Orari i Gjumit për Vitin e Parë të Foshnjës Suaj
Të gjithë prindërit duan që foshnja e tyre të flej mirë. Por shumë nga ata nuk e dinë detaje si:
- Sa gjatë do të flejë fëmija im?
- Në çfarë kohe duhet të shkojë në shtrat? Sa orë gjumi mund të pres realisht?
- Si ndryshon orari i gjumit i foshnjës me kalimin e kohës?
Gjithkush e di se fëmija i tyre i posalindur nuk do të fle shumë gjatë javëve të para. Mirëpo, gabimi kryesor i prindërve të rinj është se mendojnë që sapo fëmija të kaloj javët e para, do te fle më shumë. Realiteti, për disa – nëse jo për shumicën e foshnjave, është sfidë me momente të lumtura dhe poashtu hidheruse!
Më poshtë është një listë të asaj që ju mund të prisni për gjumin e foshnjës së bashku me momente të zakonshme që shumë foshnje përjetojnë gjatë vitit të parë. (Ju lutem mbani mend, secila foshnje është unike dhe oraret e gjumit mund të ndryshojnë shumë.)
Lindja – 2 Muaj
Gjumi total: 14 deri në 18 orë në ditë. Gjatë muajve të parë, foshnjat flenë pjesë-pjesë, duke u zgjuar gjatë ditës për t’u ushqyer. Në javët e para, ju mund të prisni që i vogli juaj të qajë nga uria 10-12 herë në ditë.
Dita fillon rreth orës 7:00 për foshnjën tuaj.
Dremitja: I vogli juaj do të marrë shumë sy gjumi (deri në 8 orë në ditë). Cikli i ditës është: 1-2 orë zgjuar, pastaj 1-2 orë gjumë. Gjatë muajit të dytë, në qoftë se gjumi i foshnjës suaj kalon më shumë se 1.5 – 2 orë, nuk është ide e keqe ta zgjosh atë për t’a ushqyer. Të fjeturit gjatë do të thotë më pak ushqyerje gjatë ditës, duke e bërë foshnjën më të uritur gjatë natës.
Gjumi i natës fillon rreth orës 10:00. Fëmija juaj do të lëvizë gjatë natës për ushqyerje të rastit. Gjumi më i gjatë zakonisht shkon deri në 4 orë në muajin e parë dhe 4-8 orë në muajin e dytë.
Vëmendje: Zhurma e lehtë, dhe djepi që nga dita e parë ndihmojnë foshnjat të flenë më mirë dhe në mënyrë natyrale.
2 – 4 Muaj
Gjumi i përgjithshëm: 13-14 orë dremisje.
Dita fillon pak më herët tani. Shumica e foshnjave në këtë moshë zgjohen rreth orës 6 të mëngjesit.
Dremitja: Fëmija juaj do të ketë 2-3 dremitje ditore, duke arritur në 4-8 orë gjumë.
Gjumi i natës ndryshon duke fjetur rreth orës 21:00. Foshnja gjithashtu do të fle më gjatë, duke u zgjuar një ose dy herë për ushqim. Gjumi më i gjatë i pandërprerë zakonisht është rreth 5-8 orë (disa mund të flenë më gjatë, sidomos duke përdorur një ndihmës gjumi).
4 – 8 muaj
Gjumi total: 12-14 orë në ditë. Kur beba juaj kalon 4 muaj, ai/ajo ka përfunduar tremujorin e katërt. Shumë nga shokët tuaj që janë prindër të ri mund të jenë ende të dëshpëruar nga lodhja. Pra, nëse i vogli juaj është një gjumash i madh, mos u mburr shumë para nënave të tjera!
Dita fillon në orën 6-8, varësisht nga beba juaj, sigurisht!
Dremitja: 2-3 herë, duke arritur në 3-5 orë në ditë.
Gjumi i natës fillon rreth orës 19-21. Beba juaj mund të ketë një gjumë të pandërprerë prej 6-10 orësh, të cilën shumica e njerëzve do ta quanin “fjetja gjatë gjithë natës!”
Vërejtje: Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon në mes 4-6 muaj. Dhimbja e mishrave të dhëmbëve mund ta bëjë fëmijën tuaj të shqetësuar dhe të prishë gjumin. Zhurmat e lehta mund të jenë shumë të dobishme për të ndihmuar fëmijën tuaj të shpërqëndrohet.
8 – 12 Muaj
Gjumi total: 12-14 orë në ditë kur beba mbush 8 muaj.
Dita fillon rreth orës 6-7.
Dremitja: Ende 2-3 herë në ditë.
Gjumi i natës fillon rreth orës 19-21. Koha më e gjatë në gjumë e foshnjës suaj ka gjasa të jetë 7-10 orë!
Vërejtje: Kjo është koha kur foshnjat duan të zvarriten dhe madje ecin. Ata shpesh zgjohen duke dashur të dalin jashtë djepit dhe të lëvizin rreth dhomës.
12 Muaj
Gjumi total: 12-14 orë në të gjithë ditën.
Dita fillon në orën 6-7.
Dremitja: 2 herë në ditë, duke arritur 2-4 orë në ditë.
Gjumi i natës zakonisht fillon herët, në mes të orës 19-21. Zakonisht, gjumi më së shumti zgjatë mesatarisht 7-10 orë gjatë natës.