Pse Fëmija im Adoleshent Akoma Lag Shtratin
Përderisa shumë prindër e kuptojnë kur fëmija lag shtratin në moshën 4 vjeçare, lagia e krevatit në moshën 14 vjeçare mund të vie si surprizë. E ashtuquajtura enuresis nokturnal, apo urinimi në krevat është më i shpeshtë tek adoleshentët se që mund të mendoni.
Studimet vlerësojnë se rreth 4% e djemëve dhe 2% e vajzave urinojnë në krevat gjatë adoleshencës. Shumica e adoleshentëve e ndërprejnë urinimin e krevatit para se të rriten. Nga mosha 18 vjeçare, rreth 1.5% e meshkujve dhe 0.5% e femrave akoma urinojnë në krevat.
Arsyet pse adoleshentët urinojnë në krevat
Tek adultët, një fshikëz e mbushur dërgon mesazh tek truri që e zgjon individin në mes ta natës. Shumica e fëmijëve ngadalë e zhvillojnë këtë aftësi me kohën. Disa prej tyre nuk urinojnë në krevat si parashkollorë. Por të tjerët nuk e zhvillojnë këtë aftësi deri më vonë në jetë.
Ka shumë teori se pse disa adoleshentë akoma nuk e kanë zhvilluar aftësinë të zgjohen në kohë për të përdorur tualetin. Ja disa faktorë që mund të kontribojnë në urinimin e krevatit:
Gjenetika – Nëse të dy prindërit kanë urinuar në krevat, fëmija ka 70% mundësi të jetë urinues i krevatit. Nëse njëri prind e ka urinuar krevatin, probabiliteti që fëmija të urinojë në krevat është 40%.
Problemet e fshikëzës – Disa adoleshentë kanë fshikëz relativisht të vogël që nuk mund të mbajë shumë urinë. Të tjerët përjetojnë spazma të muskujve që mund të shpien në enuresis nocturnal.
Çrregullimet e gjumit – Disa adoleshentë e kanë gjumin e thellë. Ata thjeshtë nuk mund të zgjohen të shkojnë në banjo para se të kenë aksident. Adoleshentët e tjerë mund të kenë çrregullime të gjumit, si apnea e gjumit, që e bënë të vështirë për ta të zgjohen.
Oraret jo të zakonshme të gjumit – Shumica e adoleshentëve nuk marrin mjaftueshëm gjumë gjatë netëve të shkollës. Rrjedhimisht, shumica prej tyre flejnë gjatë ditës apo flejnë shumë gjatë vikendeve. Këto orare të gjumit mund të interferojnë me ciklet normale të trurit, që mund ta bëjë më të vështirë që fshikëza të komunikojë me trurin gjatë gjumit.
Stresi – Disa ekspertë besojnë se eventet stresuese, si ndryshimet në shkollë apo divorci, mund të shpien tek urinimi në krevat. Disa ekspertë të tjerë besojnë se fëmijët e stresuar angazhohen në sjellje që rrit shansat që ata të urinojnë në krevat – si konsumimi i ushqimeve të kripura apo duke pirë më shumë lëngje në orar të gjumit.
Problemet mjeksore – Probleme të caktuar mjeksore, si infeksionet e traktit urinar, munden gjithashtu të shpien në urinim të papritur të krevatit. Sëmundjet e tjera si, diabeti, konstipimi apo abnormalitetet e traktit urinar mund të shpien tek urinimi i krevatit.
Kafeina – Pirja e madhe e kafeinës, sidomos në orët e vona, mund të rrisin shansat që një adoleshentë të urinojë krevatin. Jo vettëm që kafeina mund të interferojë me gjumin e adoleshentit por mund të rrisë sasinë e urinës të prodhuar nga veshkët. Nëse një adoleshent konsumon pije të gazuara, pije energjike, dhe lëngje të tjera me kafeinë, mund të jetë ide e mirë t’ia zvogëloni marrjen e kafeinës.
