Pse Foshnjat Qajnë Gjatë Natës
Prindërit e rinj shpesh dëshirojnë që të kishin një dekoder për të qarat e foshnjës – sidomos të kuptojnë pse fëmijët qajnë natën. Mësoni rreth shkaqeve të ndryshme të qarjes, dhe merrni këshilla se si të ndaloni fëmijën të qajë sot.
Të porsalindurit qajnë shumë, por ata flenë edhe më shumë. Shumica e të porsalindurve flenë rreth tetë deri në nëntë orë gjatë ditës dhe tetë orë gjatë natës, edhe pse jo të gjitha në të njëjtën kohë. Fëmija juaj ndoshta nuk do të fle gjatë natës (gjashtë deri në tetë orë) deri sa të jetë së paku tre muajshe. Disa foshnje nuk flenë gjatë natës deri sa të jenë gjashtë muaj ose më të vjetër. Pra, qëndron arsyeja se shumë nga të qarët fillon kur ju mendoni se foshnja ishte duke fjetur në mënyrë paqësore – ose kur ju jeni duke u përpjekur për të fjetur.
Të qarit është mënyra primare e fëmijës për të dërguar një mesazh. Bebet qajnë natën për të sinjalizuar se ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Çfarë përpiqet t’ju tregojë fëmija kur zgjohet duke qarë apo klithur gjatë gjumit? Këtu janë arsyet kryesore pse foshnjat qajnë natën, dhe çfarë të provoni kur jeni duke u pyetur veten se si ta ndaloni një fëmijë që qan.
Rutina e të qarit
Ky lloj i të qarit zakonisht i atribuohet ndërprerjeve në orarin normal të foshnjës tuaj dhe rrallë vjen nga shqetësimi që lidhet me çështje ushqimi. Mund të jetë koha që fëmija juaj të hajë ose të flejë.
Çfarë Ndihmon: Për të qetësuar një foshnje që qanë gjatë natës, provoni t’a mbani në krahë, t’a mbështjellni dhe të ecni me foshnjën tuaj, të gjitha që ofrojnë lëvizje dhe kontakt të trupit.
Uri e dukëshme
I porsalinduri juaj ka nevojë për të ngrënë çdo disa orë, sepse stomaku i tyre është kaq i vogël. Shumica e foshnjave qajnë gjatë natës sepse janë të uritur.
Ajo që ndihmon: Qarja është në të vërtetë një tregues i vonuar i urisë, pas gjesteve si thithja e buzëve ose I grushtit. Kontrolloni orën dhe nëse janë bërë dy ose tre orë që nga ushqyerja e fundit, fëmija juaj ndoshta është zgjuar për t’ju thënë se duhet të ushqehet.
Cikli uri-gazra-qarje
Nëse fëmija juaj qan natën nga uria për disa kohë, ai/ajo mund të nervozohet shumë dhe ta ketë të vështirë të qetësohet kur ushqimi të mbërrijë. Kur një fëmijë është i furishëm për të ngrënë, ndonjëherë gëlltitë edhe ajrin bashkë me qumështin, duke shkaktuar gazra. Kjo mund të krijojë një cikël të shqetësimit që e bën fëmijën tuaj të nervozohet dhe të qajë në vend që të rehatohet përsëri në gjumë sapo të ngopet.
Çfarë ndihmon: Ushqejeni fëmijën tuaj para se të bëhet tërësisht i uritur. Marrja e një pushimi për ta bërë fëmijën të gromësijë gjatë ushqyerjes, si dhe më pas, mund të ndihmojë. Nëse ushqeni foshnjën me formulë, bisedoni me mjekun tuaj rreth ndryshimit në një lloj tjetër. Enfamil® Gentlease® është projektuar për të lehtësuar nërvozën, gazrat dhe të qarën për 24 orë, duke siguruar ushqim për zhvillim të shëndetshëm.
Qarja e lidhur me alergji
Kur qarja e fëmijës suaj është e vazhdueshme dhe nuk lidhet me urinë, gjumin, ose sikletin e përgjithshëm, alergjia në protein të qumështit të lopës mund të jetë shkaku. Dhimbja e barkut për shkak të alergjisë në proteinë të qumështit të lopës ka tendencë të ndjekë modelin e numrit tre: foshnja qanë për më shumë se tre orë në ditë (zakonisht në mbrëmje), për më shumë se tre ditë në javë dhe për më shumë se tre javë.
Çfarë ndihmon: Ju duhet të konsultoheni me pediatrin për të përcaktuar nëse qarja e fëmijës suaj është rezultat i alergjisë në protein të qumështit të lopës. Nëse fëmija është diagnostikuar me këtë alergji, bisedoni me mjekun tuaj.
Parehati të tjera
Megjithëse tani stomaku është alarmi kryesor i të porsalindurit tuaj, gjëra të tjera mund të jenë shkaktarë që fëmija qanë gjatë natës. Kontrollo nëse:
Duhet ndërruar pelena
I është ngatërruar gishti në mënyrë të pakëndshme në pelenë
Dhoma është shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë
Ka sëmundje (foshnja që ka të ftohtë ose infeksion të veshit mund të zgjohet më shpesh se zakonisht.)
Çfarë ndihmon: Sidomos në qoftë se e keni ushqyer fëmijën tuaj dhe ajo është ende e shqetësuar, shikoni këto mundësi të tjera për të mësuar se si të ndaloni një fëmijë kur qanë. Një ndryshim i shpejtë i pelenës para ushqimeve mund ta bëjë atë të ndihet më i qetë gjatë ngrënies. Nëse dyshoni për sëmundje, kontrolloni temperaturën e saj; një temperaturë rektale mbi 38 ° C garanton një telefonatë te pediatri juaj.