorë ngjyrë të injektuar për të bërë fotografim me rreze X dhe për të monitoruar qarkullimin e gjakut.
- Kateterizimi kardiak për të kontrolluar qarkullimin dhe bllokimet në arterie. Një katetër (gyp i hollë) futet në arterie përmes ijëve, krahëve ose qafës.
- Skanimi tomografik kardiak i kompjuterizuar (CT) për të marrë një imazh të zemrës dhe arterieve. Ky testim përdorë rrezatimin dhe ngjyrë kontrast.
A mund të parandalohet ose shmanget sëmundja koronare e zemrës?
Ka faktorë rreziku që rrisin mundësinë e të pasurit SKZ. Disa nga këta faktorë mund t’i parandaloni, duke përfshirë:
- Mbipesha ose obeziteti. Mjeku juaj mund t’iu ndihmojë të matni indeksin e masës trupore (BMI). Ju do të duhej të balanconi sasinë e kalorive që merrni dhe largoni.
- Pasiviteti. Të rriturit duhet të bëjnë ushtrime të moderuar të paktën 150 minuta në javë. Kjo përfshinë ecjen, biçiklizmin, ose notimin. Numri duhet të rritet nëse keni nevojë të humbni peshë. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të ushtrojnë të paktën 60 minuta në ditë.
- Dieta e varfër. Kjo luan rol në peshë, nivelin e kolesterolit, dhe në shëndetin e përgjithshëm. Mësoni se sa kalori duhet të konsumoni në ditë. Pastaj sigurohuni të hani ushqime me vlera të larta ushqyese, si pemët, perimet, drithërat, produkte të qumështit me nivel të ulët të yndyrës, shpendët, peshqit. Limitoni konsumimin e yndyrës, kripës, sheqerit dhe mishit të kuq.
- Duhani dhe alkooli. Këto shprehi jo të shëndetëshme ndikojnë në nivelin tuaj të oksigjenit, pasi që mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe të shtrëngojnë rrugët e frymëmarrjes. Gratë nuk duhet të pinë më shumë se një pije në ditë, ndërsa burrat jo më shumë se dy pije. Flisni me mjekun nëse keni nevojë për ndihmë për ta lënë alkoolin ose duhanin.
Faktorë tjerë rreziku që mund t’i menaxhoni ose trajtoni përfshijnë:
- Niveli i lartë i kolesterolit. Kolesteroli është substancë që krijon stemë. Janë dy lloje të kolesterolit: Lipoproteina me dendësi të ulët (LDU) që janë të dëmshme dhe lipoproteina me dendësi të lartë (LDL) që janë të dobishme. Ju do të duhej të keni nivel të ulët të LDU dhe nivel të lartë të LDL. Mund t’i kontrolloni këto nivele me ilaçe dhe jetesë të shëndetëshme.
- Tensioni i lartë i gjakut. Për shumicën e njerëzve, tensioni i gjakut është i lartë kur është 140/90 ose më lartë. Mosha dhe disa gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në nivelin normal të tensionit të gjakut. Ju mund të kontrolloni tensionin e gjakut me ilaçe. Jetesa e shëndetëshme dhe reduktimi i stresit gjithashtu ndihmojnë.
- Disa gjendje shëndetësore, si diabeti ose preeklampsia.
Faktorë të mëdhenjë rreziku që nuk mund t’i shmangni përfshijnë:
- Mosha. Stema vazhdon të krijohet me moshë. Rreziku i SKZ rritet për burrat duke filluar nga mosha 45 vjeçare, ndërsa për gratë nga mosha 55 vjeçare.
- Gjinia dhe raca. Burrat janë në rrezik më të lartë se gratë. Afrikano-amerikanët kanë më shumë gjasa të kenë SKZ se racat tjera.
- Historia familjare.
Flisni me mjekun tuaj për rekomandime specifike pasi që mund të ndryshojnë në bazë të individit.
Trajtimi i sëmundjes koronare të zemrës
Shumë gjëra mund të ndikojnë në trajtimin për SKZ, duke përfshirë moshën, shëndetin, shkallën e SKZ dhe gjendje tjera.
Ju mund të jeni në gjendje të monitoroni rastet e lehta ose të herëshme të sëmundjes koronare të zemrës. Opsione trajtimi më pak invazive janë:
- Marrja e ilaçeve për t’i lehtësuar simptomat dhe reduktuar faktorët e rrezikut.
- Ushqimi i shëndetshëm
- Humbja e peshës
- Të qenit më aktiv
- Ndëprerja e duhanit
- Reduktimi i stresit
Ju mund të keni nevojë për kirurgji për të trajtuar sëmundjen e zemrës.
- Bypass– i arterieve koronare: Kirurgu do të ridrejtojë rrugën për në zemrën tuaj. Do të shkojë rreth zonave të bllokuara ose të nguhstuara. Rruga e re do të lejojë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit.
- Intervenimi perkutaneal koronar (IPK): Kirurgu do të insetojë dhe fryjë një tullumbace të vogël për t’i rregulluar enët e gjakut. Kjo do ta largojë stemën dhe do mundësojë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit. Kirurgët gjithashtu mund të kenë nevojë të zëvendësojnë një pjesë enëve të gjakut, duke përdorur inde nga një pjesë tjetër e trupit apo një stentë. Kjo është një pajisje mjekësore në formë gypi, që ndihmon në mbajtjen arterieve hapur.
Ka mënyra të ndryshme të kirurgjisë së zemrës. Mënyrat më pak invazive përfshijnë prerje të vogla në gjoks, ndërmjet brinjëve. Hapja e zemrës kërkon një prerje të madhe në gjoks për të hapur kafazin e krahërorit. Operacioni mund të bëhet kur zemra juaj punon vetë, ose kirurgu juaj mund të përdorë një makinë për bypass zemër-mushkëri për të pompuar zemrën.
Një lloj tjetër trajtimi është rehabilitimi kardiak. Mjeku juaj mund të përshkruajë këtë në vend të ose si shtesë e operacionit. Rehabilitimi kardiak fokusohet në edukim dhe ushtrime. Mund të përfshijë edhe këshillim për të ndihmuar përballimin e stresit dhe emocioneve.
Të jetosh me sëmundje koronare të zemrës
Zbulimi i sëmundjes koronare të zemrës herët mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimi të gjendjes. Nëse lihet pa trajtim, ju mund të keni sulm në zemër ose aritmi (rrahje jo të rregullta të zemrës). SKZ gjithashtu dëmton zemrën aq sa mund të çojë në vdekje. Diagnoza dhe trajtimi i duhur mund t’iu ndihmojnë për të ardhmen. Kjo i’u lejon ta përmirësoni me ndryshime në mënyrën e jetesë dhe ta menaxhoni me ilaçe ose kirurgji, që ka korniza të ndryshme kohore për rimëkëmbje.
Flisni me mjekun tuaj për rezultatet dhe qëllimet e juaja specifike. Ju me siguri do të keni nevojë për monitorim të vazhdueshëm me vizita mjekësore dhe testime. SKZ rrit rrezikun për sulm në zemër, prandaj sigurohuni që i dini shenjat paralajmëruese dhe kur duhet të thërrisni emergjencën.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Sa e rëndë është SKZ tek unë?
- Si mund të parandalojë përkeqësimin e sëmundjes?
- Si mund të di se jam duke pasur një sulm në zemër ose në tru?
- Nëse kam një sulm në zemër, a jam në rrezik për të pasur një tjetër?