Lart

Këshilla për Ushqyerjen të Binjakëve me Gji

A nënkuptojnë dy gojë dy herë më shumë probleme të të ushqyerit? Jo domosdoshmërisht. Ja çfarë duhet të dini që ta përgatitni veten për sukses në dhënien e gjirit.

Nëse jeni nënë e binjakëve, dhënia e gjirit mund të jetë dyfish më e vështirë në fillim: në  fund të fundit keni dy gojë për të ushqyer, dy trupa të vegjël për t’i balancuar, dhe tre persona që duhet të mendojnë për zgjidhjen e dhënies së gjirit. Sigurisht përfitimet nga të ushqyerit me gji bëjnë që t’ia vlejë barra qiranë.

Kur bie në ritmin e kujdesit të fëmijëve (dhe do të bieni!), jo vetëm që do të duket e mundur por edhe e përshatshme ( nuk keni nevojë të lani shishet) dhe dyfish shpërblyese.

Ja si do të arrini sukses kur jeni duke ushqyer me gji binjakët.

Këshilla për Ushqyerjen të Binjakëve me Gji

Gjetja e një orari për kujdesin e binjakëve

Për javët e para, foshnjeve duhet t’iu japni gji prej 8 deri në 12 herë në ditë. Kjo i bie diku një herë çdo 2 apo 3 orë, natë dhe ditë. Secila herë duhet të zgjatë për 20 deri në 30 minuta – por prisni për secilin fëmijë të sinjalizojë se ka përfunduar para se të ndaloni ( cikli thithje – gëlltitje ngadalësohet në rreth 4 thithje e 1 gëlltitje).

Në fillim, mundohnui t’i ushqeni binjakët në të njëjtin orar. Mirëpo mos harroni se edhe binjakët identik kanë ndryshime në personalitete, apetite, dhe kërkojnë kujdes të ndryshëm.

Kështu që mundohuni t’i përshtateni secilit; njëri mund të ketë nevojë më shpesh se tjetri. Disa nëna e lejojnë urinë e njërit binjakë të diktojë orarin e ngrënies së të dyve. Disa i ushqejnë sipas kërkesës gjatë ditës, ndërsa i përmbahen orarit gjatë natës. Çfarëdo që të zgjedhni mbani shënime të kujdesshme për t’u siguruar se secila bebe është e ushqyer çdo herë.

 

Këshilla dhe pozicione për të ushqyer binjakët në të njëjtën kohë 

Pasi keni dy gjinjë dhe dy gojë për të ushqyer, pse të mos i ushqeni bashkë, me stil tandem. Përderisa është më mirë të ushqeni fëmijët me rend derisa të mësohen të mbahen, derisa të dytë të jenë rehatë me ushqimin, një avantazh i dukshëm i ushqimit tandem, është se nuk keni pse të shpenzoni tërë ditën dhe natën duke i ushqyer ( njëherë fëmijën A, pastaj fëmijën B, dhe përsëri tek fëmija A e kështu me rradhë). Disa këshilla:

  • Konsideroni të merrni jastëk për t’i ushqyer. Ndonjë i dizajnuar specifikisht për binjakë mund të bëjë më të lehtë pozicionimin e fëmijëve. Apo mund të përdorni dy jastëkë të thjeshtë apo peshqira të mbështjellur.
  • Përgatituni. Kur jeni duke u përgaditur në fillim, vendosni jastëkët dhe thoni dikujt që t’iu jap fëmijët. Nëse jeni vetëm, vendosuni në dysheme përpara divanit (me shumë jastëkë). Vendosni fëmijët në “karriget” e tyre të buta në njërën nga anët ku ju do të uleni. Vendosni jastëkët rreth belit dhe poziciononi fëmijët një nga një në jastëkë, pastaj mbajini.
  • Gjeni pozicionin më të mirë për t’i ushqyer. Provoni të vendosni të dy fëmijët në pozicionin e futbollit apo të djepit, me jastëkë për t’u mbështetur kokën. Apo kombinoni të dyjat, përsëri duke e përdorur jastëkun për mbështetje. Eksperimentoni derisa të dy fëmijët të jenë në rehati.
  • Alternoni gjnjët. Mos harroni të ndërroni gjinjët për secilin fëmijë çdo herë (apo të paktën ndërroni anët çdo ditë) kështu që të dy gjinjët të stimulohen njëjtë.
  • Ushqimi i trinjakëve (apo më shumë). Nëse keni tre apo më shumë fëmijë për të ushqyer, ushqeni dy për menjëherë, dhe pastaj ushqeni fëmijën e tretë, duke mos harruar të ndërroni fëmijën që është duke u ushqyer vetëm.
  • Bëni çfarë i’u përshtatet. Mos u shqetësoni nëse ushqimi tandem nuk i’u përshtatet, edhe me praktikë. Mund të ushqeni njërin fëmijë me shishe (duke përdorur qumësht të pompuar apo formulë, nëse jeni duke përdorur shtesa) duke ushqyer me gji tjetrin (dhe pastaj ndërroni), apo ushqeni një nga një. E rëndësishmja është që të bëni atë që i’u përshtatet ju dhe fëmijëve.
  • Fokusohuni në kapjen. Dhënia e gjirit nuk duhet të bëjë që thithkat të çahen apo të lëndohen, lëndimi zakonisht shkaktohet nga kapja e varfër (apo ndoshta, infektimi i gojës). Kështu që nëse keni thithka të buta, provoni kremin lanolin të lehtësoni dhimbjen dhe shpenzoni kohë ekstra duke u munduar të përmirësoni kapjen e fëmijës.

