Lart

Gjenetika dhe Foshnja Juaj

Derisa jeni duke pritur fëmijën, me siguri keni menduar se si do të duket. A do të jetë i gjatë si i ati? Do të ketë flokë kaçurrela si ju? Apo a do të trashëgojë sensin e humorit të gjyshit të tij?

Ekspertët vlersojnë se ekzistojnë 60,000 deri në 100,000 gjene (të përbëra nga ADN-ja) në 46 kromozomet e njeriut. Fëmija merr 23 kromozome nga nëna dhe 23 kromozome nga babai. Nga të gjitha kombinimet e mundshme të gjeneve, një çift i prindërve ka mundësi të krijojë 64 trilion fëmijë të ndryshëm. Kjo me siguri i’u jep ndonjë ide se sa e vështirë është të parashikoni se si do të duket fëmija juaj. Shkenca e gjenetikës është e komplikuar, por me një kurs të shkurtër mund të merrni informacione që të drejtoni imagjinatën tuaj.

Ju kujtohet të keni mësuar për gjenet dhe mizat e frutave në biologjinë  e shkollës së mesme? Më parë, ju kanë thënë se gjeni dominant gjithmonë e mposhtë atë recesiv. Por, shkenctarët gjithmonë e kanë ditur se është më e komplikuar se mizat e frutave. Por në kohët e fundit, ata kanë mësuar se sa e komplikuar është.

Siç është mësuar, shumica e tipareve të njerëzve janë poligjenike – rezultat i shumë gjeneve që bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Për të komplikuar gjërat më shumë, për disa tipare – si gjatësia, pesha dhe më specifikisht personalieti – influencë të madhe ka edhe vetë ambienti, se cilat gjene shfaqen dhe cilat nuk shfaqen.

Gjenetika dhe Foshnja Juaj

Ngjyra e syve

Nëse vetëm një çift i gjeneve do të ishin përgjegjës për ngjyrën e syve, do të ishin në maksimum 3 ngjyra të syve – kafe, e kaltër dhe ndoshta e gjelbër. Por sytë e njerëzve vijnë në një spektrum të tërë të ngjyrave të ndryshme. Kjo ndodh për shkak se ngjyra e syve është tipar poligjenik.

Ngjyra e syve varet nga sasia e melaninës, apo nga pigmenti i kaftë në iris. Sytë me ngjyrë të errët kanë sasi të madhe të melaninës, sytë e kaltërt sasi të vogël, dhe ngjyrat tjera – sytë e gjelbër, ngjyrë lajthie – kanë sasi të ndryshme. Pasi gjene të ndryshme janë përgjegjëse për sasinë e pigmentit ngjyrë kafe që e trashëgon dhe ku shfaqet në sy ( sasi më e madhe mund të shfaqet në qendër apo në skajet e syrit) ekziston një mundësi e madhe për një llojllojshmëri të ngjyrave. Madje është e mundur që dy prindër me sy blu të kenë një pasardhës me sy ngjyrë kafe.

Tiparet e fytyrës dhe trupit

Karakteristika të caktuara të fytyrës si gropëzat e faqeve, vija e flokëve, she simetria e fytyrës ( p.sh. një vetull më e ngritur në njërën anë) mendohet të jenë dominante dhe filtrohen përgjatë gjeneratave. Forma e dorës, e gishtave, e thonjve, dhe tipare jo të zakonshme si cullufet e pashtruara në të dy anët e kokës, shpesh paraqitën përgjatë gjeneratave.

Shenjat e gishtave është mësuar se trashëgohen tek familjarët. Dhe dhëmbët e shtrembër mund të trashëgohen gjithashtu, sepse konfigurimi i nofullës dhe pjerrtësia e dhëmbëve përcaktohen në mënyrë gjenetike. Madje është zbuluar një gjen specifik për “hapësirën e dhëmbëve” dhe besohet se është dominant.

Për të mësuar se çfarë karakteristika dhe tipare të fytyrës mund të trashëgoj fëmija juaj, shikoni foto të të afërmëve në gjenerata të ndryshme. Nëse e shihni se shumica e familjarëve kanë një nofull të spikatur apo fytyrë të rrumbullakët, atëherë ky është një tipar i fortë që me gjasë do të trashëgohet më tej.

Gjatësia dhe pesha

Për një vlerësim të afërt të gjatësisë së foshnjës, merrni gjatësinë mesatare të nënës dhe babit. Pastaj shtoni 5 cm  nëse është djalë apo hiqni 5 cm nëse është vajzë. Kështu, nëse jeni 1.57 m dhe burri juaj është 1.77 m, mesatarja juaj është 1.67 m. kështu djali juaj me siguri do të rritet deri në 1.72 m, ndërsa vajza 1.62 m. Sigurisht, gjenet duke qenë– të paparashikueshme – kjo matje nuk është aq e besueshme. Fëmija juaj mund të rritet më shumë se prindi më i gjatë, apo më i shkurtër se prindi më i shkurtër.

Faktorë te tjerë të rëndësishëm në gjatësinë përfundimtare të fëmijës tuaj janë ushqimi dhe shëndeti. Nëse gjenet e fëmijës tuaj janë të programuar për të qenë 1.65 m, ajo mund të mos mbërrijë atje nëse dieta e saj është e papërshtatshme apo nëse diçka ndikon në rritjen e saj. Në anën tjetër, mund të rritet më shumë se ç’pritet, siç tregojnë studimet se gjatë shekujve dieta e mirë kontribon në gjatësi më të madhe.

