Dhimbjet e Barkut dhe të Qarat e Foshnjave
Fëmijët e shëndetshëm qajnë. Është mënyrë se si ata shprehin nevojat e tyre dhe komunikojnë me njerëzit rreth tyre. Pjesën më të madhe të kohës ju përgjigjeni për çka foshnja juaj ka nevojë: duke i ofruar ushqim, duke e vënë në gjumë, ndërruar pelenën ose thjeshtë duke e përqafuar. Të qarat janë të rëndësishme për foshnjet sepse ato varen nga njerëzit e tjerë për të përmbushur nevojat e tyre.
Por, ka raste kur edhe prindërit më të kujdesshëm nuk mund të qetësojnë qarjet e një fëmije. Mbani mend, nuk është faji juaj.
Kur një fëmijë qanë gjatë dhe me zë të lartë (pa pushim) edhe pse ai është ushqyer, ndërruar dhe përqafuar, fëmija është e thënë të ketë “dhimbje barku.” Për një kohë të gjatë, njerëzit mendonin se dhimbja e barkut ishte një “gjendje shëndetësore” -disa bebe kanë atë e disa jo.
Të dhënat e reja sugjerojnë se kjo është në të vërtetë një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës. Të gjitha foshnjat kalojnë nëpër një periudhë kur qajnë më shumë se në çdo kohë tjetër.
Çdo fëmijë është i ndryshëm. Gjatë kësaj periudhe “kulmore” – e cila zakonisht është diku midis 3 dhe 8 javëve – disa foshnje mund të qajnë shumë më tepër se të tjerat. Të qarit e tyre mund të duket më e fortë dhe mund të jetë më e vështirë (nganjëherë e pamundur!) të qetësohet.
Megjithatë, ka një lajm të mirë. Së pari, është normale. Nuk ka efekt të qëndrueshëm në fëmijën tuaj. Së dyti, nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kjo periudhë e të qarit të fortë, me zë të lartë (dhe të pashpjeguar) mund të përfundojë shumë shpejt ose mund të zvogëlohet me kalimin e kohës. Zakonisht kjo përfundon kur fëmija juaj është 3 deri 4 muajsh.
Ndërkohë, këtu janë disa ide për t’iu ndihmuar të kaloni atë që mund të jetë një kohë stresuese.
Pse disa foshnje qajnë më shumë se të tjerat?
Disa ekspert mendojnë së foshnjet që qajnë më shumë se të tjerat kanë temperament më sensitiv se të tjerat dhe e kanë më të vështirë të kontrollojnë të qarat e tyre. Këto foshnje kanë më shumë telashe për të qetësar vetveten dhe për t’u kthyer në ritmin e tyre natyral të trupit sa janë ende të vegjël.
Në përgjithësi, nuk është treguar se ka ndonjë gjë të gabuar me zorrët e foshnjave që qajnë gjatë dhe me zë të lartë. Nuk ka dëshmi se të qarat shkaktohen nga gazi, fryma ose alergjitë ushqimore. Në të vërtetë, qarja shkakton gëlltitjen e ajrit, të cilën foshnjat e largojnë me gromësirë. Për shkak se ata i tendosin dhe i shtrëngojnë muskujt e tyre të stomakut, kjo e detyron ajrin të dal jashtë rektumit.
Çfarë mund të bëni për të ndihmuar qetësimin e një fëmije që qanë?
Çdo fëmijë është unik dhe ajo që ndihmon një fëmijë nuk mund të funnksionojë për një tjetër. Sfida është gjetja e asaj që funksionon për ju dhe fëmijën tuaj.
Këtu janë disa sygjerime që mund të ndihmojnë fëmijën tuaj ose të ndihmojnë në parandalimin e të qarit kur fëmija juaj është i shqetësuar:
Kontrollo për të parë nëse fëmija juaj ka nevojë për diçka-një ndryshim të pelenës, ushqyerje, lirim nga të nxehtët ose të ftohtit e tepërt ose vëmendje për temperaturë të mundshme.
Mbajeni fëmijën tuaj. Kjo nuk do ta llastoj atë. Sidoqoftë, disa foshnje pëlqejnë të kalojnë nga personi në person.
- Mbështjelleni me pelena foshnjën tuaj.
