Lart

Dëmtimi i shikimit

“Çrregullimet e shikimit” është një term shumë i veçantë dhe përshkruan çdo lloj shikimi jonormal.

Shembuj të çrregullimeve të shikimit: miopia dhe hipermetropia, shfaqja e njollave të bardha, shfaqja e xixave, imazhe të dyfishta, dridhja e syve, “njolla e zezë para syve”.

Shkaqet janë po aq të ndryshme sa edhe çrregullimet e shikimit vetë. Nga njëra anë, shkaktare mund të jetë një sëmundje e syve, por nga ana tjetër, mund të jenë sëmundje të brendshme që mund të çojnë në dëmtime të shikimit. Shembuj të tillë janë: migrena, diabeti i sheqerit, presioni i ulët i gjakut, ose sëmundjet autoimune. Simptomat e alarmit që patjetër duhet të rezultojnë në një konsultë me okulistin tuaj janë shfaqja e njollave të bardha, e xixave, shikimi i dyfishtë, fushëpamja e kufizuar ose përkeqësimi i menjëhershëm i shikimit.

Si manifestohet kjo simptomë?

Një çrregullim i shikimit kuptohet që është një problem i lidhur me shikimin, që zakonisht ndodh përsëri. Ai mund të preki vetëm njërin sy ose të dy sytë dhe të jetë i përkohshëm ose i përhershëm.

Çrregullimet e shikimit mund të shfaqen me një larmi të gjerë të formave dhe manifestimeve. Kështu, manifestimet më të mundshme janë: shikimi i paqartë ose i turbullt, errësimi i menjëhershëm i pamjes, defektet e fushës së pamjes, dridhja e syve, shikimi i shtrembëruar, shikimi i dyfishtë, çrregullimet e shikimit të ngjyrave, shfaqja e xixave, shikimi i pikave të zeza ose të ngjyrosura, humbja e papritur e shikimit dhe anormali të tjera.

Çrregullimet e shikimit mund të shoqërohen ose jo me dhimbje të syve.

Çrregullimet e shikimit mund të çojnë në probleme të mëtejshme, të tilla si: ecja e paqëndrueshme dhe rreziku i rrëzimeve, rreziku i aksidenteve në trafik, një rënie e performancës akademike dhe profesionale, si dhe depresioni.

Simptoma të mundshme shoqëruese të çrregullimeve të shikimit janë: të përzierat, të vjellat, dhimbja e kokës, dhimbja e qafës, dhimbja në sy, djegia e syve, skuqja e syve, lotët në sy, marramendja, paraliza, etj.

Cilat janë sëmundjet që shkaktojnë këtë simptomë?

Shkaqet e çrregullimeve të shikimit janë të ndryshme. Çrregullimet e papritura të shikimit ose përkeqësimi i shikimit mund të tregojnë sëmundje serioze, jo vetëm sëmundje të syve, por edhe sëmundje të brendshme, veçanërisht ato të sistemit nervor.

Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të shikimit nga sëmundjet e syve:

– Ametropia: hipermetropiamiopiaastigmatizmipresbiopiaambliopia

– Inflamacioni i kornesë

– Çrregullimet e nervit optik: pezmatimi i nervit optik ose çrregullimet e qarkullimit të gjakut

– Shkëputja e retinës

– Glaukoma

– Katarakti

– Degjenerimi makular i lidhur me moshën& nbsp;

– Sytë e thatë, sindroma sicca

– Trupat e huaj në sy

Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të shikimit për shkak të sëmundjeve të brendshme:

– Çrregullimet e qarkullimit të gjakut në tru

– Goditja në tru

– Dhimbja e kokës: migrena, dhimbja e kokës nga tensioni

– Skleroza e shumëfishtë

– Diabeti i sheqerit (diabet mellitus)

– Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni)

– Shtypja e lidhur me presionin e lartë të gjakut, preeklampsia

– Presioni i ulët i gjakut (hipotensioni)

– Inflamacioni i trurit (encefaliti)

– Hemorragjia në tru

– Tumoret e trurit

– Lëndimi traumatik i trurit, dëmtimi i kokës

– Dobësia e rëndë e muskujve (miastenia gravis)

– Toksoplazmoza

Si të veproni?

Çrregullimet e shikimit të lidhura me moshën ose me sëmundje të ndryshme mund të parandalohen vetëm në një masë të kufizuar.

Sidoqoftë, ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar dhe zbuluar herët çrregullimet e shikimit. Të tilla janë:

– Dieta e shëndetshme dhe e larmishme

– Lënia e duhanit: pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut për çrregullime të qarkullimit të gjakut, përfshirë edhe tek sytë

– Mbrojtja nga dielli (syze dielli me mbrojtje UV, syze speciale për rrezatim ekstrem UV si për në dëborë)

– Kontrollet parandaluese: vizita vjetore tek okulisti ndihmon për të identifikuar dhe trajtuar në kohën e duhur shqetësimet e shikimit të lidhura me moshën. E njëjta gjë vlen për njerëzit me sëmundje të tilla që mund të çojnë në çrregullime të shikimit, si diabeti i sheqerit, presioni i lartë i gjakut ose çrregullimet e metabolizmit të yndyrnave. Ky kontroll është më i rëndësishëm tek fëmijët, në mënyrë që të evidentohet ndonjë çrregullim në një fazë të hershme, pa shkaktuar dëmtime të përhershme të shikimit.

– Masat e përgjithshme për dëmtimin e përhershëm të shikimit: ndihmat dhe parandalimi i rrëzimeve (shih më poshtë).

Këshilla të dobishme për urgjencat e syve:

– Çrregullimet e papritura të shikimit janë zakonisht situata emergjente, që kërkojnë trajtim të menjëhershëm nga një mjek okulist. Verbëria e papritur është gjithmonë një emergjencë absolute.

– Lëndimet (plagë të dukshme të syve, trupa të huaj në sy, goditje në sy) duhet të trajtohen menjëherë nga një okulist.

– Ndihma e parë për djegiet nga substancat acide: mjekët okulistë rekomandojnë shpëlarjen menjëherë të syve, mundësisht me ujë të pastër dhe për të paktën 15 minuta, në mënyrë që të hollohet dhe shpëlahet acidi; njoftoni shërbimin e urgjencës mjekësore në të njëjtën kohë që bëni shpëlarjen.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com