Efektet Anësore të Pijeve Energjike Industriale
Të gjithë e dimë se nuk janë shumë të shëndetshme nëse konsumohen në sasi, por çfarë i bënë ato saktësisht të rrezikshme?
Pijet energjike kanë efekte anësore të mundshme nëse nuk konsumohen me kujdes siç këshillohet në ambalazhin e tyre.
Për disa njerëz, sidomos fëmijë, nuk ka sasi të sigurt të konsumit të pijeve energjike, çdo sasi mund të jetë shumë e rrezikshme.
Kjo ndodhë sepse përbërësit e pijeve energjike janë të shumta dhe të llojllojshme, duke i bërë ato më të rrezikshme në raportin e efekteve negative të mundshme.
Disa prej këtyre efekteve mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Siguria rreth konsumit të pijeve energjike është një problem masiv, pasi që fëmijët dhe adoleshentët që i konsumojnë vazhdimisht rriten në numër.
Disa vende e kanë ndaluar shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeçare.
10 nga efektet anësore më të shpeshta janë këto:
- Palpitacione / takikardi
- Dridhje
- Agjitacion / shqetësim
- Probleme gastrointestinale
- Dhimbje në kraharor / ishemi
- Marramendje / sinkopë
- Paretezia (ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje e lëkurës)
- Pagjumësia
- Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes
- Dhimbje koke
Nëse ju filloni të keni këto probleme duhet t’i drejtoheni mjekut specialist menjëherë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore.