Sëmundjet e Lindura të Zemrës
Përmbajtja
Sëmundjet e lindura të zemrës janë të pranishme te njerëzit qysh prej lindjes së tyre si foshnje. Kjo nënkupton se zemra e foshnjës gjatë zhvillimit ka pasur ndonjë defekt ose të metë. Sëmundja mund të jetë edhe fatale.
Sëmundjet e zemrës janë ndër defektet më të zakonshme që mund të ndodhin gjatë zhvillimit të embrionit. Ato mund të jenë të thjeshta ose komplekse. Ato përfshijnë:
- Defektet në valvulë të zemrës
- Zgavrat në zemër
- Defektet në dhomat e zemrës
- Abnormalitetet në muskulaturën e zemrës
Simptomat dhe tretmanet për këto sëmundje varen nga problemi që keni në zemër. Disa prej sëmundjeve të zemrës tregojnë simptoma që nga fillimi. Mirëpo, në disa raste simptomat fillojnë të paraqiten më vonë kur fëmija fillon të rritet. Nganjëherë nuk ka fare simptoma. Shumica e foshnjeve që lindin me sëmundje të zemrës jetojnë një jetë normale dhe të shëndetshme.
Simptomat e sëmundjeve të lindura të zemrës
Simptomat e sëmundjeve të zemrës dallojnë varësisht nga lloji i sëmundjes. Shumica e njerëzve nuk kanë fare simptoma.
Tek foshnjet, sëmundjet e lindura të zemrës mund të paraqesin këto simptoma:
- Pengesë në frymëmarrje
- Lëkurë dhe buzë të maviosura
- Plogështi
- Shushurima të çuditshmetë zemrës (kur mjeku ndëgjon rrahjet e zemrës)
Tek fëmijët dhe të rriturit, sëmundjet e lindura të zemrës paraqesin këto simptoma:
- Shushurimë të zemrës
- Frymëmarrje të rëndë
- Lodhje të shpejtë gjatë aktiviteteve fizike
Çfarë i shkakton sëmundjet e lindura të zemrës?
Mjekët akoma nuk kanë njohuri se pse ndodhin sëmundjet e lindura të zemrës. Disa nga rreziqet për sëmundje të zemrës përfshijnë:
- Historikun familjarë. Rreziku për sëmundje të zemrës është më i madh nëse prindërit tuaj gjithashtu vuajnë nga këto lloje të sëmundjeve.
- Çrregullimet gjenetike. Çrregullimet gjenetike si Sindroma Daun rrisin rrezikun e sëmundjeve të lindura të zemrës.
- Infeksionet. Infeksionet e rëndomta gjatë shtatzanisë mund të paraqesin rrezik më të madhë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës për foshnjen tuaj.
Disa medikamente, kimikale dhe lloje te alkoolit kontribojnë mjaft shumë në problemet me zemër. Probleme në zemër gjithashtu janë parë edhe te foshnjet, nënat e të cilëve kanë diabet dhe nuk kontrollojnë sheqerin në gjak gjatë shtatzanisë.
Si diagnostifikohen sëmundjet e lindura të zemrës?
Problemet e rënda të zemrës zakonisht diagnostifikohen gjatë shtatzanisë. Kjo mund të bëhet me anën e analizave me ultrazë ose pas lindjes së foshnjes. Problemet jo aq të rënda të zemrës nuk dallohen lehtë derisa fëmija të rritet. Analizat e ndryshme mund të indentifikojnë problemin që foshnja juaj mund ta ketë. Disa nga këto analiza janë :
- ECG ose EKG (elektrokardiogrami). Ky lloj i analizës inqizon aktivitetin elektrik të zemrës.
- Matja e pulsit me oksimetër. Kjo tregon sa oksigjen ndodhet në gjakun e foshnjes.
- Ekokardiogrami. Kjo analizë jep një imazh të zemrës së foshnjës me anë të ultrazërit.
- Testet me rreze X. Kjo tregon se si po zhvillohet zemra dhe nëse mushkëritë e foshnjes kanë mjaftueshëm fluide në to.
- Kateterizimi kardiak. Ky lloj i analizave përdor ngjyrë në zemër në mënyrë që mjeku të mund të identifikoj më lehtë problemin në zemër.
- MRI kardiovaskulare. Kjo është metoda më e mirë për të identifikuar problemet e zemrës tek adoleshentët dhe të rriturit për shkak të imazhit më të qartë qe jep ajo.