Marrje të mëdha të lëngjeve gjatë natës – Pirja e madhe e ujit apo lëngjeve të tjera gjatë natës i rritë mundësitë që fëmija juaj të ketë fshikëz të mbushur gjatë natës. Nëse fëmija juaj nuk zgjohet natën kur fshikëza të jetë e mbushur, do të urinojë në krevat.
Trajtimi për urinim të krevatit
Është e rëndësishme të konsideroni nëse fëmija juaj ka urinuar gjithmonë në krevat apo nëse është sjellje e re. Nëse urinimi në krevat është problem i ri, sigurohuni të largoni çdo problem shëndetësor fizik apo psikologjikë para se të provoni ta trajtoni.
Flisni me mjekun e adoleshentit për urinimin e krevatit. Kur të largohen problemet mjekësore, ka disa strategji që mund të ndihmojnë.
Limitoni pijet para fjetjes. Nxiteni fëmijën të qëndrojë i hidratuar gjatë ditës. Por limitoni sasinë e lëngjeve që konsumon pas darkës.
Nxiteni adoleshentin të përdorë banjon para gjumit. Është e zakonshme për adoleshentët të bien në gjumë duke përdorur paisjet elektronike në krevat apo janë aq të zënë sa që harrojnë të përdorin banjon. Nxitni zakone të shëndetshme të gjumit dhe kujtoni fëmijës se do të reduktojë mundësitë që të urinojë krevatin nëse shkon në gjumë me fshikëz të zbrazur.
Provoni një alarm të urnimit në krevat. Një alarm për urinim në krevat është i dizajnuar të zgjojë fëmijët kur fillojnë të urinojnë krevatin. Një senzor i lagështisë bënë një tingull që indikonë se fëmija është duke urinuar në krevat. Zëri duhet të zgjojë adoleshentin kështu që ai të përdorë banjon. Me kohën, kjo teknikë e modifikimit të sjelljes ndihmon adoleshentin të njohë një fshikëz të mbushur para se të fillojë të urinojë në krevat.
Flisni me mjekun e adoleshentit për medikimin. Përderisa nuk ka një ilaq të vetëm që e shëron urinimin e krevatit, ka ilaqe që zvogëlojnë sasinë e urinës që lirohet nga veshkat apo e rrisin sasinë e urinës që mund të mbajë fshikëza. Flisni me mjekun e adoleshentit për rrezikun potencial dhe përfitimet e medikimit.
Konsideroni terapinë nëse fëmija juaj është duke përjetuar efekte emocionale.
Adoleshentët që urinojnë në krevat mund të përjetojnë turp dhe probleme të vetëbesimit. Mundet gjithashtu të ndikojë tek jeta sociale e fëmijës. Terapia në formë të bisedës mund të adresojë problemet me imazhin e trupit, të ndihmojë të ketë vetëbesim dhe të asistojë atë në trazirën emocionale që është duke kaluar.
Flisni me fëmijën tuaj për gatishmërian tuaj që ta mbështetni në përpjekjet e saj që të gjejë ndihmë. Sigurohuni se ajo e di që nuk jeni duke e ndëshkuar atë duke marrë alarm apo duke e dërguar në terapi se ajo është e çmendur.
Përfshijeni edhe fëmijën në trajtim. Nxiteni që të mbajë ditarë apo kalendarë që shënon aktivitetet e tij ditore. Ai mund të zbulojë se ushqime apo pije të caktuara mund të shkaktojnë urinimin në krevat.
Kujtoni fëmijës se trajtimi me siguri nuk do të funksionojë menjëherë. Mund t’iu duhet të provoni disa opsione të ndryshme dhe mund të marrë disa muaj. Por, nëse punoni shumë për të adresuar problemin, do të keni mundësi më të mëdha ta zgjidhni.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Sëmundje të Zakonshme tek Adoleshentët
Si të trajtoni fjetjen diku tjetër
Shumica e adoleshentëve që urinojnë në krevat duan që moshatarët e tyre të mos e marrin vesh. Rrjedhimisht, shumica e tyre shmangin fjetjen tek shokët, kampingjet apo shëtitjet ku shokët e tyre mund të mësojnë se ata urinojnë në krevat.
