Lart

Sulmi në Zemër (Infarkti)

Sulmi në zemër ndodhë kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, sepse nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Gjaku në arteriet koronare bartë oksigjenin në muskujt e zemrës. Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin kur një bllokim ngadalëson ose ndalon rrjedhjen e gjakut nëpër këto arterie.

Sulmi në zemër nganjëherë quhet infarkt i miokardit ose sindrom akut koronar. Sulmet në zemër shpesh janë të shërueshme kur diagnostikohen shpejt. Megjithatë, ato mund të jenë fatale.Gratë kanë më pak gjasa të mbijetojnë nga sulmet në zemër sesa meshkujt. Askush nuk e di pse. Mund të ndodhë sepse gratë nuk kërkojnë ose marrin trajtim aq shpejt sa meshkujt.

Simptomat e tyre mund të jenë të ndryshme nga ato që përjetojnë meshkujt. Ndonjëherë ato mund të mos njohin simptomat e një sulmi në zemër. Ose mund të ndodhë që zemra më e vogël e grave dhe enët e gjakut të dëmtohen më lehtë. Mjekët po punojnë për të gjetur përgjigje për këto pyetje. Është e qartë, ka mundësi të parandalohen problemet e zemrës para se të fillojnë.

 

E rekomandojmë edhe këtë artikull: Dallimi në Mes Sulmit në Tru dhe në Zemër

Sulmi në Zemër (Infarkti)

Simptomat e sulmit në zemër

Simptomat më të zakonshme të sulmit në zemër si në meshkuj ashtu edhe në femra përfshijnë:

  • Dhimbje gjoksi (e quajtur edhe angina), e cila mund të ndjehet si dhimbje, presion, ngushtësi,rëndesë ose djegie si thartirë.
  • Dhimbje ose siklet në qafë, shpatulla, nofullën e ulët, krah, pjesën e sipërme të shpinës ose bark.
  • Gulçim që zgjat më shumë se disa sekonda.

Simptoma të tjera që mund të keni:

  • errësim, trullosje ose zbehje
  • përzierje/ose vjellje
  • djersitje e pazakontë
  • lodhje dërrmuese
  • ndjenjë të ankthit
  • palpitacione të zemrës (ndjenjë sikur zemra juaj është duke rrahur me të vërtetë shpejtë ose jashtë ritmit)
  • të ndjerit jashtëzakonisht të lodhur për asnjë arsye.

 

E rekomandojmë edhe këtë artikullShushurimat në Zemër

A janë simptomat e sulmit në zemër të ndryshme për gratë?

Ashtu si meshkujt, simptoma më e zakonshme e sulmit në zemër për gratë është dhimbja ose sikleti në gjoks. Megjithatë, gratë mund të kenë gjithashtu atak në zemër pa patur dhimbje gjoksi. Gratë duhet t’u kushtojnë vëmendje simptomave të tjera të sulmit në zemër. Këto përfshijnë gulçim, djersitje, lodhje dhe marramendje.

Çfarë duhet të bëj nëse kam simptoma të sulmit në zemër?

Nëse mendoni se mund të keni atak në zemër, është e rëndësishme që menjëherë të merrni trajtim. Ndiqni këto hapa:

  • Thirreni emergjencën menjëherë. Mos lejoni dikë tjetër të i’u dergojë në spital. Personeli mjekësor mund t’ju japë trajtim për shpëtimin e jetës në ambulancë rrugës për në spital.
  • Pas thirrjes për ndihmë së shpejtë, merrni 1 aspirinë për të rritur (325 mg) ose 4 aspirina të foshnjeve (81 mg secila). Mos merrni nëse jeni alergjik ndaj aspirinës.
  • Nëse jeni vetëm dhe jeni në gjendje, zhbllokoni derën tuaj për të lejuar ndihmën e shpejtë të hyjë në shtëpi.
  • Uluni në një karrige të rehatshme dhe pritni për ndihmë.
  • Mbani një telefon pranë jush.

E rekomandojmë edhe këtë artikullShenjat Paralajmëruese të Sulmit në Zemër

 

Çfarë e shkakton sulmin në zemër?

Sulmi në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, sepse nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Arteriet që bartin gjakun dhe oksigjenin në zemër quhen arteriet koronare. Bllokimi i një arterie koronare mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut dhe oksigjenin në zemër.

Shumica e sulmeve të zemrës janë rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës ose arterieve. Në këtë sëmundje, një substancë në formë dylli e quajtur pllakë ndërtohet në arteriet. Kjo quhet ateriiosklerozë.  Duhen vite që pllaka të ndërtohet. Nëse pllaka plasaritet ose dëmtohet, mund të formohen tromboza të gjakut. Trombozat mund të ngadalësojnë ose të ndalojnë rrjedhjen e gjakut në zemër. Pastaj zemra nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm. Indet që nuk marrin oksigjen do të fillojnë të vdesin.

Faktorët e rrezikut për një atak në zemër përfshijnë:

  • Pirjen e duhanit
  • Diabetin
  • Moshën– rreziku rritet për meshkujt më të vjetër se 45 vjeç dhe për gratë më të vjetra se 55 (ose pas menopauzës). Rreth 83% e njerëzve që vdesin nga sëmundjet e zemrës janë 65 ose më të vjetër.
  • Kolesterolin e lartë
  • Tensionin  e lartë
  • Sheqerin në gjak
  • Historinë familjare të sulmit në zemër
  • Racën – amerikanët afrikanë, amerikanët meksikan, amerikanët nativ, dhe Haëaiianët vendas janë në rrezik më të madh.
  • Mungesën e ushtrimit
  • Stresin
  • Obezitetin
  • Gjininë – Më shumë meshkuj kanë sulme në zemër. Por sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes për gratë amerikane.

Një shkak më pak i zakonshëm i sulmit në zemër është një shtrëngim i rëndë ose shtrëngimi i një arterie koronare. Kjo mund të ndodhë në ndonjë arterie që nuk ka pllakë të ndërtuar në të. Në vend të kësaj, shtrëngimi ndërpret rrjedhën e gjakut. Shtrëngimi nuk kuptohet aq mirë si shkak për sulme në zemër. Shtrëngimi duket se lidhet me:

  • Marrjen e drogave të veçanta, të tilla si kokaina
  • Pirjen e duhanit
  • Ekspozimin ndaj të ftohtit ekstrem
  • Dhimbje të rënda emocionale ose stres.

 

E rekomandojmë edhe këtë artikullLëng për Zemër të Shëndetshme

 

Si diagnostikohet sulmi në zemër?

Ju mund të keni nevojë për disa teste për të përcaktuar shkakun e simptomave tuaja.

  • Elektrokardiogram (EKG). Ky test regjistron aktivitetin elektrik të zemrës suaj. Kjo mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve të ritmit të zemrës. Ky test gjithashtu mund të gjejë dëmin që mund të shkaktojë rënia e rrjedhjes së gjakut në zemër.
  • Testet e gjakut. Kur nuk rrjedh gjak i mjaftueshëm në zemër, proteinat e veçanta rrjedhin në sistemin e gjakut. Një test i thjeshtë i gjakut mund të zbulojë këto proteina. Mjeku juaj do të dëshirojë të testojë gjakun disa herë gjatë 24-48 orëve të para pas fillimit të simptomave.

Teste të tjera që doktori juaj mund të dëshirojë që të bëni, përfshijnë:

  • Ehokardiogram. Ky test regjistron valët e zërit që krijojnë fotografi të zemrës suaj. Fotot tregojnë se sa mirë pompon zemra. Mund të tregojë nëse ka probleme me valvulat e zemrës.
  • Rezet X të gjoksit. Kjo i lejon mjekut të vlerësojë madhësinë dhe formën e zemrës suaj. Mund të tregojë gjithashtu nëse keni ndonjë lëng në mushkëri.
  • Imazhe bërthamore. Një sasi shumë e vogël e një substance radioaktive injektohet në gjakun tuaj. Kjo substancë udhëton deri në zemër. Një aparat i veçantë përdor substancën për të prodhuar foto. Këto tregojnë se sa mirë pompon zemra. Substanca radioaktive është e sigurt dhe del plotësisht nga trupi juaj pasi të përfundojë testimi.
  • Angiografi koronare. Ky test nganjëherë quhet kateterizim kardiak. Në këtë test, një tub i gjatë futet në një enë gjaku. Tubi dërgohet në zemër ose në arteriet që bartin gjakun në zemër. Pastaj, një substancë injektohet në tub. Kjo substancë është e dukshme nga rrezet X. Kjo i lejon mjekut të shohë se ku ndodhet bllokimi që shkakton uljen e rrjedhjes së gjakut në zemër.

A mund të parandalohen apo shmangen sulmet në zemër?

Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër. Kjo perfshinë:

  • Ndalimin e pirjes së duhanit nëse pini duhan dhe shmangien e tymit të dorës së dytë.
  • Mbajtjen e një diete të shëndetshme që është e ulët në yndyrë dhe kolesterol.
  • Të ushtruarit rregullisht.
  • Të menaxhuarit e stresit.
  • Kontrollin e presionit të gjakut.
  • Menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak (nëse keni diabet).
  • Vizitat e rregullta te mjeku për kontrollë.