A mund të parandalohen sëmundjet e lindura të zemrës ?
Në shumicën e rasteve nuk ka diçka që mund të bëni për parandalimin e sëmundjeve të lindura të zemrës, mirëpo për zvogëlimin e rrezikut ju mund të ndiqni këto këshilla:
- Tregoni mjekut tuaj që jeni shtatëzënë para se të përdorni ndonjë medikament.
- Pyesni mjekun rreth llojeve të substancave që mund të ju lëndojnë juve dhe foshnjën tuaj.
- Nëse vuani nga diabeti, kontrolloni kujdesshëm sheqerin në gjak.
- Bëni analizat në gjak në mënyrë që të mënjanoni infeksionet.
Trajtimi i sëmundjeve të lindura të zemrës
Sëmundjet e zemrës trajtohen varësisht nga problemet që ato shfaqin. Disa persona nuk kanë nevojë fare për trajtim. Kurse problemet tjera mund të përfshijnë trajtimin me ilaçe, procedura dhe operacione kirugjike. Mjeku do ju njoftoj rreth trajtimeve që mund të zgjidhni për vete apo dhe foshnjen tuaj.
Shumë foshnje me sëmundje të zemrës kanë nevoj për ilaçe që e ndihmojnë zemrën e tyre të forcohet dhe ilaçe që parandalojnë problemet e tjera vijuese. Marrja e ilaçeve në bazë të udhëzimit të mjekut është shumë e rëndësishme.
Disa prej problemeve të zemrës kanë nevojë për operacione kirurgjike që të shërohen. Kurse disa prej problemeve në zemër mund të shërohen menjëherë pas lindjes së foshnjës. Probleme të tjera mund të shfaqen kur fëmija rritet. Nganjëherë riparimi i një defekti në zemër kërkon më shumë se një operacion kirurgjik. Pas operacionit foshnja juaj duhet të qëndrojë për disa ditë nën kujdesin intensiv neonatal. Pas operacionit fëmijët ju kthehen jetëve të tyrë normale.
Të jetosh me sëmundjet e lindura në zemër
Foshnjet me sëmundje të zemrës mund të lodhen shpejtë gjatë pirjes së qumështit. Provoni të ushqeni foshnjën tuaj me sasi më të vogël të qumështit në fillim. Pastaj filloni të ushqeni foshnjen më shpesh. Foshnjet me sëmundje të zemrës kanë nevojë për më shumë ushqim për shkak se një zemër me defekt duhet të punoj më shumë. Kjo bënë që foshnja juaj të humbas më shumë kalori.
A ka mundësi që sëmundjet e lindura të zemrës të paraqesin probleme tjera në të ardhmen?
Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës janë në rrezik më të madh që të zhvillojnë probleme tjera me zemrën në të ardhmen, kjo përfshin:
- Endokarditin – infeksion i vulvave në zemër
- Hipertensionin pulmonar – rritja e tensionit të gjakut
- Aritmiën – rrahjet shumë të shpejta ose të ngadalëta të zemrës.
- Dështimin kongjestiv të zemrës – ndodh atëherë kur zemra nuk pompon gjak si duhet. Kjo rezulton në grumbullimin e fluideve në mushkëri dhe organizëm.
Megjithëse problemet në zemër mund të shërohen, fëmija juaj duhet të kontrollohet rregullisht për probleme tjera gjatë gjithë jetës.
Përballja me sëmundjen e zemrës së fëmijës tuaj
Kujdesja e një foshnjeje me sëmundje të zemrës mund të jetë e lodhshme dhe stresuese. Kërkoni ndihmën e prindërve të tjerë që përballen me të njëjtin problem. Konsideroni edhe vizitat te psikologu pasi që ata mund të ju ndihmojnë në eliminimin e stresit, ankthit dhe depresionit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Cili është shkaktari i sëmundjeve të zemrës tek fëmija im?
- Çfarë lloji të sëmundjes së zemrës ka fëmija im?
- Çfarë trajtimi kërkohet?
- Cilat janë rreziqet e operacionit kirurgjik?
- Sa kohë zgjatë rikuperimi nga kjo sëmundje?
- Cilat janë shenjat e para që mund të paraqiten nëse gjendja e fëmijës tim përkeqësohet?
- A është fëmija im në rrezik të ndonjë problemi afatgjatë shëndetsorë?