Lart

Masazhimi i Foshnjës Suaj

Masazhi është një mënyrë e mirë për t’i shfaqur dashurinë dhe kujdesin foshnjes. Masazhi ndihmon në qetësimin e foshnjes dhe e ndihmon të bie në gjumë.

Masazhet kanë përfitime të shumta për fëmijën, përfshirë përmirësimin e rritjes së peshës, ndihmon në tretje, e përmirëson qarkullimin dhe lehtëson dhimbjen e daljes së dhëmbëve. Masazhi është një mënyrë e mirë për ju dhe partnerin që të formoni lidhje me fëmijën, dhe mund të ndiheni edhe ju të relaksuar gjithashtu!

 

Masazhimi i foshnjës suaj

Çfarë është një masazh për foshnjë?

Masazhi për foshnjë është një përkëdhelje e lehtë dhe ritmike e trupit të bebes me duart tuaja. Mund të përdorni vajëra apo kremra që ndihmojnë duart tuaja të levizin pa problem në lëkurën e bebes. Si pjesë rutinore e masazhit, mundeni lehtësisht të manipuloni këmbët kyqet dhe gishtat e bebes. Mund t’i flisni lehtësisht, t’i këndoni nën zë apo ti këndoni normal përderisa jeni duke e masazhuar, që mund ta bëjë më të besueshme për beben.

Përkëdheljet relaksuese të duarve tuaja stimulojnë prodhimin e hormonit oksitocinë që i’u bënë të ndiheni mirë, ju, foshnja e gjithashtu edhe partneri, nëse është duke shikuar. Oksitocina është një hormon që i’u jep atë ngrohtësi, apo ndjenjë të dashurisë kur e mbani fëmijën afër apo kur e ushqeni me gji.

Cilat janë përfitimet e masazhit për foshnjen?

Ka mënyra të ndryshme që masazhi i bebes mund të ketë përfitime jo vetëm për foshnjen, por edhe për ju dhe partnerin gjithashtu. Masazhi mund të ndihmojë foshnjen të:

  • Zhvillohet mentalisht, socialisht dhe fizikisht
  • Rrijë e relaksuar dhe të mos mërzitet
  • Qaj dhe të nervozohet më pak
  • Flejë me mirë

Një studim zbuloi se ai masazh në ditët e para mund të ndihmojë të porsalindurit të shërohen nga verdhëza më shpejt.

Mund të shihni se dhënia e masazheve bebes i’u rritë disponimin dhe i’u ndihmon të ndiheni më e forcuar si prind. Koha që lë për masazh mund të jetë koha juaj speciale bashkë. Përderisa e masazhoni beben, shkimi në sy dhe dialogu me të vjen si diçka natyrale.

Kjo është një prej arsyeve që ndihmon nënat me depresion postnatal, apo që janë në rrezik nga depresioni, dhe të bashkveproj me beben.

Masazhet e bebeve mund të jenë të mira edhe për baballarët gjithashtu. Disa baballarë e humbin shumicën e kujdesit personal me beben, veqënarisht nëse janë në punë dhe fëmija i tyre ushqehet me gji.

Një masazh i rregullt me babain mund të bëhet rutinë, ndoshta gjatë kohës së fjetjes, që ndihmon që të afrojë babain me beben. Gjithashtu mund të ndihmojë nëse partneri juaj është i stresuar.

Masazhet mund të jenë shumë të mira veçanërisht për fëmijët e lindur para kohe në kujdes special, kjo rezulton në:

  • Përmirësim në shtim të peshës, veçënarisht nëse përdoren vajrat. Masazhi stimulon një nerv kyq, të quajtur nervi vagus, që lidh trurin me pjesët e tjera të rëndësishme të trupit, përfshirë stomakun. Stimulimi i këtij nervi mund të përmirsojë tretjen dhe lëvizjen e zorrëve, që ndihmon beben të shtojë peshë.
  • Ritëm të qëndrueshëm të zemrës. Masazhi përmirëson pjesët e sistemit nervor që rregullojnë organet. Kështu që masazhi mund të ndihmojë në mbajtjen e qëndrueshme të ritmit të zemrës për fëmijën e lindur parakohe.
  • Reagim të qetë ndaj stresit dhe dhimbjes.
  • Aktivitet të qëndrueshëm të trurit. Foshnjet e lindura parakohe që masazhohen janë të prirura të kenë aktivitet të trurit që zhvillohet në nivele normale. Bebet e lindura para kohe që nuk masazhohen kanë treguar zvogëlim në zhvillimin e aktivitetit të trurit

Këto benefite mund të tregojnë se bebet e lindura parakohe që masazhohen vinë në gjendje normale dhe mund të shkojnë në shtëpi me familjet e tyre më herët se bebet që nuk masazhohen.

Kur është koha më e mirë për të masazhuar beben?

Zgjedhni kohën kur fëmija juaj është mes ushqyerjeve. Kështu që nuk do të jetë shumë i uritur apo i mbushur. Është gjithashtu mirë të mos filloni kur e ka orarin e gjumit, por kur janë të qëndrueshëm. Nëse fëmija juaj është qetësisht i alarmuar dhe i interesuar në ambientin që e rrethon, do të thotë se është gati të bashkëveperojë me ju.

Nëse fëmija juaj është duke u ushqyer dhe fjetur shpesh, mund të mendoni se kur është koha e artë për masazh! Do ta kuptoni kur fëmija juaj është gati për një masazh. Nëse doni mund ta bëni pjesë të rutinës së gjumit të fëmijës, mbase pas larjes dhe para ushqyerjes që e bëni para gjumit.

Një masazh para gjumit do ta ndihmojë beben të çlodhet pas stimulimit të ditës dhe të qetësohet, të bëhet gati për gjumë.