Edhe nëse është një udhëtim për një natë me shokët apo një mundësi që të shkojë në një kamp të basketbollit për një javë, nxiteni fëmijën që të marrë pjesë. Flisni me të për strategjitë që do ta ndihmojnë të mbajnë problemin e urinimit të krevatit privat, edhe kur është duke fjetur në të njëjtën dhomë me njerëz të tjerë.
Konsideroni ndërresa për një përodrim për adoleshentë. Shumica e tyre duken si mbathje normale dhe shokët e adoleshentit nuk do të vërejnë dallimin. Varësisht nga pesha e fëmijës, mund të merrni edhe produkte për mosmbajtje për të rritur. Zgjidhni problemet me fëmijën tuaj për strategjitë që mund t’i përdorë për të larguar ndërresat në fshehtësi. Një qese e madhe plastike që fëmija juaj mund të vendos ndërresat mund të jetë një mënyrë që të parandalojë që shokët e tij të dyshojnë.
Nëse fëmija juaj shkon në një festë me pizhama tek shtëpia e ndonjë shoqeje, flisni për të mirat dhe të këqijat e tregimit prindit të shoqes para kohës. Prindi tjetër mund të sigurojë që fëmija juaj të ketë mundësi të largojë ndërresat fshehtësishtë pa e ditur shoqet e saj.
Flisni me adoleshentit tuaj për urinimin në krevat
Me siguri fëmija juaj nuk do të dojë të flasë me ju për urinimin e krevatit. Por është e rëndësishme që të dërgoni mesazh se nuk ka asgjë për t’u turpuruar. Kjo është specifikisht e rëndësishme nëse keni vërejtur se fëmija juaj është munduar të fshehë faktin se urinon në krevat. Ndoshta ka filluar të ndërrojë çarçafët më shpesh apo ndoshta keni vërejtur se është duke i larë rrobat më shpesh.
Nëse dyshoni se fëmija juaj është duke urinuar në krevat, pyesni në një mënyrë direkte por të sjellshme. Thoni, “Nëse je duke urinuar në krevat, është në rregull. Vetëm dua të sigurohem që të flasim me mjekun për t’u siguruar se nuk keni ndonjë problem mjeksor.”
Shpjegoni atij se truri i tij thjeshtë nuk e zgjon gjatë natës kur fshikëza e tij është e mbushur. Por me kohën, kjo me siguri do të ndryshojë dhe do të ndalojë urinimin në krevat.
Jeni të gatshëm të dëgjoni gjithashtu. Kuptoni ndjenjat e adoleshentit dhe pranoni se urinimi në krevat mund të jetë diçka e vështirë. Por në përgjithësi, sigurohuni që fëmija juaj të kuptojë se nuk është vetëm. Nëse ju urinonit në krevat kur ishit adoleshentë, flisni për këtë. Dhe kujtoni atij se me siguri ka edhe fëmijë të tjerë në shkollë që janë duke e përjetuar të njëjtën gjë.
Si mund të ndihmoni
Lëreni fëmijën që të marrë përgjegjësi për të pastruar pasi ka urinuar në krevat. Kërkoni që ai të lajë rrobat pas aksidentit. Mbani çarçafë rezervë afër në mënyrë që të mund të rregullojë krevatin pas aksidentit.
Siguroni adoleshentit çarçafë të dyshekut që e mbronë dyshekun. Gjithashtu mund të flisnime të për çarçafët e poshtëm të dyshekut. Ata vendosen mbi çarçafë. Disa prej tyre janë për një përdorim dhe të tjerët mund të lahen me lavatriçe.
Sigurohuni të respektoni privatësinë e adoleshentit. Nëse nuk do që vëllau i tij i vogël ta di se ai urinon në krevat, repektoni këtë. Dhe mos i tregoni gjyshes nëse fëmija juaj nuk do që të tjerët të marrin vesh.
Mundohuni të mos nervozoheni apo të frustroheni me adoleshentin tuaj, edhe nëse i keni pastruar çarçarfët për të tretën herë këtë javë. Tregohuni të kujdesshëm dhe mbështetës dhe kuptoni se fëmija juaj nuk është duke e bërë me qëllim.