Sindroma e Sinusit të Sëmurë
Sindroma e sinusit të sëmurë është emri për shumë gjendje shëndetësore ku nyja e sinusit nuk funksionon në mënyrë të duhur. Nyja e sinusit është një stimules kardiak në zemër që ndihmon zemrën të rrah në mënyrë të qëndrueshme. Këtë e bën duke dërguar një sinjal elektrik nga dhomat e sipërme (veshëzat) tek dhomat e poshtme (barkushet) të zemrës.
Kjo nyje mund t’i ngrisë të rrahurat e zemrës gjatë kohëve me kërkesa të larta, si për shembull gjatë ushtrimeve të ndryshme. Nëse je i prekur nga sëmundja e sinusit të sëmurë, ritmi i të rrahurave të zemrës mund të jetë më i shpejtë apo më i ngadaltë se që do të duhej të ishte.
Përafërsisht 1 në 600 njerzëz me probleme të zemrës e kanë sindromën e sinusit të sëmurë. Zakonisht shfaqet tek personat e moshës 70 vjeçare. Te femrat kjo sëmundje shfaqet pothuajse aq shpesh sa edhe tek meshkujt.
Cilat janë simptomat e sindromit të sinusit të sëmurë?
Disa njerëz me këtë sindromë nuk ndihen të sëmurë apo kanë ndjenja të zbehura të sëmundjes. Ndërsa persona të tjerë kanë simptoma që vinë e shkojnë.
Në vijim do të shfaqen simptomat e mundshme të kësaj sindrome:
- Të ndjerit sikur do të të bie të fikët
- Të ndjerit sikur po i’u ndalet zemra apo po rrah zemra shumë shpejtë ose shumë ngadalë
- Të ndjerit i trullosur
- Të pasurit dhimbje të gjoksit
- Nuk mund të ngopesh me frymë
- E ke të vështirë të mendoni apo të mbani mend gjëra
- Të ndjerit i lodhur
Si e kupton mjeku se unë e kam sindromën e sinusit të sëmurë
Probleme të tjera mjekësore mund të shkaktojnë simptomat e kësaj sëmundje kështu që është me rëndësi që të kuptohet se nga vinë këto simptoma. Mjeku e bënë këtë të mundëshme me anë të disa testeve. Një prej këtyre testeve ështe elektrokardiografia (EKG).
Gjatë këtij testi duhet të shtrihesh dhe në këtë mënyrë të monitorohet zemra. Aparati i EKG krijon një foto apo diagram që tregon sinjalet elektrike të zemrës. Gjithëashtu mund të pajisesh nga mjeku me një monotorues special, të quajtur monitor Holter, për disa ditë për të mbajtur evidencë të të rrahurave tuaja të zemrës.
Si trajtohet sindroma e sinusit të sëmurë?
Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë kanë nevojë për stimulues kardiak artificial. Ky stimulues është një aparat i vogël elektronik i vendosur në gjoks nën lëkurë. Ndihmon që zemra juaj të ketë të rrahura normale të zemrës, e veçanërisht kur të rrahurat e zemrës janë të zvogëluara.
Nëse ke stimulues kardiak dhe të rrahurat e zemrës i ke të shpejta, mjeku mund t’iu përshkruaj disa ilaçe shtesë për t’i kontrolluar ato. Përveç kësaj, mjeku do të dëshirojë t’i ndërrojë disa nga ilaçet tjera pasi që disa ilaçe mund ta përkeqësojnë sindromën edhe më shumë.
Personat e prekur nga kjo sindromë e që kanë edhe probleme të tjera mjekësore kanë rrezik më të madh të sulmit në zemër. Këtyre personave mund t’i përshkruhen ilaçe që e hollojnë gjakun siç është varfarina.
Pyetje që mund t’ bëni mjekut tuaj
- Çka është duke i shkaktuar këto simptoma?
- Cilat janë opsionet më të mira të trajtimit për mua?
- A do kem nevojë për stimulues kardiak? Çka përfshinë kjo procedurë?
- Si do të ndryshojë jeta ime pas vendosjes së stimuluesit kardiak?
- A do të jem në gjendje të kthehem tek aktivitetet e mia normale?
- A është e sigurtë për mua që të merrem me ushtrime fizike? Çfarë lloj ushtrimesh duhet të bëj?
- A ka mundësi që kjo sindromë të më vendosë mua në rrezik për probleme të tjera shëndetësore?