Lart

A Duhet të Ndërhyjnë Prindërit në Dramën e Adoleshentëve të tyre?

faqja probleme.me

Të gjithë e dimë se adoleshentët mund të jenë dramatik, por është e rëndësishme të kuptojmë se kur bëhen shumë dramatik e kur kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ky udhërrëfyes do të tregojë hap pas hapi se si prindërit duhet të trajtojnë dramën e adoleshentëve

Rritja e adoleshentëve në shoqërinë e sotme po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Nëse vëreni se fëmija juaj është duke u përleshur me një shok, instikti juaj i parë mund të jetë të përfshiheni, por a duhet ta bëni këtë?

Me nivelet e larta si asnjëherë të bullizmit dhe të vetëvrasjeve, është normale që të shqetësoheni. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet të futeni në modelin e prindërimit “helikopter” duke e kontrolluar fëmijën në çdo mundësi që keni. Është e rëndësishme që të përcaktoni dhe t’iu përmbaheni kufijëve për mirëqenien tuaj por edhe për lidhjen mes juve dhe fëmijës tuaj.

Përderisa disa mund të thonë se detyra jonë si prindër është të përfshihemi dhe të sigurohemi se fëmija jonë është duke pasur sukses, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Veçanërisht me adoleshentët, intervenimi mund të shpie në largimin e fëmijës edhe më tej, dhe nuk do të donit që ata të ndihen sikur nuk mund t’iu besojnë apo të vinë tek ju në kohëra të vështira.

Është normale të mendoni se “Çfarë mund të bëjë unë? Si mund të ndihmojë? A duhet të ndihmojë? A po i fusë shumë hundët apo po i shkeli kufijtë?”

Nuk ka përgjigje të shkurtra për shumë nga këto pyetje që lëvizin në kokën tuaj dhe po i’u shpien në çmenduri, por ekzistojnë udhëzime që mund t’i ndiqni për t’ju ndihmuar të merrni një vendim më të infromuar.

A duhet të ndërhyjnë prindërit në dramën e adoleshentëve të tyre

Çfarë të bëni, kur nuk dini çfarë të bëni:

  • Fillimisht pyetni fëmijën nëse ka nevojë për mbështetjen tuaj.
  • Nëse kanë nevojë, filloni duke u bërë pyetjet e rëndësishme:
    • A ndiheni sikur jeni viktimë e bullizmit?
    • A e dinë se çfarë po ndodhë arsimtarët, këshilltari dhe drejtori i shkollës?
  • Tregoni fëmijës tuaj se nëse dikush është duke të të ngacmuar është më e mençur të jeni personi i matur. Kjo mund të nënkuptojë të injoroni se çfarë është duke thënë shoku/shoqja juaj dhe t’i thoni apo t’i tregoni atij/asaj se nuk do të përfshiheni në përleshje me të dhe se kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtoni shokët.
  • Sugjeroni që ata të mundohen të bisedojnë me atë. Ata mund të fillojnë me “Më vjen keq që ndiheni ashtu. Qëllimi im kurrë nuk ka qenë të t’i lëndoja ndjenjat.”
  • DËGJONI. Nëse ata janë të hapur me ju, bëjeni të ditur se ju jeni aty për t’i dëgjuar, jo t’i gjykoni dhe nuk do të ofroni sugjerime përveç nëse kërkojnë. Kjo do e ndihmojë fëmijën të ketë sukses.
  • Është krejtësisht në rregull t’i tregoni fëmijës tuaj se miku i tyre nuk është duke i trajtuar mirë, dhe që është në rregull ta ndërprejnë miqësinë me të dhe të inkurajoni miqësi të shëndetshme.

Kur duhet të mos përfshiheni

Nganjëherë duhet të keni biseda të vështira me fëmijën tuaj se si të trajtojnë zënkat me miqtë. Do të ketë situata kur duhet të bëni gjënë e duhur dhe t’i lini fëmijët tuaj t’i luftojnë betejat e tyre. Përfundimisht kjo mënyrë i mëson ata të trajtojnë situata të pakëndshme dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Është e rëndësishme ta lini fëmijën të zgjidhë probleme, dhe kjo shpesh vie gjykim dhe gabim.

Asnjë adoleshent nuk do që prindërit e tyre të përfshihen pasi kjo i fut në rrezik që të bëhen shënjestër më e madhe dhe të turpërohen edhe më shumë! Më besoni, e di se doni të përfshiheni për shkak të dashurisë dhe se i’u intereson jashtzakonisht shumë për ndjenjat e fëmijës, por nganjëherë duhet të merrni një hap prapa dhe ta lini të jetë fëmijë.

Disa ekspertë të rritjes së fëmijëve gjithashtu do të tregojnë se nëse përfshiheni, do ta shndërroni fëmijën në shënjestër të lehtë. Nëse një prind është duke u përfshirë gjithmonë, kjo nuk do të mbarojë kurrë – jeni duke mësuar fëmijë tuaj se ju gjithmonë do t’ua zgjidhni problemet në jetë, dhe kjo është një katastrofë, dhe jemi duke e bërë këtë më shumë se më herët. Besoni fëmijës tuaj dhe mësoni ata të jenë të fortë dhe të ngriten për veten përmes komunikimit dhe kufijëve të shëndetshem.

Shenja paralajmëruese që tregojnë se mund të jetë koha për t’u përfshirë:

  • Kanë rënie të notave dhe kjo është diçka jo normale për ta.
  • Tendenca të tërheqjes dhe të izolimit.
  • Bëjnë më pak plane për të dalur me shokët.
  • Nëse i keni treguar autoriteve të shkollës dhe kjo nuk ka ndihmuar, dhe situata është duke u përkeqësuar.
  • Vëreni se fëmija juaj është i zemëruar apo gjak nxehtë.
faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]