Sa i dobët apo mbipeshë do të jetë fëmija juaj është e pamundur të dihet. Gjenet vetëm e përgaditin fëmijën për të qenë në një peshë të caktuar – nuk e garantojnë atë. Kur të dy prindërit janë obezë, fëmija me siguri do të jetë mbipeshë gjithashtu. Një fëmijë mund të bëhet obez për shkak  të gjeneve, zakoneve të ushqimit të familjes apo kombinimi i të dy këtyre faktorëve.

Ngjyra e flokëve

Në përgjithësi, flokët e errëta janë më dominant se flokët që kanë ngjyra të çelura. Por si me ngjyrën e syve, ngjyra e flokëve të fëmijës mund të shndërrohet në një rang të bukur në mes ngjyrave të flokëve tuaja dhe të partnerit tuaj. Varet nga ngjyrat, apo pigmentet që të dy keni në flokët tuaj dhe si përzihen ato. Prindërit me ngjyrë të njëjtë të flokëve mund të kenë fëmijë me ngjyrë të flokëve që është pak më ndryshe, por në atë rang të ngjyrës.

Por, ngjyrat surpizë mund të paraqiten tek prindërit me ngjyrë të ndryshme të flokëve. Kjo zakonisht ndodh kur një gjen recesiv i ngjyrës te njërit prind vjen dhe përzihet me një tjetër. Kështu që një prind me flokë të zeza që bart gjen recesiv për flokë blond, potencialisht mund të ketë një fëmijë me flokë bjond, nëse ai gjen shfaqet dhe përzihet me gjenin bjond nga prindi tjetër.

Sa i përket flokëve të kuq, që më herët konsiderohej recesiv, tani besohet se është dominant mbi flokët bjond. Edhe ti mund të jesh flokë kuqe dhe të mos e dini. Flokët tuaj mund të kenë një ngjyrë afër të kuqes që maskohet nga një pigment i zi apo kafe që është më i fortë.

Personaliteti

Ekspertët thojnë se pa dyshim shumë prirje të personalitetit – si p.sh. si reagon ajo ndaj një zëri—janë të rregulluar gjenetikisht tek fëmija që nga lindja. Por ekpertët gjithashtu pajtohen se ambienti ka influencë të madhe tek sjellja. Për shembull, fëmija mund të trashëgojë tendencën për t’u hedhur në aktivitete të rrezikshme ( është identifikuar një gjen për këtë). Mirëpo, influenca juaj dhe e ambientit mund të shkaktojnë që adventurizmi të shfaqet më pak, në mënyrë tjetër, apo të mos shfaqet fare.

Në të njëjtën mënyrë, fëmijët që trashëgojnë aftësi kreative apo vesh për muzikë (gjithashtu e provuar të jetë gjenetike) do të lulëzoj në një ambient nxitës. Por nëse nuk i ekspozohen artit apo instrumenteve muzikore, talenti mund të mos vërehet. Fatmirësisht, funksionon edhe në të kundërtën – një fëmijë i lindur pa dhuratë gjenetike përsëri mundet, përmes punës dhe vendosmërisë, të mësojë të pikturojë apo të zhvillojë aftësi muzikore. Vështirë që ka ndonjë tipar që është vetëm gjentik apo si ndikim i ambientit.

Gjenetika dhe Foshnja Juaj

Shtatzënia me binjakë

Shtatzënia me binjakë, që vinë nga një vezë e fertelizuar që ndahet në dy embrione, ndodh rastësisht. Nuk është gjetur ndonjë lidhje gjentike. Por shtatzënia me binjakë vëllazëror, fëmijët që vinë nga dy vezë dhe sperma të ndryshme, duket që janë gjentikisht të influencuara. Kjo ndodh për shkak të prirjes së trashëguar që një femër të prodhojë më shumë se një vezë për menjëherë. Kështu që nëse ka histori të binjakëve vëllazëror në familjen tënde, keni gjasa të mëdha që t’i keni edhe ju.

Pyetja e madhe është se ovulimi i dyfishtë apo i shumëfishtë a është gjen dominant apo recesiv. Kjo është e vështirë për t’u vendosur, pasi më shumë binjakë krijohen se që lindin. Një binjak mund të vdesë në mitër, apo një femër mund të mosmbërrijë të lindë asnjë nga binjakët aq herët në shtatzëni sa që mund të mos e dijë se ka qenë shtazënë. Pasi ekspertët nuk e dinë sa binjakë vëllazëror krijohen, nuk mund ta dinë me siguri se a është gjeni dominant.

Me të gjitha kombinimet e mundshme të gjeneve që influencojnë dukjen e fëmijës tuaj e dhe personalitetin, është e pamundur të dimë se si do të duket. Por kjo është pjesa argëtuese e pritjes së fëmijës – mund të fantazoni aq sa u don zemra. Dhe nëse fëmija trashëgon kaçurrelat e tua të mrekullueshme apo flokët e drejtë të babait, pasi të lindë kurr nuk do t’ju mërzisë duke qëndruar i/e njëjtë.  

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com