Lart

Këshilla Se Si Të Kujdeseni Për Dhëmbët e Qumështit Për Fëmijët Tuaj

 

A po ju mbanë zgjuar natën fëmija juat të cilit po i dalin dhëmbët? Kuptoni si duhet ti’ zbutni mishrat e lënduar dhe kujdeseni për dhëmbët e rinj të foshnjës tuaj.

Jargitja, nervoza dhe të qarit mund të bëjë daljen e dhëmbëve një përvojë të hidhur për foshnjat dhe prindërit. Këtu gjeni informacionet për të ndihmuar në lehtësimin e dhembjes – për të dy.

kujdesja per dhembet e qumeshtit

Çfarë është tipike?

Megjithëse koha ndryshon shumë, foshnjave shpesh fillojnë të i’u dalin dhëmbët kur janë afro 6 muaj. Dy dhëmbët e poshtëm qendror (prerësit e ulët qendror) zakonisht janë të parët që shfaqen, të ndjekur nga dy dhëmbët e sipërm qendror (prerësit e sipërm qendrorë).

Shenjat dhe simptomat klasike të daljes së dhëmbëve përfshijnë:

  • Jargitje
  • Përtypjen e objekteve
  • Ndjeshmëri ose nërvozizëm
  • Mishra të lënduar ose të butë
  • Ethe rektale të ulët prej 37.2 °C

Shumë prindër dyshojnë se dalja e dhëmbëve shkakton ethe më të lartë dhe diarre, por studiuesit thonë se ato nuk janë shenja të daljes së dhëmbëve. Nëse fëmija juaj ka temperaturë rektale prej 38 °C ose diarre, bisedoni me mjekun tuaj.

Cila është mënyra më e mirë për të zbutur mishrat e lënduar?

Nëse fëmija juaj të cilit janë duke i dalur dhëmbët duket i parehatshëm, merrni parasysh këto këshilla të thjeshta:

  • Fërkoni mishrat e fëmijës suaj. Përdorni një gisht të pastër ose një garzë të lagur për të fërkuar mishrat e fëmijës suaj. Presioni mund të lehtësojë sikletin e fëmijës suaj.
  • Mbajini mishrat e dhëmbëve të ftohtë. Një rrobë e ftohtë, lugë ose një kruarëse e ftohtë e dhëmbëve mund të qetësojë mishrat e një fëmije. Megjithatë, mos i jepni fëmijës kruarëse të ngrirë të dhëmbëve.
  • Provoni ushqime të forta. Nëse fëmija juaj han ushqime të ngurta, ju mund t’i ofroni diçka të ngrënshme për ta brejtur – të tillë si kastravec ose karotë të ftohur dhe të qëruar. Megjithatë, mbajeni fëmijën tuaj nën vëzhgim. Çdo cope e kastravecit ose karrotës që thyhet mund të përbëjë rrezik për të i’a nxënë frymën.
  • Thani jargitjet. Jargitja e tepërt është pjesë e procesit të daljes së dhëmbëve. Të pasurit një kruarëse dhëmbësh, gisht ose objekt tjetër në gojë prodhon pështymë. Për të parandaluar acarimin e lëkurës, mbani një leckë të pastër të butë për të hequtharër mjekrën e foshnjës. Konsideroni përdorimin e një hidratuesi të tillë si krem ose locion me bazë uji.
  • Provoni ilaç pa përshkrim të mjekut. Nëse fëmija juaj është veçanërisht nervoz, acetaminofeni (Tylenol, të tjerë) ose ibuprofen (Advil, Motrin i fëmijëve, të tjerë) mund të ndihmojnë.

Shmangni tabletat homeopatike për daljen e dhëmbëve dhe ilaçe që përmbajnë lehtësues të dhimbjes benzocaine ose lidocaine. Ato mund të jenë të dëmshme – madje fatale – për fëmijën tuaj.

A duhet të thërras mjekun?

Dalja e dhëmbëve zakonisht mund të trajtohet në shtëpi. Kontaktoni mjekun nëse foshnja juaj ka ethe, duket veçanërisht e parehatshme, ose ka shenja ose simptoma të tjera të sëmundjes që nuk mund të lidhen me daljen e dhëmbëve.

Si mund të kujdesem për dhëmbët e rinj të fëmijës tim?

Në mënyrë ideale, duhet të fërkoni një rrobë të pastër dhe të lagur ose një furçë dhëmbësh të butë mbi mishrat e fëmijës suaj çdo ditë. Nëse jo, tani është një kohë e mirë për të filluar. Pastrimi mund të ndalojë ndërtimin e baktereve në gojën e fëmijës.

Kur shfaqen dhëmbët e parë të foshnjës tuaj, përdorni një furçë dhëmbësh të vogël e të butë. Derisa fëmija juaj të mësojë të pështyjë – rreth moshës 3 vjeçqare – përdorni një njollë pastë fluoride dhëmbësh jo më të madhe se madhësia e një kokrre orizi. Pastaj kaloni në madhësi të bizeles teksa afrohen 2 deri 3 vjet.

Është gjithashtu koha për të menduar për kontrollet dentare të rregullta. Caktoni vizitën e pare dentare të fëmijës pas shpërthimit të dhëmbit të parë dhe jo më vonë se ditëlindja e tij / saj e parë.

Dhëmbët dhe mishrat e foshnjës suaj do të ekzaminohen në kontrollet e foshnjave. Mos harroni, kujdesi dentar i rregullt gjatë fëmijërisë ndihmon në dhëmbë dhe mishrave të shëndoshë për një jetë të tërë.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com