Si të Deshifroni Gjuhën e Bebeve
Fëmija juaj nuk flet ende, por ajo ka gjuhën e saj. Ne do t’ju tregojmë se çfarë komunikon ajo me zhurmën dhe tingujt e saj qesharak.
Të dëgjoni me kujdes
Bebet qajnë. Shumë. Në fund të fundit, është mënyra më e mirë për të komunikuar me ju. Por në mes të vajtimin, ndoshta e keni vënë re fëmijën tuaj të provojë zhurma të tjera. Në fakt, fëmija juaj do të bëjë një sërë tingujsh në vitin e tij të parë – nga ato më të këndshmet deri tek ato më të çuditshmet.
Bebet janë shumë shoqërore. Bërja e tingujve të ndryshëm është mënyra e tyre për t’u lidhur me ju dhe t’ju tregojë atë që ata dëshirojnë dhe kanë nevojë. “Këto zhurma ndonjëherë të zymta janë gjithashtu shenjë se fëmija juaj po zhvillon aftësitë e nevojshme për t’u përgatitur për të folur. Por çka do të thonë tingujt e saj? Faqja jonë do t’ju ndihmojë të dekodoni komunikimin e saj.
Klithma
Këto zhurma të larta do të marrin vëmendjen tuaj çdo herë. Klithmat zakonisht do të thotë që I vogli juaj është i kënaqur (si gjatë lojës fshehtas), por gjithashtu mund të tregojë se ai nuk është I kënaqur (mendoni: britmën që lëshon kur shkurtoni thonjtë e tij). Pra, nëse klithma nuk ndalet, sigurohuni që ai nuk është i shqetësuar.
Për të inkurajuar aftësinë e sapolindur të fëmijës tuaj, ju nuk duhet të klithni gjithashtu. Është më e dobishme nëse i përgjigjesh asaj që frymëzon emocionet e tij: “Ëoë, a të pëlqen kur mami bën flluska?”. Ai nuk mund ta kuptojë akoma plotësisht atë që po thoni, por ai mund të kuptojë tonin tuaj dhe të vërejë shprehjet tuaja të fytyrës. Kjo mënyrë është një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar gjuhën e fëmijës tuaj, thotë Dr Shah. Përdorimi i fjalorit për të përshkruar se çfarë po përjeton fëmija juaj do ta ndihmojë që të marrë fjalë, të kuptojë ndjenjat e tij dhe të mësojë ritmet e bisedës.
Kur fillojnë bebet të flasin?
Murmërima
Ju mund të dëgjoni fillimisht këtë zhurmë guturuese kur fëmija juaj ka jashtëqitje, por ajo mund ta bëjë edhe në raste të tjera për të lehtësuar tensionin ose për të shprehur zhgënjimin ose mërzinë. Ndërsa fëmija juaj rritet, hungërimat e saj mund të kthehen në kërkesa. “Në fund të vitit të parë, fëmija juaj do të hungëroj, duke ose pa treguar, që të indikojë se ajo dëshiron diçka për të cilën nuk e di ende fjalën,” thotë Roberta Golinkoff, Ph.D., profesor i arsimit, psikologjisë , dhe gjuhësisë në Universitetin e Delaëare në Neëark. Kushtojini vëmendje të madhe nëse dyshoni se foshnja juaj nuk është duke e shprehur vetveten. Nëse foshnja sheh që ju i përgjigjeni kërkesave të saj, ajo do ta kuptojë se gjuha barazohet me veprime.
Hungërima
Megjithëse kjo zhurmë e fytit nuk është aq e zakonshme sa disa tinguj të tjerë, brenda gjashtë muajve të parë shumë foshnje hungërijnë – dhe kjo nuk do të thotë se foshnja po tërbohet. Në fillim, ky është vetëm një refleks, si të qarit apo gurgullimat. Por foshnja juaj mund të fillojë të bëjë hungërima (grrr) me qëllim, sepse ai pëlqen ndjenjën që prodhohet në fyt, thotë Diane Paul, Ph.D., drejtoreshë e patologjisë së të folurit-gjuhës për Shoqatën Amerikane të Të folurit-Gjuha-Dëgjimi.
Ndërsa fëmija juaj rritet, ai gjithashtu mund të hungërojë për të shprehur pakënaqësi, si p.sh. kur ai nuk dëshiron të mbytet në puthje nga tezja Gretchen ose është i zemëruar që nuk po e ushqeni aq shpejt sa duhet. Të hungërini pas tij do t’i tregojë atij që ju e kuptoni atë – dhe është argëtim.
Nënqeshjet
Në rreth 4 muaj, i vogli juaj mund të të befasojë me një nënqeshje të vogël apo edhe me një qeshje të plotë. Fillimisht, nënqeshjet dhe qeshjet janë përgjigje fizike ndaj diçkaje që ju po bëni si p.sh. kur i’a gudulisni gjunjët ose kur i fryeni ajër në bark. Më vonë, kur fëmija juaj qesh me diçka të jashtme – me pamjen e fytyrës tuaj kur ai gjuan të gjithë ushqimin në dysheme, për shembull – do të thotë se ai po fillon të zhvillojë një ndjenjë të humorit dhe se ju i dukeni zbavitës. Inkurajimi i sensit të tij të humorit është lehtë: thjesht vazhdoni të bëni gjëra të qesharake.
Psherëtimat
Fëmija juaj do të fillojë të psherëtijë natyrshëm kur ai është vetëm disa javë i vjetër sepse ndihet mirë dhe përfundimisht sepse i pëlqen mënyra se si reagoni ndaj tij. Në fakt, psherëtima mund të shërbejë si një funksion i dobishëm: Mund të jetë mënyrë e relaksimit të fëmijës suaj dhe t’ju lejojë të dini se ai është i kënaqur. Kështu që përpiquni të përgjigjeni njësoj duke përdorur zëra me gjatësi të ndryshme dhe jepini atij kohë për të i’u imituar.
Belbëzimi
Mos u habitni nëse dëgjoni fëmijën tuaj të angazhuar në një monolog të plotë, në gjuhën e saj. Bebet fillojne te belbëzojnë rreth 4-6 muajsh, duke prodhuar nje rryme te qendrueshme të zanoreve dhe tingujve të vazhdueshëm qe duket sikur mund te jene fjalë por nuk janë ende. Fëmija juaj do të fillojë me tinguj më të lehtë, si “p”, “b” dhe “m”, sipas Diane Paul të ASHA. Ju do të dëgjoni shumë “puh puh puhs” ose “buh buh buhs” në fillim.
Pasi fëmija juaj të ketë praktikuar më shumë, do të dëgjoni shumëllojshmëri shtesë dhe ajo mund të prodhojë grupe të tingujve si “tah tah, ba ba, bee bee”. Këto janë pararendës të të folurit, kështu që “muh muh” mund të bëhet “mama” dhe “sh sh” mund të bëhet “shishe”.
Ka shumë gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar: Kur fëmija pauzon, belbëzoni ju përsëri për të. Provoni tinguj të rinj dhe klithma për të parë nëse ajo do të përpiqet të ju imitojë dhe të krijojë këngë të belbëzuara. Të qenit i përgjegjshëm do t’i ndihmojë të i’a mësoni modelet e të folurit dhe të bisedës.