Lart

Këshilla Për Ndërrimin e Pelenave: Jini të Përgatitur

Shumica e prindërve shqetësohen për ndërrimin e pelenave para se të lind fëmija. Ndërrimi i pelenës së parë mund të jetë i frikshëm, por si çdo prind i ri, shumë shpejt do të bëheni ekspert. Ne do t’iu tregojmë se sa pelena duhet t’i bleni, çfarë pajisje shtesë për për ndërrim të pelenave i’u duhen, dhe sa shpesh ka nevojë i vogli për ndërrim të pelenave.

Si të zgjedh mes pelenave që përdoren vetëm një herë, dhe pelenave që mund të përdoren disa herë?

Ka shumë të mira dhe të këqija në zgjdhjen e secilës pelenë. Ato që përdoren vetëm një herë shpesh janë më të përshtatshme, por janë më të shtrenjta se pelenat me pëlhurë. Dhe përderisa pelenat e përdorshme disa herë do të thotë më pak mbeturina, harxhojnë më shumë energji për tu larë dhe tharë.

Këshilla për ndërrimin e pelenave

Sa pelena do të më duhen?

Nëse përdorë pelena për një herë, i sapolinduri mund t’i harxhojë deri në 12 në ditë si fillim.

Është më lirë të bleni pelena vetëm për një herë me shumicë. Por nëse doni është më mirë të pritni derisa të arrijë fëmija para se të furnizoheni, për të parë se çfarë madhësie dhe lloji i përshtaten më së miri.

Nëse jeni duke përdorur pelena të pëlhurës, dhe planifikon t’i lani për çdo 3-4 ditë, me siguri do t’iu duhen rreth 20 – 24 pelena. Varësisht nga pelenat që do të përdorni, me siguri do t’iu duhen astar, shtesa, kapëse rezistente nga uji apo kapëse për pelena, oso kombinim i këtyre. Prodhuesi i pelenës që keni zgjedhur do t’iu tregojë saktësisht se cilat pjesë i’u duhen.

Nëse keni fëmijën në spital, do të ipen disa mostra të pelenave të ndryshme për t’i provuar. Klubet e nënave dhe fëmijëve të drejtuara nga faqe interneti apo supermarkete shpesh ofrojnë mostra të pelenave, bashkë me disa pa pagesë.

Cilët aksesorë të tjerë për ndërrim të pelenave duhet të blej para se të lind fëmija?

Për të lehtësuar ditët e para me të posalindurin, është ide e mirë që të bleni disa aksesorë të domosdoshëm për ndërrimin e pelenave para se të lind fëmija. Përveç pelenave, do t’iu duhen:

  • Një vend i sigurt për t’i ndërruar. Mund të vendosëni mes blerjes së një njësi për ndërrim apo qilim për ndërrim. Një peshqir i pastërt në dysheme apo krevat punon po aq mirë.
  • Faculeta për fëmijë pa erë dhe pa alkool, shtubë apo lesh pambuku.
  • Krem barriere për të mbrojtur kundër skuqjes nga pelenat
  • Thes për pelena, dhe kosh të mbyllur apo sistem për hedhjen e pelenave, për pelena që përdoren vetëm një herë, apo një kovë të pelenave apo qese të lagur për pelena të përdorshme disa herë.

Si ta di se fëmija im ka nevojë për ndërrim të pelenave?

Pas ditëve të para, i posalinduri do ta kryej nevojën e madhe disa herë në ditë, dhe nevojën e vogël çdo 1 apo 3 orë. Por, mund të mos qaj apo të tregojë parehati kur është lagur apo papastër. Kështu që mund të jetë e vështirë për të treguar se a ka nevojë për ndërrim.

Ka shumë shenja që duhet të shikoni kur doni të dini se a ka nevojë fëmija për ndërrim. Përveç erës, që është shenja kryesore, mund të vëreni fëmijën të tendoset apo të skuqet në fytyrë. Mund edhe të vëreni ndonjë tingull që i’u ndihmon!

Është më e vështirë për të ditur se a ka urinuar. Veçënarisht nëse jeni duke përdorur pelena për një përdorim.

Vendosja e gishtit të pastërt në pelenën e fëmijës për të shikuar për lagëshit, mund të ndihmojë, por disa pelena janë aq adsorbuese që mund të jetë e vështirë për të vendosur. Apo mund të shikoni pelenën nëse është fryrë apo duket e rëndë. Disa pelena për të posalindurit vijnë me indikatorë për lagështi, që ndërrojnë ngjyrën kur pelena të jetë e lagur.

Urina e fëmijës, e kombinuar me bakterie në feçe, mund ta lëndojnë lëkurën e fëmijës që shpie në skuqje nga pelenat. Kështu që ndërrojani pelenën rregullisht: para apo pas ushqimit, dhe çdoherë që kryen nevojën e madhe.

Nuk ka nevojë të zgjoni fëmijën gjatë natës për t’i ndërruar pelenën. Por kur të zgjohet për tu ushqyer, është më mirë t’ia ndërroni. Është më mirë t’ia ndërroni para ushqimit, kështu që të ketë kohë të përgjumet përsëri kur është duke u ushqyer. Por nëse fëmija kryen nevojën gjatë apo pas ushqimit është më mirë t’ia ndërroni më pas. Mirëpo mundohuni ta bëni pa rrëmujë dhe zhurmë. Kështu që nuk e ka problem të bie përsëri në gjumë. Kjo mund të jetë e vështirë në fillim, por pas pak praktike, do të bëheni mjeshtër i ndërrimit të pelenës në qetësi dhe në errësirë.

Këshilla Për Ndërrimin e Pelenave: Jini të Përgatitur

Si mund të lehtësojë ndërrimin e pelenave për të dy?

Nëse fëmija lëviz apo proteston kur ia ndërroni pelenën, mundohuni t’ia hiqni mendjen nga aty. Mbani një lodër speciale në vendin e ndërrimin, dhe lëreni ta mbaj përderisa ju e ndërroni atë. Apo provoni t’i këndoni ninullë, luani kukafshehti apo t’i tregoni pjesë të ndryshme të trupit derisa e ndërroni.

Edhe pse ndërrimi i pelenave mund të duket bezdi, janë shansa të mira për t’u lidhur me fëmijën gjithashtu. Kur t’i keni perfeksionuar baziket, do ta kryeni pa e menduar fare, dhe mund ta shfrytëzoni kohën për të folur me fëmijën, me shumë kontakt sy më sy.

Kur të ushqehet dhe ndërrohet fëmija, do të jetë e qetë, në disponim të mirë, gati për disa minuta të lojës apo të zvarritjes. Apo mund të jetë e përgjumur dhe preferon të shtrihet në prehërin tuaj për një gjumë të qetë.

Si mund t’ia ndrroj pelenën fëmijës nëse nuk jam në shtëpi?

Për ndërrime të pelenave kur jeni larg të shtëpisë, paketoni një çantë me gjërat esenciale për ndërrim.

Do t’iu duhen:

  • Pelena të pastra.
  • Një qilim portativ, peshqir apo muslin për ta vendosur fëmijën kur të jeni duke e ndërruar.
  • Faculeta për bebe. Pa erë apo pëlhura për disa përdorime për të pastruar të pasmet e fëmijës.
  • Qese për pelena, ose nëse përdorni pelena të pëlhurës, një qese për lagështi.
  • Krem për barrier.
  • Rroba në rast të rrjedhjeve.
  • Dezinfektues të duarve, nëse nuk mund të shkoni deri tek një lavaman për të larë duart menjëherë.

Banjot në vende publike si dyqane, restorante apo aeroporte zakonisht kanë njësi apo qilim për ndërrimin e pelenave për përdorim, mirëpo është më mirë të shtroni muslinin e pastër mbi të. Me siguri kanë shportë për të vendosur pelenat e papastra për një përdorim.

Nëse nuk mund të gjeni shportë, mos e hedhni në tualet, pasi mund të shkaktoj bllokim. Me një kapëse mund ta vendosni në qesen e pelenave dhe ta merrni me vete në çantën për ndërrim derisa të gjeni një shportë.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com