Lart

Dhimbje muskulore, depresion, lodhje – disa nga shenjat e mungesës së vitaminës B

Vitaminat nga grupi B kanë një rol unik në ruajtjen e shëndetit të organizmit dhe janë veçanërisht të rëndësishme për shëndetin e qelizave dhe ruajtjen e energjisë.

Simptomat e mungesës së vitaminës B ndryshojnë nga personi në person.

Grupe të caktuara njerëzish, si të moshuarit dhe gratë shtatzëna, janë në rrezik më të madh nga mungesa e vitaminës B.

Sipas Healthline, mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të çojë në çrregullime të sistemit nervor dhe të qarkullimit të gjakut.

Nuk është gjithmonë e lehtë të njihet, por mjekët thonë se ka disa shenja paralajmëruese. Këto janë:

Lodhje ose rraskapitje, Dobësi, Kapsllëk, Humbje e oreksit, Humbje peshe e pashpjegueshme, Dhimbje kyçesh, Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë, Problemet e ekuilibrit, Konfuzion, Probleme me përqendrimin dhe kujtesën, Humor të ulët ose depresion, Dhimbje në gojë ose gjuhë.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com