Shenjat Paralajmëruese të Sulmit në Zemër
Nuk është vetëm dhimbja shtypëse në gjoks ajo që duhet shikuar.
Një djalë ecë rrugës, duke u ndjerë normal – kur papritur e shtrëngon gjoksin dhe rrëzohet në tokë. Kështu përshkruhet sulmi në zemër në filma, por nuk shkon gjithmonë kështu në jetën e përditshme.
Edhe pse sulmet e zemrës mund të ndodhin pa paralajmërim, ai skenar është shumë më i rrallë sesa mendoni. Sulmi në zemër zakonisht vjen me shenja paralajmëruese.
Mendoni pak: Nëse keni përjetuar dhimbje të mëdha të gjoksit sipas të githa gjasave keni shkuar për t’u kontrolluar. Por është e lehtë të mos i merrni parasysh simptomat më të lehta të sëmundjeve të zemrës.
Nëse nuk i injoroni simptomat jo të zakonshme, mund ta parandaloni sulmin në zemër para se të ndodh dhe ta shpëtoni jetën tuaj.
Shenjë e problemeve në zemër: Jeni fiziksht i rraskapitur
Nëse rutinat tuaja të përditshme papritur ju duken të vështira – ose je shumë i lodhur për të kryer detyra normale në përgjithësi, është koha të vizitosh mjekun.
Ndjenja e lodhjes është sinjal i dobësimit të barkushes së majtë të zemrës, muskuli kryesor i përgjegjshëm për pompim të gjakut nga zemra në tërë trupin Nëse ndalon se punuari, zemra nuk ka mundësi të pompojë gjak si duhet, duke rezultuar në sulm në zemër.
Nëse barkushja e majtë nuk është duke pompuar si duhet, zemra nuk mund të qarkullojë mjaftueshëm gjak në tërë trupin apo të mbushet me gjak të ri mes rrahjeve. Trupi largon gjakun nga muskujt dhe e dërgon në organe më vitale si zemra dhe truri. Kjo do t’iu lë të rraskapitur—madje edhe pas një gjumi të mirë, pasi që indet nuk janë duke marr gjak të oksigjenuar dhe të freskët.
Shenjë e problemeve në zemër: Ju dobësohet ereksioni
Ereksionet ndodhin kur më shumë gjak shkon në penis, duke e bërë të drejtë dhe të fortë. Por nëse enët e gjakut dëmtohen, gjaku qarkullon më me vështirësi, që do të thotë se do të keni ereksione më pak. Ky është shkaku kryesor i çrregullimit erektil.
Nëse dëmtohen enët e gjakut atje poshtë, ka mundësi se edhe zemra mund të jetë dëmtuar.
Shkak kryesor i dëmtimit të enëve të gjakut mund të jetë formimi i pllakës. Nëse ajo ndodh tek enët e gjakut në zemër, ju mund të jeni në rrezik nga sulmet në zemër.
Nëse keni problem të performancës vetëm një herë nuk është ndonjë problem i madh – mund të jetë për arsye të lodhjes apo stresit. Por nëse kjo përsëritet disa herë, mund të jetë shenjë për diçka më serioze.
Shenjë e problemeve në zemër: Keni ngërç në këmbë apo ije gjatë ecjes
Ngërçi apo një ndjesi e djegies në pulp të këmbës që ngadalë ngjitet në kofshë dhe ije mund të jetë një lajm i keq për ju. Është shenjë e zakonshme e sëmundjes së arterieve periferike – një zvogëlim i arterieve që limiton qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, stomak dhe kokë. Ndjenja e parehatisë shkaktohet kur nuk ka gjak të mjaftueshëm që qarkullon në këmbët tuaja
Kjo parahati mund të thotë se zemra është në rrezik nga probleme potenciale gjithashtu. PAD është përafërisht e njëjtë me sëmundjet e arterieve, ku një pllakë krijohett rreth enëve kryesore të gjakut tek zemra. Kështu që krijimi i pllakës kontribon në ngushtimin e arterieve në gjymtyrë, apo edhe tek arteriet afër zemrës.
Dhe ky krijim i pllakës mund të jetë rrezik i madh për sulm në zemër.
Shenjë e problemeve në zemër: Keni një problem serioz të gërhitjes
Nëse gërhitni si sharrë elektrike, zgjoheni duke gulçuar për oksigjen apo nëse ndiheni të lodhur edhe pse keni fjetur herët, këto mund të jenë shenja të apneas, një çrregullim i gjumit i njohur nga pauzat në frymëmarrje. Nëse lihet e patrajtuar, mund ta rrisë rrezikun e sulmit në zemër.
