Lart

Si T’i Shkurtoni Thonjët e Foshnjës Suaj

Të porsalindurit kanë thonjë të butë, fleksibil dhe që rriten shpejt. Shumë lehtë mund të bëhen të mëdhenj dhe të dhëmbëzuar. Shqetësoheni se fëmija mund të gërvishtë fytyrën me ta në javët e para kur nuk mundet të kontrollojë lëvizjet.

Është më mirë të mbani thonjët e fëmijës të pastër dhe të shkurtër për të parandaluar gërvishtjet. Mund t’iu vendosni dorëza apo çorape në duar, përkohësisht, derisa të keni mundësinë për t’ua prerë thonjët. Disa ekspertë këshillojnë kundër mbajtjes së dorëzave për periudha të gjata të kohës pasi bebet nuk mund të eksplorojnë dhe të prekin me gishtat e tyre.

Thonjët e foshnjës suaj do të rriten aq shpejt sa që do të duhet t’i prisni më shumë se një herë në javë. Thonjët e tij rriten më ngadalë, kështu që do të duhet ti prisni disa herë në muaj.

Është normale për thonjët e të porsalindurve të përkulen, duke e ndjekur formën e thoit, me gjasë sepse janë të butë dhe të hollë në fillim.

Thonjët e fëmijës suaj së shpejti do të forcohen dhe do të zhvillojnë një maje të fortë dhe të lirë. Në këtë kohë, është e vështirë për të treguar se cila pjesë e thoit të rritur është e ngjitur në bazën e thonit.

Nëse i’a preni shumë, maja e gishtit të fëmijës do t’ë rrjedh gjak, dhe kjo krijon rrezik të infektimit. Kështu që gjeni një mënyrë për t’ia prerë thonjët të cilës i keni besim dhe i’u përshtatet.

Si T'i Shkurtoni Thonjët e Foshnjës Suaj

Si t’i pres thonjët e fëmijës pa i’a dëmtuar gishtat?

Mënyra më e lehtë për t’i mbajtur thonjët e foshnjes së vogël në ditët e para është që t’ia hiqni pjesën e majes me gishta. Thonjët e tij janë aq të butë kështu që pjesa e mmbetur do t’i hiqet shumë lehtë.

Mund të provoni të përdorni gërshërë për thonjë të bebes, apo gërshërë të vogla për bebe, që kanë funde të rrumbullakta speciale. Apo provoni të shkurtoni thonjët e fëmijës suaj me file për thonjë, apo me smeril.

Shkurtimi është mënyra më e sigurtë në javët e para para se të forcohen thonjët. Një tabelë smerile gjithashtu mund të rregullojë çdo pjesë të dhëmbëzuar të mbetur pas prerjes së tjonjëve.

Nëse doni të preni thonjët e fëmijës tuaj me gërshërë të thonjëve bëjeni me kujdes. Mbajeni gishtin larg prerëses për të evituar prerjen e lëkurës, dhe mbani në shtrëngim të fortë duart e fëmijës derisa jeni duke i’a prerë thonjët.

Nëse i’a preni lëkurën aksidentalisht, mundohuni të mos shqetësoheni. Mbani lehtësisht një copë të pambukut të pastër dhe të thatë në pjesën e prerë dhe aplikoni pak presion. Gjaku do të ndalojë pas pak. Mos përdorni leukoplast, pasi mund të ngulfatet fëmija nëse vendos gishtin në gojë.

Shkurtimi i thonjëve të fëmijës mund të jetë më i lehtë nëse keni dikë për t’iu ndihmuar. Njëri mund ta mbaj me kujdes dhe të mos e lërë të lëviz aq shumë ndërsa tjetri t’ia shkurtojë thonjët.

Gjithashtu mund të provoni t’ia prisni thonjët fëmijës kur është i qetësuar, mbase kur është duke u ushqyer apo duke fjetur.

Kur jeni duke prerë thonjët e fëmijës, preni sipas kurbës së gishtave. Preni thonjët e tij në formë të drejtë, por jo shumë të shkurtë.

Kurrë mos i preni deri tek thoi, pasi mund të shkaktojë thonjë të brendshëm. Mos e futni në anët e thonjëve pasi mund të shkaktoj infeksion.

Nuk është ide e mirë të hani thonjët e bebes për t’i mbajtur të shkurtër. Mund t’a prezantoj me baktere nga goja juaj në çfarëdo prerje të vogël që fëmija mund të ketë në gisht, dhe të shkaktoj infektim.

Gjithashtu nuk do të shihni se çfarë jeni duke bërë, dhe do të mësoni se gishtat e fëmijës janë të vogël në krahasim me dhëmbët tuaj!

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com