Imunizimi: Çfarë të Prisni në atë Ditë
Kur të regjistroni lindjen e fëmijës do t’iu lëshohet një letër që do ta nënshkruani dhe do ta dërgoni tek klinika e mjekut. Në mënyrë që mjeku të ketë të dhëna për foshnjën tuaj. Më pas klinika mundet t’iu dërgojë një letër që t’iu kujtojë kur është koha që fëmija të vaksinohet.
Libri i kuq i foshnjës, apo të dhënat personale për shëndetin e fëmijës, përmbajnë edhe detaje për vaksinimin. Mjeku do t’iu jap librin e kuq kur fëmija është rreth 10 ditësh.
Çfarë do të ndodh para vaksinimit?
Fëmija juaj me siguri do të ketë një kontrollim të shpejtë nga mjeku para se të marr vaksinat. Vaksinimi mund të shtyhet nëse fëmija ka tempreturë, diarre, apo është shumë keq.
Mund të tendoheni t’i japni foshnjës paracetamol më herët për t’a përballuar më mirë nëse ndihet keq pas vaksinave. Mirëpo, mund të ndihmojë vaksinën nëse nuk i jep dozë para vaksinës.
Një studim i vogël ka treguar se dhënia e e paracetamolit për të parandaluar temperaturën e ka bërë vaksinën më pak efektive. Fëmijëve të cilëve i’u është dhënë paracetamol për çdo rast prodhuan më pak anti trupa si kunderpërgjigje ndaj vaksinës. Nëse prodhohen më pak anti trupa, është e mundshme që vaksina të mos jetë aq efektive. Gjithmonë mund t’i japni paracetamol fëmijës pas vaksinës nëse ka ethe që kanë nevojë për trajtim.
Mirëpo, nuk është e zakonshme për fëmijët të zhvillojnë ethe pas vaksinës MenB dhe vaksinës suplementare. Rekomandohet që t’i japni fëmijës paracetamol menjëherë pas vaksinave MenB, edhe nëse nuk shfaq shenja të etheve.
Nganjëherë, kujdes shtesë mund të nevojitet kur fëmija është duke marrë vaksinat. Flisni me mjekun, infermieren, apo infermieren e shtëpisë para se t’ia jepni vaksinat nëse ka pasur:
- Kriza pas marrjes së vaksinës së kaluar
- Reaksion alergjik (anaflaksis) nga vaksina e kaluar
- Sëmundje që ndikon në sistemin imunitar, si mungesë primare të imunitetit
- Trajtim me doza të mëdha të steroideve, që ndikojnë në sistemin imunitar.
Kush do t’ia jap vaksinat?
Vaksinat zakonisht ipen nga infermierja. Me siguri do t’iu kërkoj të uleni me fëmijën në prehër duke e mbajtur afër përderisa ajo i’a jep vaksinën.
Shumica e prindërve e shohin si tronditëse, mirëpo e gjitha përfundon shumë shpejt, dhe infermierja do të kuptojë nëse ndiheni të shqetësuar. Nëse nuk doni të jeni në dhomë përderisa fëmija është duke marrë vaksinat, mund të kërkoni nga partneri apo ndonjë i afërt të shkoj në vend tuaj, duhet të shkruani një letër për t’iu dhënë leje për ta bërë këtë.
Si jepen vaksinat?
Vaksinat bebes do t’i jepen me injektim, përmes gojës me pikatore, apo me sprej të hundës.
Disa, si meningjit B (MenB), meningjit C (MenC), rotavirus, gripi dhe vaksina pneumokokale (PCV), jipen si vaksinë me një dozë.
Të tjerat jipen me injektim që përmban më shumë se një vaksinë. Për shembull, difteria, kolla e keqe (pertusis), tetanosi, polio dhe Hib jipen më një injektim, e quajtur DtaP/IPV/Hib, në vend se 5 injektime të ndryshme.
Shumica e vaksinave jipen në kofshën e bebes, në të pasme apo parakrahë kur fëmija të arrijë 12 muaj. Vaksina e rotavirusit ipet në formë të pikave përmes gojës së bebes.
Çfarë do të ndodh me foshnjën time pas vaksinave?
Do të kërkohet të qëndroni në klinikë për rreth 10 minuta pas vaksinave, në rast se fëmija juaj reagon ndaj vaksinimit. Fëmija juaj mund të jetë i mërzitur për pak kohë dhe mund të jetë i irrituar dhe pa disponim atë natë.
Efeket anësore që vërehen janë të rralla, por përfshijnë:
- Ethe të lehta
- Dhimbje, ënjtje apo skuqje në vendin e injektimit
- Të ndjerit të sëmurë apo të vjellurat
- Diarre
Vaksina MMR mund zakonisht të shkaktojë reaksione pas marrjes. MMR përbëhet nga 3 vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Secila nga këto mund të shkaktojnë reaksion në kohë të ndryshme pas marrjes së vaksinës.
- Pas 6 deri në 10 ditë, vaksina e fruthit fillon të punojë dhe mund të shkaktojë ethe, puçrra si të fruthit, dhe humbje të oreksit. Nuk do të thotë se fëmija juaj e ka fruthin. Ai vetëm është duke pasur reaksion ndaj vaksinës përderisa trupi i tij është duke ndërtuar imunitet ndaj sëmundjes.
- Pas 2-3 javëve, vaksina e shytave mund të shkaktojë ethe apo gjëndra të fryra.
- Pas 12-14 ditëve, vaksina e rubeolës mund të shkaktojë njolla për një kohë të shkurtër dhe me gjasë rritje të vogël të temperaturës. Rrallë herë, njolla mund të paraqiten edhe pas 6 javëve.
Nëse fëmija juaj ka ethe pas vaksinimit, është e sigurtë që t’i jepni paracetamol nëse është dy muajsh apo më shumë. Nëse e ka marrur vaksinën MenB, duhet t’i jepni paracetamol pak pas vaksinës, edhe nëse nuk tregon shenja të etheve.
Mund t’i japni foshnjës ibobrufen të foshnjeve për ethe nëse fëmija është 3 muajsh dhe peshon të paktën 5 kg. Edhe mjeku mund t’iu rekomandoj qe t’i japni fëmijës ibobrufen për foshnje kunder etheve, pas vaksinave nëse fëmija juaj është më shumë se 2 muajsh dhe paracetamoli nuk është i përshtatshëm. Lexoni paketimin apo pyesni mjekun apo farmaceutin për këshilla nëse nuk jeni të sigurtë për sasinë që duhet t’i jepni bebes.
Krizat febrile (konvulsionet apo fits) zakonisht shfaqen tek fëmijët e ri me temperaturë të lartë. Nëse fëmija juaj ka temperaturën 38 gradë celcius apo më të madhe, apo nëse ka kriza fibrile, thirrni mjekun dhe trajtoni ethet menjëherë. Mos u shqetësoni sepse është shumë e rrallë që të ndodh ky reaksion.