Unë jam grua. A mundet terapia e zëvendësimit të estrogjenit të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës?

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT), e njohur edhe si terapi zëvendësuese e estrogjenit, përdoret për të trajtuar simptomat e menopauzës. Mendohej që kjo të ndihmonte gjithashtu në mbrojtjen kundër sëmundjeve të caktuara, duke përfshirë sëmundjet e zemrës. Studime të reja kanë treguar se HRT në të vërtetë i bën më shumë dëm zemrës. Nëse jeni duke marrë HRT për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, bisedoni me mjekun tuaj nëse duhet të ndaloni.

Trajtimi i sulmit në zemër

Trajtimi juaj do të varet nga ajo që shkakton simptomat tuaja. Nëse keni rast akut të anginës (dhimbje gjoksi), mjeku juaj ndoshta do t’ju japë nitroglicerinë dhe aspirinë. Nitroglicerina përmirëson rrjedhjen e gjakut në zemër. Ajo mund të lehtësojë përkohësisht simptomat tuaja duke zgjeruar arteriet që mbartin gjak në zemër.

Nëse keni një atak në zemër, mjeku mund të:

  • Ju jep ilaçe. Medikamentet quhen trombolitike. Këto mund të ndihmojnë në shpërndarjen e mpiksjes së gjakut që bllokon arterien koronare.
  • Bëj një angiografi koronare (rrezatim X të enëve të gjakut).
  • Bëj një angioplasti ose stentë. Angioplastia përfshinë futjen e një tullumbace të vogël në një arterie në krah ose këmbë. Tullumbacja hapë arteriet koronare të mbyllura. Një shufër metalike e vogël e quajtur stent mund të vendoset në arterie ku bllokimi ishte për të mbajtur arterien e hapur.
  • Bëj operacion bypass ​​të arteries koronare. Nëse angioplastika dhe/ose vënia e stentës nuk janë të përshtatshme, ju mund të keni nevojë për këtë operacion të madh. Mjeku heq një venë të shëndetshme nga këmba ose një arterie nga trupi i sipërm. Mjeku bën një bypass rreth bllokimit në arterien tuaj koronare. Kjo lejon që gjaku të rrjedhë rreth bllokimit.

Trajtimi i sulmit në zemër përfshin gjithashtu marrjen e ilaçeve edhe pasi të largoheni nga spitali. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në zemër, parandalimin e koagulimit dhe zvogëlimin e rreziqeve për të pasur një tjetër sulm në zemër. Këto barna përfshijnë:

  • aspirinë
  • beta bllokues
  • statinë
  • frenues ACE
  • vaj peshku.

Mjeku do të përshkruajë ilaçet që janë të përshtatshme për ju.

Nëse keni pasur një atak në zemër, mjeku do t’ju flasë edhe për ndryshimet e jetesës. Ju mund t’i bëni këto ndryshime për të parandaluar më shumë probleme me zemrën.

Çfarë është një program rehabilitimi kardiak?

Para se të largoheni nga spitali, mjeku do t’ju flasë për një program rehabilitimi kardiak. Këto programe ofrojnë informacione që do t’ju ndihmojnë të kuptoni faktorët tuaj të rrezikut. Kjo do t’ju udhëheqë për të filluar një mënyrë jetese të shëndetshme që mund të parandalojë problemet e ardhshme të zemrës. Ju do të mësoni rreth stërvitjeve dhe dietës, dhe si të arrini dhe mbani një peshë të shëndetshme.

Gjithashtu do të mësoni mënyra për të kontrolluar nivelin e stresit, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.Programi juaj i rehabilitimit kardiak ndoshta do të fillojë kur jeni akoma në spital. Pasi të largoheni nga spitali, rehabilitimi juaj do të vazhdojë në një qendër rehabilitimi. Qendra e rehabilitimit mund të jetë në spital ose në një vend tjetër.

Shumica e programeve të rehabilitimit kardiak zgjasin 3 deri në 6 muaj. Mjeku do t’ju flasë rreth asaj se sa shpesh keni nevojë të merrni pjesë në program. Pasi të regjistroheni në një program rehabilitimi kardiak, pjesëmarrja e rregullt është shumë e rëndësishme. Sa më shumë ndryshime të jetesës që bëni, aq më të mëdha janë mundësitë për të parandaluar problemet në zemër në të ardhmen.

Sa më shpejt që të merrni ndihmë mjekësore, aq më i madh është shansi për të mbijetuar nga një sulm në zemër. Mos vononi marrjen e menjëhershme të kujdesit mjekësor nëse jeni duke përjetuar simptoma të sulmit në zemër.

Të jetosh me një sulm në zemër

Pasi të keni pasur një sulm në zemër, ju jeni në rrezik më të madh për të pasur një tjetër. Mjeku juaj ka të ngjarë të rekomandojë ndryshime në stilin e jetës për shëndetin e zemrës për të ulur rrezikun. Ato përfshijnë:

  • dietë të shëndetshme për zemrën
  • përpjekjen për një peshë të shëndetshme
  • menaxhimin e stresit
  • të qenurit fizikisht aktiv
  • lënien e duhanit.

Simptomat gjatë një sulmi të dytë në zemër mund të jenë të ndryshme nga ato të para. Nëse keni ndonjë simptomë të re të sulmit në zemër ose keni ndonjë dyshim, telefononi emergjencën. Trajtimi i hershëm është çelësi për të mbijetuar një sulm në zemër.


A do të duhet të marr ilaçe për pjesën tjetër të jetës?

Nëse keni pasur një atak në zemër, mjeku ndoshta do të dëshirojë që ju të merrni ilaçe të caktuara për një kohë të gjatë. Kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për më shumë probleme me zemrën. Mjeku mund t’u përgjigjet pyetjeve tuaja lidhur me këto ilaçe. Ai ose ajo mund t’ju tregojë përfitimet dhe rreziqet e marrjes së tyre.Aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër.

Një dozë e ulët aspirine çdo ditë mund të mbrojë gjakun tuaj nga formimi i trombozave që eventualisht mund të bllokojnë arteriet. Bisedoni me mjekun tuaj për rreziqet dhe përfitimet e terapisë së aspirines.Barnat antiplatelet gjithashtu ndihmojnë në ndalimin e mpiksjes së gjakut nga formimi.

Këto barna janë veçanërisht të rëndësishme për t’u marrë për të paktën një vit nëse keni një stent të vendosur në zemër.Bllokuesit beta janë një grup i barnave që ulin ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut. Ato ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në zemër.

ACE inhibitorët janë një grup i barnave që mund të ndihmojnë nëse zemra juaj nuk e pompon mirë gjakun. Ky ilaç ndihmon në hapjen e arterieve dhe uljen e tensionit të gjakut. Kjo përmirëson rrjedhjen e gjakut.

Statinet janë një grup i barnave që përdoren për të kontrolluar kolesterolin. Ato ulin nivelet e kolesterolit ‘’të keq’’ (LDL) dhe mund të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” (HDL).

Si ka të bëjë depresioni me sulmin në zemër?

Depresioni është i zakonshëm pas një sulmi në zemër. Rreth 1 në çdo 3 persona që kanë pasur sulm në zemër tregon shenja të depresionit. Njerëzit me rrezik më të lartë të depresionit pas sulmit në zemër përfshijnë:

  • gratë
  • njerëzit që kanë pasur depresion më parë
  • njerëzit që ndihen të vetëm dhe pa përkrahje sociale ose emocionale.

Shumë njerëz nuk e dinë që kanë depresion. Ata nuk kërkojnë ndihmë ose nuk marrin trajtim. Duke qenë në depresion mund ta bëni më të vështirë që të shëroheni fizikisht. Megjithatë, depresioni mund të trajtohet.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A ka ndonjë test që mund të bëj për të parë nëse arteriet e mia janë të bllokuara kështu që mund t’a di nëse jam në rrezik të kem atak në zemër?
  • Cila është shkaku më i mundshëm i sulmit në zemër?
  • Sa serioz ishte sulmi im në zemër?
  • Çfarë lloj trajtimi rekomandoni? A kam nevojë për ilaçe? Operacion?
  • A duhet të marr pjesë në një program rehabilitimi kardiak?
  • Kur mund të kthehem në veprimtarinë normale fizike dhe seksuale?
  • Sa jam i rrezikuar të kem një sulm në zemër?
  • A janë pjesëtarët e familjes time në rrezik në rritje për sulme në zemër?
  • A kam nevojë të marr medikamente për të parandaluar një sulm tjetër në zemër?
  • A do të ndërveprojë ilaçi me ndonjë prej ilaçeve që unë tashmë i marr?
  • Çfarë ndryshimesh jetese duhet të bëj në shtëpi për të parandaluar një sulm tjeter ne zemer?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com