Sulmet e Heshtura të Zemrës
Një sulm i heshtur në zemër është një atak në zemër pa simptoma tradicionale. Ju shpesh nuk e dini që keni një sulm të heshtur në zemër. Shumë njerëz nuk e zbulojnë disa javë ose muaj më vonë. Hulumtimet e fundit tregojnë se gati gjysma e të gjitha sulmeve janë sulme të heshtura të zemrës.
Simptomat e sulmeve të heshtura të zemrës
Simptomat e një sulmi të heshtur të zemrës nuk janë aq të rënda sa ato të një sulmi të rregullt në zemër. Shpesh mund të ngatërrohen për gjendje të tjera. Disa njerëz nuk ndiejnë asnjë simptomë. Kushtoni vëmendje kur ndjeni ndonjë nga këto që vijojnë:
- Parehati – Mund të ndjeni dhimbje, por nuk do të jetë sikur dhimbja e dallueshme e një sulmi të rregullt të zemrës. Mund të ndjeni parehati në pjesën e sipërme të abdomenit, në shpinë ose në nofullën tuaj. Ajo mund të iu duket sikurse një terheqje muskulore.
- Vështirësi ne frymëmarrje – Nëse ndjeheni pa frymë ose keni vështirësi në frymëmarrje kur bëni aktivitete të vogla, mund të jetë një shenjë e sulmit të zemrës.
- Thartira e stomakut – Dhimbje e lehtë në fyt apo në gjoks mund të perzihet me refluksin e stomakut. Dispepsi(mostretje), apo thartirën e stomakut.
- Lodhja – Parehatia fizike apo të ndjehurit shumë i lodhur mund të jenë shenja për shumë gjëra. Kur ato ndodhin së bashku me një sulm të heshtur të zemrës, shpesh mund të perzihen me gjëra të tjera. Këto mund të përfshijnë gjumin jo të mirë apo dhimbje që lidhen me moshen.
- Të ndjehurit I trullosur – Nëse iu kaplojnë djersët e ftohta , ndjeni perzierje apo ndjeheni I trullosur , ka mundësi qe jeni duke perjetuar një sulm të heshtur të zemres.
Nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma, thirrni menjëherë mjekun tuaj, ose shkoni në emergjencë.
Çfarë i shkakton sulmet e heshtura në zemër?
Sulmet e heshtura të zemrës shkaktohen nga të njëjtat gjëra që shkaktojnë sulme tradicionale të zemrës. Kjo ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, sepse nuk ka marrë oksigjen të mjaftueshëm. Kjo ndodhë shpesh për shkak të një arterie të bllokuar në zemër. Faktorët e rrezikut për sulme në heshtje të zemrës janë gjithashtu të njëjta. Ato përfshijnë:
- Pirjen e duhanit
- Diabetin
- Moshën – rritet rreziku për meshkujt më të vjetër se 45 vjeç dhe për gratë më të vjetra se 55 (ose pas menopauzës)
- Kolesterol i larte
- Tension i lartë
- Historia familjare e sulmit në zemër
- Mungesa e ushtrimeve
- Stresi
- Mbipesha
- Gjinia – Gratë kanë sulme të heshtura në zemër më shpesh sesa meshkujt.
Si diagnostifikohen sulmet e heshtura të zemrës?
Shumë herë, sulmet e heshtura të zemrës zbulohen gjatë një kontrolli rutinë. Nëse mjeku juaj mendon se mund të keni patur një, ai mund të urdhërojë teste të imazhit. Këto mund të përfshijnë një elektrokardiogram (ECG ose EKG) ose MRI. Këto teste mund të tregojnë nëse muskujt e zemrës tuaj janë dëmtuar, duke sinjalizuar se keni pasur një atak në zemër. Nëse keni shkuar në urgjencë me simptoma të heshtura të sulmeve të zemrës, mjeku mund të urdhërojë teste të gjakut.
A mund të parandalohen apo shmangen sulmet e heshtura të zemrës?
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e çdo lloj sulmi në zemër. Kjo perfshin:
- Ndaleni pirjen e duhanit nëse pini duhan
- Mbajtja e një diete të shëndetshme që është e ulët në yndyrë
- Ushtroni rregullisht
- Menaxhoni stresin
- Kontrolloni presionin e gjakut
- Menaxhoni nivelin e sheqerit në gjak nëse keni diabet
- Vizitoni rregullisht mjekun tuaj për kontrolle.
Trajtimi i sulmeve të heshtura në zemër
Normalisht, sulmet e heshtura të zemrës zbulohen shumë kohë pasi sulmi në zemër ka mbaruar. Trajtimi do të përfshijë kryesisht marrjen e barnave. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në zemrën tuaj, parandalimin e koagulimit dhe zvogëlimin e rreziqeve për të pasur një tjetër sulm në zemër. Ato përfshijnë:
- Aspirinë
- Beta blockers
- Statin
- ACE frenues
- vaj peshku.
Mjeku juaj do të përshkruajë ilaçet që janë të përshtatshme për ju. Nëse keni pasur një atak në zemër, mjeku juaj do t’ju flasë edhe për ndryshimet e jetesës. Ju mund t’i bëni këto ndryshime për të parandaluar më shumë probleme me zemrën.
Të jetosh me sulme të heshtura në zemër
Pasi të keni patur një sulm të heshtur në zemër, ju jeni në rrezik më të lartë për të patur një tjetër. Kjo do të jetë më e rëndë dhe më e dëmshme. Mjeku juaj do të ju rekomandojë ndryshime të shëndetshme të zemrës për të ulur rrezikun. Ato përfshijnë:
- Dietë të shëndetshme për zemrën
- Menaxhim i stresit
- Jini aktiv fizikisht
- Lini duhanin.
Simptomat e një sulmi të dytë në zemër mund të jenë të ndryshme nga ajo e para. Nëse keni ndonjë simptomë të re të sulmit në zemër ose keni ndonjë dyshim, telefononi emergjencën. Trajtimi i hershëm është çelësi për ti mbijetuar një sulmi në zemër.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Ndjej ngushtësim në gjoks. A mund të kem një sulm të heshtur në zemër?
- Sa jam i rrezikuar për të pasur një sulm të heshtur në zemër?
- Sa serioze ishte sulmi im në zemër?
- Çfarë do të ndodh tani?
- A do të duhet të marr ilaçe për pjesën tjetër të jetës sime?
- Sa i madh është rreziku për të pasur një sulm tjetër në zemër? A do të jetë më e dëmshme se sa e para?
- Çfarë ndryshimesh jetese mund të bëj për të parandaluar një sulm tjetër në zemër?