 

Sa kalori i djegë ushqyerja me gji e binjakëve

Duke ushqyer dhe duke djegur aq shumë kalori do të thotë se duhet të hani më shumë. Për t’u furnizuar kur jeni duke i ushqyer binjakët, do t’iu duhen 450 – 500 kalori mbi nevojat tuaja të parashtatzënisë për secilin fëmijë – apo përafërsisht 1000 kalori shtesë në total. Mund t’iu duhet që ta rrisni marrjen e kalorive me rritjen e fëmijëve dhe shtimit të apetit të tyre. Apo duhet të zvogëloni sasinë nëse përdorni shtesa me formula dhe/ose solide, apo nëse keni rezerva të dhjamit që doni t’i digjni.

Për t’u furnizuar, përmbajuni një diete të mençur dhe të balancuar për dhënie të gjirit dhe pini shumë ujë. Gjithashtu sigurohuni se po merrni shumë kalcium. Të gjitha nënat që japin gji duhet të marrin të paktën 1,000 mg në ditë, por nënave që ushqejnë binjakë apo më shumë fëmijë mund t’iu duhen akoma më shumë.

Këshilla për Ushqyerjen të Binjakëve me Gji

Prodhimi i mjaftueshëm i qumështit për të dy fëmijët: Si të rrisim furnizimin

Nëse jeni duke ushqyer binjakë, ushqyerja e shpeshtë e mban furnizimin në nivel të lartë. Por nëse jeni duke ushqyer sipas kërkesës dhe akoma keni probleme me furnizimin e qumështit, stimulimi i rregullt me pompë mund t’iu ndihmojë.

Pasi shumica e qumëshit vjen në 5 minutat e para, shumë sesione të shkurtra çdo ditë mund të rrisin furnizimin më mirë sesa më pak sesione të gjata. Synoni për një orarë me 4 herë në ditë përveç kujdesit ndaj fëmijëve.

Një pompë dyfishe elektrike do të bëhet shoku juaj i ri – veçanërisht pasi mund t’iu ndihmojë të merrni disa orë ekstra të çmueshme të gjumit përderisa dikush tjetër e përdorë qumështin tuaj për t’i ushqyer bebet.

 

Ushqimi me gji vs shtesat për binjakë

Rekomandohet dhënia e gjirit derisa fëmijët të jenë 6 muajsh apo shtim të dhënies së gjirit deri në 1 vjet. Por, kur jeni duke ushqyer binjakë, ky rekomandim mund të jetë i vështirë për t’u ndjekur. Kjo është në rregull!

Mos e fajsoni veten nëse nuk mundeni që t’i ushqeni me gji binjakët ekskluzivisht për 6 mua apo as 2 e 3. Shtesat me formula mund t’iu ndihmojnë të ushqeni me gji për më shumë kohë. Mirëpo pasi suplementimi mund ta zvogëlojë furnizimin me qumësht për shkak të mungesës së kërkesës, mundohuni të pomponi rregullisht.

 

Marrja e ndihmës për të ushqyer me gji binjakët

Shumica e nënave e kanë të vështirë të ushqejnë binjakët, kështu që mos u friksoni të kërkoni ndihmë. Pediatri juaj, këshilltari për laktim dhe/ose një doula që ka ekperiencë me shumënjakë mund të jap ndihmë. Gjithashtu të paçmueshme: këshillat e nënave të tjera të shumënjakëve që janë duke i ushqyer me gji.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com