Lart

Viti i Parë i Foshnjës: Si Zhvillohen Foshnjat

Nga një i porsalindur i pafuqishëm tek një foshnje aktive: Duhen vetëm 12 muaj të shkurtër që fëmija juaj t’i nënshtrohet këtij transformimi të pabesueshëm. Bebet rriten dhe ndryshojnë me një ritëm befasues dhe çdo muaj sjell zhvillime të reja dhe emocionuese.

Nënat dhe baballarët e rinj shpesh pyesin veten se çfarë presin tjetër dhe si të dinë nëse zhvillimi i fëmijës së tyre është ne rregull. Në vend që të përqendroheni shumë në zhvillimet javore e mujore, është e rëndësishme të mbani mend se të gjitha foshnjat  zhvillohen me ritmin e tyre. Ka një “dritare” mjaft të gjerë për kur është normale që një fëmijë të arrijë një fazë të veçantë zhvillimi.

Nëse fëmija juaj arrin një zhvillim të caktuar më shpejt, ajo mund të arrij tjetrin cak më vonë, sepse ajo është kaq e zënë duke përsosur aftësitë e reja.

Disa foshnja mund të thonë fjalën e tyre të parë në muajin e 8, ndërsa të tjerët nuk flasin deri pak pas një viti. Dhe ecja mund të fillojë në çdo kohë midis 9 dhe 18 muaj.

Duke mbajtur mend keto lloje të variacioneve, këto janë gjërat që fëmija juaj mund të arrij t’i bëjë gjatë çdo faze tre-mujore të vitit të parë.

Viti i parë i foshnjës. Si zhvillohen foshnjat

Zhvillimi i Foshnjës: Një deri në tre muaj

Gjatë fazës së parë të zhvillimit, trupi dhe truri i foshnjës po mësojnë të jetojnë në botën e jashtme. Midis lindjes dhe tre muajve, fëmija juaj mund të fillojë të:

  • Buzëqesh. Herët, ajo do ta bëjë vetëm për veten. Por brenda tre muajve, ajo do të jetë duke qeshur në përgjigje të buzëqeshjeve tuaja dhe duke u përpjekur për t’iu bërë të buzëqeshni përsëri me të.
  • Mundohet të ngrehë kokën dhe gjoksin kur eshtë shtrirë në bark.
  • Gjurmon objektet me sytë e saj dhe gradualisht largon sytë.
  • I hap dhe i mbyll duart e saj dhe i fut në gojë.
  • Kap objekte me duart e saj.
  • Mundohet t’i arrijë objektet e varura edhe pse zakonisht nuk do të jetë në gjendje për t’i kapur ato ende.

Zhvillimi i Foshnjës: Katër deri në gjashtë muaj

Gjatë këtyre muajve, foshnjat me të vërtetë po mësojnë të arrijnë dhe të manipulojnë botën rreth tyre. Ata po zotërojnë përdorimin e atyre mjeteve mahnitëse, duart e tyre. Dhe po zbulojnë zërat e tyre. Prej 4 deri 6 muajsh, fëmija juaj do të:

  • Rrokulliset nga para – mbrapa.
  • Bërtet, duke bërë tinguj që mund të tingëllojnë si gjuhë e vërtetë.
  • Buzëqesh.
  • Arrinë të kap objekte (kap flokët tuaj), dhe përdor lodra dhe objekte të tjera me duart e saj.
  • Ulen me mbështetje dhe mbajnë kokën me kontroll.

Zhvillimi i foshnjave: Shtatë deri në nëntë muaj

Gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, i vogëli juaj bëhet një fëmijë në lëvizje. Pas të mësuarit se ai/ajo mund të rrokulliset diku, beba do të kalojë muajt e ardhshëm duke zbuluar se si të lëvizë përpara ose prapa.

Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmija juaj mund të:

  • Fillojë të zvarritet. Kjo mund të përfshijë vrapimin (lëvizje në rrethin e tij) ose “zvarritje të ushtrisë” (zvarritje në barkun e tij me krahë dhe këmbë), si dhe zvarritje standarde në duart dhe gjunjët. Disa foshnje kurrë nuk zvarriten, duke lëvizur drejtpërdrejt në këmbë.
  • Ulen pa mbështetje. I’u përgjigjet fjalëve të njohura si emri i tij. Ai/ajo gjithashtu mund t’i përgjigjet “Jo” duke u ndalur dhe duke ju shikuar dhe mund të fillojë të guguojë “Mama” dhe “Dada”.
  • Mëson te rrije drejtë në këmbë

Zhvillimi i foshnjave: 10 deri në 12 muaj

Faza e fundit e zhvillimit në vitin e parë të fëmijës është një tranzicion mjaft i mirë. Ajo nuk është më një e posalindur dhe mund të duket e të veprojë më shumë si një foshnje. Por ajo është ende një fëmijë në shumë mënyra. Ajo po mëson të:

Fillojë të ushqehet vet. Foshnjat në këtë fazë të zhvillojnë “kapjen”, që do të thotë se mund të mbajnë objekte të vogla si drithërat në formë O midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.

  • Lëvizë nëpër dhomë në këmbët e saj duke u mbajtur mbi mobilje.
  • Thotë një ose dy fjalë dhe “Mami” dhe “Babi” bëhen emra të veçantë për prindërit. Mesatarja është rreth tre fjalë të folura deri në ditëlindjen e parë.
  • Fiksohet në objektet që ajo dëshiron në mënyrë që të merr vëmendjen tuaj.
  • Fillon te imitoj e imagjinoj duke ju kopjuar juve ose duke përdorur objekte, të tilla si duke pretenduar që po flet në telefon.
  • Merr hapat e saj të parë. Kjo zakonisht ndodh rreth një viti, por mund të ndryshojë shumë.
  • Vini re se shputat e bebes suaj do të jenë më të rrafshta gjatë gjithë vitit të parë dhe do të marrin formen e duhur gjatë viti të dytë. 

Zhvillimi i fëmijës suaj: Kur duhet të flisni me një pediatër

Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se fëmija juaj nuk është duke përmbushur zhvillimet apo momentet zhvillimore kur duhet? Së pari, besoni në instinktet tuaja. Nëse ndiheni se diçka është e gabuar, atëherë bisedoni me mjekun tuaj për këtë, sepse nëse ka ndonjë problem, ne duam ta kapim sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërhyrja e hershme është më e mira dhe ju e njihni fëmijën tuaj më mirë se çdokush. 

Mos harroni, se nuk është pikërisht kur fëmija juaj ulet vetë ose thotë fjalët e tij të para që është e rëndësishme; është se ai/ajo po ecën përpara në zhvillimin e tij. Mos shikoni kohën aq sa përparimin dhe shihni se fëmija juaj po ndryshon dhe po rritet. Nuk është një garë. Askush nuk do të pyes kur futet ne studime se kur fëmija juaj ka ecur për herë të parë ose kur ka thënë ‘da-da’. 

Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com