Masazhimi i Foshnjës Suaj

Çfarë më duhet para se të fillojë masazhin?

Është e rëndësishme të gjeni një dhomë të mirë në shtëpinë tuaj për masazhin e bebes ku do të jeni rehatshëm dhe nuk do të shqetësoheni. Sigurohuni se dhoma është e ngrohtë (rreth 24 gradë celcius) pa shkujë (promajë). Shtrijeni beben në peshqir apo çarçaf të palosur, apo në një çilim për ndërrim. Nëse është ftohtë preferohet të mos ia hiqni jelekun. Apo lejojeni të jetë tërësishtë i zhveshur si ndryshim.

Pasi kjo është një kohë speciale për ju dhe foshnjen, sigurohuni se nuk ka shpërqëndrime në dhomë. Nëse keni kafshë shtëpiake futeni në një dhomë tjetër, dhe fikeni telefonin. Nëse doni mund të lëshoni muzikë relaksuese, me zë mjaftueshëm që fëmija të dëgjojë zërin tuaj.

Merrni gjithçka që ju duhet afër, përshirë:

  • Vaj për masazh apo krem zbutës
  • Peshqirë apo muslin për të pastruar ndonjë aksident
  • Rroba për t’ia veshur fëmijës më pas
  • Dhe çantën e zakonshme për ndërrimin e pelenave

Përdorimi i vajrave apo kremërave do të lehtësojë fërkimin e duarve tuaja në lëkurën e bebes dhe mund të jetë më relaksuese për të. Ju vendosni nëse përdorni zbutës të lëkurës, nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë apo ekzma, zbutës medicional, vaj të perimeve, apo vaj të mineraleve për masazh.

Vajrat e perimeve që janë të pasura me acid linoleik, si vaji i safflower, janë më të mira për lëkurën e bebes se vajërat që kanë më shumë acid oleik, si vaji i ullirit. Lexoni pyetjet e ekspertit për vajrat për masazh të bebes për të zbuluar se cila nga vajrat janë më të mira.

Çfarëdo vaji apo kremi që përdorni, është më mirë që ta vendosni një sasi të vogël në lëkurën e bebes në fillim, në rast se ka reaksion ndaj saj. Bëjeni këtë test ditën para se të masazhoni beben.

Mirëpo ekzistojnë vajra apo kremëra që sigurisht është më mirë të mos i përdorni. Këto janë:

  • Vaji mustard, pasi ka efekt toksik në barrierën e lëkurës, duke shkaktuar irritim dhe dëme potenciale në lëkurën delikate të bebes.
  • Vaj kikiriku të parafinuar, pasi proteinat që përmbajnë mund të rrisin ndjeshmërinë e bebes ndaj reaksioneve alergjike ndaj kikirikut, apo të shkaktojnë reaksion në lëkurën e bebes. Është më e sigurtë të evitoni vajin e kikirikut të rafinuar gjithashtu. Edhe pse nuk ka prova se është e prirur të shkaktojë probleme, gjithmonë qëndron rreziku që të jetë i kontaminuar me vaj të parafinuar të kikirikut.
  • Krem ujor, pasi përmban detergjent të vrazhdë të quajtur sulfat lauryl i natriumit, që mund të irritojë lëkurën e bebes dhe të dëmtojë barrierën e lëkurës.

Nëse fëmija juaj ka ekzmë, është më mirë të përdorni kremin e përshkruar nga mjeku apo zbutës gjatë masazhit.

Si duhet të masazhojë beben?

Për herët e para, është më mirë të masazhoni vetëm këmbët e bebes derisa ajo të mësohet me këtë ndjenjë. Është vend i mirë për të filluar pasi fëmija është i mësuar t’i preken këmbët gjatë ndërrimit të pelenave.

Pastaj mundohuni t’i përmbaheni një modeli rutinë, ndoshta duke i masazhuar bebes në fillim këmbët pastaj krahët, duart dhe trupin. Fëmija juaj do të vlerësojë rutinën. Do të ndihet e rehatshme nëse e di se çfarë vjen më pas.

Të mësoni një rutinë të masazhit, mund të pyesni mjekun nëse ka ndonjë klinikë apo qendër për fëmijë afër që mbanë kurs për masazhë të bebes.

Nëse doni të filloni më herët, shikoni në udhëzimet tona shkallë për shkallë, apo ndiqni këtë rutinë:

  • Ngrohni një sasi të vogël të vajit apo kremit me duar duke e fërkuar mes pëllëmbëve.
  • Lehtësisht fërkojeni në lëkurën e bebes, duke filluar me këmbët.
  • Vazhdoni nga këmbët lart, duke ngjeshur lehtësisht pulpin dhe kofshët.
  • Për gjoksin e bebes dhe barkun, lehtësisht vendosni të dy duart drejt në qendër të trupit të saj. Shtrini duart anash, si duke i shtrirë fletët e një libri.
  • Me duart e juaja të shtrira, përdorni majat e gishtave për të vazhduar në rrathë të vegjël.
  • Vazhdoni për aq sa e pëlqen fëmija.

Leximi i shenjave të fëmijës është aspekti më i rëndësishëm i masazhit. Fëmija do të tregojë kur masazhi duhet të mbarojë cilat përkëdhelje i pëlqejnë apo cilat nuk i pëlqejnë . Nëse fëmija juaj fillon të qajë gjatë masazhit, është duke i’u treguar se është mjaftueshëm.

Shikoni video të masazheve për më shumë këshilla fantastike: kemi një udhëzues shkallë për shkallë për masazh, i dizajnuar për qetësim, forcim, tretje dhe tërheqje.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com