- Fikni dritën dhe mbani ambient të qetë. Shumë stimulim shpesh mund të shkaktojnë të qarë ose përkeqësim.
- Muzika e butë, zhurmat e qeta ose zhurmat e buta mund t’i qetësojë disa foshnje.
- Shumë foshnje qetësohen nga lëvizja. Provoni të ecni me fëmijën në një karrocë fëmijësh. Përkundeni ose lëvizni me fëmijën tuaj me një lëvizje të butë dhe ritmike. Mundohuni të shkoni për një udhëtim në makinë.
- Të thithurit nganjëherë ndihmon foshnjat për tu qetësuar dhe relaksuar. Inkurajoni fëmijën tuaj të ushqehet me gji ose ofrojini një meme qetësuese.
- Jepini fëmijës tuaj një banjë të ngrohtë.
Bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni barna për dhimbje barku pa përshkrim të mjekut. Ekzistojnë ende shumë pak prova shkencore për të mbështetur efikasitetin e çdo ilaçi probiotik për trajtimin e dhimbjeve të dhimbjes.
Çfarëdo që të bëni, duhet të jetë e butë dhe qetësues. Asnjëherë mos e tronditni fëmijën tuaj. Nëse jeni të frustruar nga britmat, pavarësisht nga përpjekjet tuaj të mëdha për të ndihmuar fëmijën tuaj, vendoseni atë në një vend të sigurt dhe merrni një moment për të qetësuar veten.
Mos harroni: Ka raste kur asgjë nuk funksionon edhe pse ju provoni gjithçka. Kjo nuk do të thotë që je një prind i keq.
A po qanë fëmija im për shkak të diqkaje që ka ngrënë? Apo nga diçka që unë kam ngrënë?
Dhimbja e barkut ndodh edhe tek foshnjat që ushqehen me gji edhe tek ato që ushqehen me shishe. Ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit të foshnjës ka mundësi të mos ta ndihmojë atë. Nëse mendoni se foshnja juaj ka alergji ndaj qumështit të lopës, folni me mjekun tuaj. Kjo ndodhë shumë rrallë.
Telefononi mjekun tuaj për të caktuar një takim nëse:
- Fëmija juaj nuk është duke u sjellur si zakonisht.
- Fëmija juaj ka ethe.
- Fëmija juaj ka të vjella, ka diarre ose feces (jashtëqitje) të përgjakshme.
- Fëmija juaj mund të jetë lënduar nga një rënie ose lëndim.
- Fëmija juaj qanë tepër për më shumë se 3 muaj.
- Ke frikë se mund të lëndosh fëmijën tënd.
Ku mund të shkosh për ndihmë?
Ditët e hershme të kujdesit për një fëmijë të ri mund të jenë të vështira. Ju ndoshta nuk jeni duke fjetur shumë dhe po përpiqeni të plotësoni nevojat e fëmijës suaj 24 orë.
Një e qarë e vazhdueshme e foshnjes mund të jetë stresuese. Gjëja më e rëndësishme të dini është se nuk është faji juaj. Do të përmirësohet. Ndërkohë, sigurohuni që të kujdeseni për veten.
Planifikoni lehtësim të kujdesit ditor ndaj fëmijës në mënyrë që të mund të pushoni. Gjeni një shok, anëtar të familjes ose dikë tjetër që beson se mund të kujdeset për fëmijën tuaj për një kohë. Nëse njerëzit ofrojnë ndihmë, pranoni atë. Mbani mend:
Ushqimi dhe gjumi mund të bëjnë një ndryshim të madh. Mundohuni të merrni të paktën 3 orë gjumë pa ndërprerë, dy herë në ditë.
Prindërit kanë nevojë për pushim. Merrni ca kohë për të ushtruar, lexuar ose për të shijuar një vizitë në një kafene lokale.
Ndonjëherë mund të keni mendime negative. Është në rregull, për sa kohë që nuk veproni me to. Nëse ndieni depresion, zemërim ose irritim, bisedoni me dikë që ju besoni dhe merrni ndihmë.
Ka shumë burime të komunitetit që mbështesin prindërit, veçanërisht nënat e reja. Nëse nuk jeni të sigurt se ku të shkoni, bisedoni me pediatrin, mjekun e familjes ose infermieren e shëndetit publik.