Lart

Larja e Foshnjës Suaj

Nuk keni nevojë të lani fëmijën për çdo ditë. Më mirë është t’i lani me kujdes fytyrën, qafën, duart dhe të pasmet. Kjo shpesh quhet “topping dhe tailing”.

Zgjedhni kohën kur fëmija të jetë zgjuar dhe i kënaqur. Sigurohuni se dhoma është e ngrohtë. Bëni gjithçka gati më herët. Do t’iu duhet një tas me ujë të ngrohtë, një peshqir, lesh pambuku, pelena të reja dhe rroba të pastra nëse i’u duket e nevojshme.

Mund t’iu ndihmojnë udhëzimet e mëposhtme që tregojnë hap pas hapi si duhet pastruar fëmijën:

  • Vendoseni fëmijën në gjurin tuaj apo shtrijeni në një qilim për t’i ndërruar rrobat. Hiqjani rrobat, përveç jelekut dhe pelenave, dhe mbështillini me peshqir.
  • Uleni leshin e pambukut në ujë (sigurohuni që të mos laget shumë) dhe fërkojeni lehtësisht rreth syve të fëmijës duke shkuar nga hunda, duke përdorur një pjesë të re të leshit të pambukut për secilin sy. Këtë e bëjmë për të mos transferuar ndonjë papastërsi apo infeksion nga një sy në tjetrin.
  • Përdorni pjesë të re të leshit të pambukut për të pastruar rreth veshëve të fëmijës, por jo brenda. Kurr mos përdorni pambukun për të pastruar brendësinë e veshëve të fëmijës. Pastroni pjesën tjetër të fytyrës së fëmijës, qafën duart në të njëjtën mënyrë dhe thani me kujdes me peshqir.
  • Hiqni pelenën dhe pastroni zonën gjenitale dhe të pasmet e foshnjes me pambuk të ri dhe ujë të ngrohtë. Thani me shumë kujdes të gjitha pjesët e lëkurës, dhe ndrrojini pelenat.

Do të ndihmojë fëmijën të relaksohet nëse ju i flisni kur jeni duke i pastruar. Sa më shumë që e dëgjojnë zërin tuaj, aq më shumë do të mësohen duke i’u dëgjuar dhe do të fillojnë të kuptojnë se çfarë po thoni.

Larja e foshnjës suaj

Pastrimi i sigurt i foshnjës suaj

Nuk është e nevojshme të pastroni fëmijën çdo ditë, por nëse vërtetë e pëlqejnë, ska arsye për të mos e bërë.

Është më mirë të mos i lani menjëherë pas ushqimit apo kur janë të uritur dhe të lodhur. Sigurohuni se dhoma ku jeni duke i pastruar të jetë e ngrohtë.

Merrni gjithçka që i’u duhet afër vetss: vaskë për fëmijë apo larëse të pastërt të mbushur me ujë të ngrohtë, dy peshqira, pelenë të pastërt, rroba të pastra dhe lesh pambuku.

  • Uji duhet të jetë i vakët, jo shumë i ngrohtë. Provojeni me dorë apo bërryl dhe përzijeni mirë kështu që nuk ka pjesë të nxehta.
  • Mbajeni fëmijën tek gjuri dhe pastrojani fytyrën, siç thamë më parë.
  • Pastaj, pastrojani flokët më ujë të thjeshtë, duke i vendosur në vaskë.
  • Pasi i’a keni tharë flokët me kujdes, mund t’ia hiqni pelenën, duke e pastruar rrëmujën.
  • Uleni me ngadalë në vaskë duke përdorur njërën dorë për t’i mbajtur parakrahun dhe për t’ia mbajtur kokën dhe shpatullat.
  • Mos shtoni pastrues të lëngshëm në ujë. Uji i thjeshtë është opsioni  më i mirë për lëkurën e fëmijës në muajin e parë.
  • Mbajeni kokën e fëmijës mbi ujë. Përdoreni dorën tjetër për të larë fëmijën me kujdes por pa e spërkatur ujin.
  • Kurr mos e lini fëmijën vetëm në vaskë, as për një sekondë.
  • Nxirreni fëmijën dhe thajeni me peshqir, duke i kushtuar vëmendje veçanërisht rrudhave në lëkurë.
  • Kjo është kohë e mirë për të masazhuar fëmijën. Masazhet i ndihmojnë për t’u relaksuar dhe për të fjetur. Mos përdorni locion apo vajëra derisa fëmija të jetë të paktën 1 muajsh.
  • Nëse fëmija duket i frikësuar nga larja dhe qanë, provoni të laheni bashkë. Sigurohuni që uji të mos jetë shumë i ngrohtë. Është më e lehtë nëse dikush tjetër e mban fëmijën derisa ju hyni dhe dilni nga vaska.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Gjenetika dhe Foshnja Juaj

Mënyrë Efektive për Dhënien e Ilaçeve Tek Foshnjet

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com