Lart

Pse duhet të testohet tiroidja e të posalindurit?

Kur ne u sugjerojmë prindërve testimin e hormoneve të gjëndrës tiroide te i posalinduri, shumë herë e shohim skepticizmin e tyre, duke mos besuar se një i posalindur mund të ketë probleme të tilla.

Por ekspertët në botë i kushtojnë shumë rëndësi këtij ekzaminimi, sepse hipotiroidizmi është gjendje kur i porsalinduri nuk mund të prodhojë hormonet e tiroides.

Gjëndra tiroide për nga madhësia duket e vogel por hormonet e saj luajnë një rol të jashtëzakonshëm në shumë procese metabolike që i japin trupit energji.

E kur flasim te të posalindurit, gjëndra tiroide është thelbësore në zhvillimin e trurit. Prandaj, sado që janë të rralla problemet me tiroiden te të posalindurit, testimi i tyre përmes një analize laboratorike është domosdoshmëri, sepse me një analizë të thjeshtë parandalohen probleme që mund t’a ndikojnë gjithë jetën e fëmijës.Në laboratorin e spitalit “Fati Im”, testimi i hormoneve të gjëndrës tiroide bëhet me profesionalizëm të lartë.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com