fbpx
Lart

Shushurimat në Zemër

faqja probleme.me

Shushurimat e zemrës janë zhurmat abnormale që ndodhin ndërmjet rrahjeve të zemrës. Kur mjeku juaj ndëgjon rrahjet tuaja të zemrës me stetoskop, ai ndëgjon se çfarë zhurmash krijon gjaku juaj përderisa ai kalon nëpër zemër.

Shushurimat e zemrës janë zhurma të reja abnormale që gjaku krijon gjatë qarkullimit të tij. Shushurimat e zemrës mund të jenë sinjal i ndonjë problemi në zemër, mirëpo megjithatë ato mund të shkaktohen edhe nga ndonjë problem shumë i vogël dhe joshqetësues.

shushurimat ne zemerSimptomat e shushurimave të zemrës

Shushurimat e zemrës zakonisht janë simptoma të një sëmundjeje tjetër. Nëse faktori i shushurimave janë problemet me zemër, ju mund të keni dhe simptoma tjera si:

tactica seo kosovo
  • Ngecje në frymëmarrje
  • Marramendje ose plogështi
  • Lëkurë të mavijosur
  • Kollitje kronike


Çfarë i shkakton shushurimat e zemrës?

Shushurimat e zemrës kanë shumë faktorë. Shurshurimat të cilat janë vetëm zhurmë të qarkullimit normal të gjakut quhen të “parrezikshme” ose “funksionale”. Këto zhurma zakonisht dëgjohen më mirë te fëmijët për shkak se zemra e tyre  është shumë afër mureve të gjoksit. Këto shushurima zhduken me rritjen e fëmijës. Gratë shtatzëna gjithashtu përjetojnë shumë zhurma abnormale të gjakut për shkak se trupi krijon më shumë gjak se zakonisht gjatë shtatzanisë.

Shushurimat tjera të zemrës mund të shkaktohen edhe si pasojë e ndonjë sëmundje si:

  • Çrregullimet në murin ndarës të zemrës. Muret e zemrës ndodhen në pjesën e lartme dhe poshtme të saj, nganjëherë vrimat që ndodhen në këto mure mund të lejojnë qarkullimin e gjakut në to dhe kjo shkakton shushurima të reja të zemrës. 
  • Abnormalitet në valvul. Valvulat lejojnë qarkullimin e gjakut nga dhomëza në dhomëzat tjera në zemër. Nganjëhere valvulat mund të jenë shumë të trasha, të ngushta ose shumë të “liruara”. Këto abnormalitete mund të shkaktojnë shushurima gjatë qarkullimit të gjakut. 
  • Çrregullime me muskulin e zemrës. Muskuli i zemrës mund të jetë shumë i trashë ose shumë i dobët, kjo ndikon në aftësinë e zemrës të pompoj gjak dhe si pasojë e saj mund të krijohen zhurma abnormale. 

    Ju jeni në rrezik më të madh të zhvilloni shushurima në zemër nëse keni ndonjë të afërm që vuan nga sëmundjet e zemrës ose nga sëmundje tjera si, presioni i lartë i gjakut, hipertiroidizmi ose endokarditisi.Foshnja juaj  është në rrezik më të madh të ketë shushurima në zemër nëse ju keni përdorur alkool ose ilaçe të ndryshme gjatë shtatzanisë. Faktor tjetër është edhe mos kontrollimi i diabetit ose infeksionet në rubeolë.


Si diagnostikohen shushurimat e zemrës?

Zakonisht shushurimat në zemër dallohen më anën e dëgjimit të zemrës me stetoskop. Nëse mjeku juaj ndëgjon ndonjë shushurimë të zemrës ai do ekzaminoj se sa e zhurmshme  është shushurima, si dhe ku dhe kur po ndodh ajo.

Ai do të bëjë kontrollimin për të diagnostikuar nëse shushurima është e parrezikshme ose diçka më serioze.
Nëse mjeku juaj mendon se keni ndonjë problem në zemër, ai do iu udhëzoj të vizitoni te një kardiolog. Kardiologu është mjeku i cili merret me sëmundjet e zemrës.

Analizat që do duhet të bëni në vijim mund të përfshijnë shikimin e gjoksit me rreze X, elektrokardiogramin dhe ekokardiogramin. Këto teste do ndihmojnë në qartësimin e problemit që mund të keni me zemrën.


A mund të parandalohen shushurimat e zemrës?

Ju nuk mund të bëni asgjë për parandalimin e shushurimave të zemrës, mirëpo ju mund të parandaloni shushurimat e zemrës në fëmijën tuaj duke i mënjanuar ilaçet dhe alkoolin gjatë shtatzanisë.


Mjekimi i shushurimave në zemër

Mjekimi i shushurimave në zemër varet nga shkaktari i tyre. Shushurimat e parrezikshme të zemrës nuk kanë nevojë për mjekim, mirëpo nëse ndonjë sëmundje ose problem me zemrën është duke shkaktuar shushurimat tuaja atëherë mjekimi do të bëhet me anën e ilaçeve dhe në rastet më të rënda me anën e intervenimeve kirurgjike.

Çfarë do të thotë nëse fëmija juaj ka shushurimë të parrezikshme të zemrës?

Shushurimat e parrezikshme nuk ndikojnë sëmundje të zemrës. Nëse fëmija juaj ka ndonjë shushurimë të zemrës ai sërish mund të vrapoj, luaj dhe kërcej pa pasur nevojë të marr ndonjë ilaç ose përkujdesje të veçantë.


Jeta me shushurima në zemër

Nëse ju ose fëmija juaj keni shushurima të parrezikshme të zemrës, juve nuk do iu paraqitet asnjë problem gjatë jetës, këto shushurima nuk janë shenja të ndonjë problemi me zemrën mirëpo nëse keni shushurima të zemrës që shoqërohen me këto simptoma, kontrollohuni te mjeku:

  • Ju jeni gjithmonë të lodhur
  • Ju keni probleme me aktivitetet dhe ushtrimet fizike
  • Ju keni dhimbje në gjoks 

    Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga këto simptoma, thirrni mjekun:

  • Frymëmarrje të përshpejtuar
  • Probleme në të ushqyer
  • Problem në bërjen e aktivteve që janë normale për një fëmijë
  • Buzë të mavijosura

Këto janë shenja të ndonjë problemi më serioz me zemrën.


Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë lloji të shushurimave kam unë ose fëmija im?
  • A janë shushurimat paralajmërime të problemeve tjera shëndetsore?
  • A më duhet mua ose fëmijës tim të bëjmë analiza ose të vizitojmë kardiologun?
  • Si do të mjekohemi unë apo fëmija im?
  • A është e rrezikshme që fëmija im të luaj si të gjithë fëmijët e tjerë nëse ka shushurima të zemrës? 

 

faqja probleme.me
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]