Këto pauza në frymëmarrje mund të stresojnë trupin në mënyrë serioze, duke e rritur presionin e gjakut, që shkakton të rrahura të çrregullta të zemrës, dhe duke e rritur rrezikun për sëmundje të zemrës. Dhe të gjitha ato gjëra mund ta rrisin rrezikun e sulmit në zemër.
Shenjë e problemeve në zemër: Ndiheni të sëmurë në stomak
Nganjëherë marramendja, mostretja apo një ndjenjë e “gromësitjes” që nuk largohet janë vetëm shenja të ndonjë problemi të barkut. Mirëpo mund të jenë edhe shenja të problemeve në zemër.
Nervat në traktin gastrointestinal gjenden afër me nervat që vijnë nga zemra. Si rezultat, një problem që mund të jetë në zemër nganjëherë mund të përkthehet si dhimbje e stomakut.
Mirëpo ka një mënyrë për të ditur se a është një dhimbje e stomakut diçka më serioze. Zakonisht marramendja e shkaktuar nga një sulm i pritshëm në zemër do të bëhet më keq me aktivitet fizik dhe lehtësohet me çlodhje.
Shenjë e problemeve në zemër: Ndiheni çuditërisht në ankth
Studimet tregojnë se femrat me ankth janë më të prirura të kanë reduktim të qarkullimit të gjakut në krahasim me femrat që nuk kanë ankth. Edhe pse nuk është treguar se e njëjta ndodh edhe te meshkujt, është e rëndësishme të konsideroni lidhjen mes ankthit dhe rrezikut për sulm në zemër.
Kjo ndodh për shkak se shumë simptoma të ankthit- si dhimbja e gjoksit, vështirësia në frymëmarrje, dhe rrahjet e shpejta të zemrës – janë gjithashtu shenja të sulmit në zemër, e më specifikisht nëse nuk jeni në një situatë stresuese dhe i keni këto lloj simptomash. Me fjalë të tjera, sipas të gjitha gjasave ju nuk do të thërrisni ndihmën e shpejtë nëse jeni mësuar me të rrahura të shpejtuara të zemrës.
Ankthi mund të vendosë më shumë peshë në zemër. Kjo ndodh për shkak se kur ndiheni në ankth enët e gjakut ngushtohen dhe gjaku i shpejton rrahjet e zemrës, që mund të shkaktojnë sulm në zemër.
Shenjë e problemeve në zemër: Ndiheni i fryrë
Fryrja është diçka e zakonshme – sidomos pasi keni ngënë ushqim shumë të kripur – por gjithashtu mund të shkaktohet nga dështimi i zemrës. Kjo ndodh për shkak se zemra është shumë e dobët për të pompuar gjak përgjatë trupit, që shkakton që lëngjet të mblidhen në pjesë të trupit, në përgjithësi do të vëreni fryrje në këmbë, kyçe, apo stomak. Madje mund të shtoni peshë papritur apo të vëreni se këpucat janë shumë të ngushta. Nëse papritur keni fryrje (e cila nuk largohet) duhet të vizitoni mjekun.
Çfarë duhet të bëjë nëse kam simptomat e sulmit në zemër
Për dallim nga dhimbja e madhe në gjoks, këto simptoma nuk garantojnë se zemra është në rrezik të mënjëhershëm. Por mund të tregojnë se rreziqet janë afër, kështu që është mirë të caktoni termin me mjekun sa më shpejt që të mundeni.
Nëse mjeku mendon se një sulm zemër është duke u afruar, ai do të rekomandojë EKG, një test që mat aktivitetin elektrik të zemrës dhe tregon nëse zemra është e dëmtuar. Gjithashtu mund të bëj një angiogram koronar, që i zbulon bllokimet në arterie.
Dhe nëse jeni duke pasur simptoma klasike të sulmit në zemër, telefononi ndihmën e shpejtë sa më shpejtë. Kjo përfshinë dhimbjen e gjoksit apo ngushtimin, vështirësitë në frymëmarrje, marramendje, djersë të ftohta apo parehati në krahë, qafë apo nofull.
Sigurisht, mënyra më e mirë për ta parandaluar sulmin në zemër është ta përmirsoni shëndetin në përgjithësi duke e zvogëluar presonin e lartë të gjakut, duke pasur peshë normale, dhe të ndaloni pirjen e duhanit.