Crregullimi i Varësisë nga Drogat
Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor te Crregullimeve Mendore (DSM5). Crregullimi i varësisë nga drogat është një model problematik i përdorimit të një substance intoksikuese që çonë në dëmtime ose shqetësim të rëndësishëm klinik, që manifestohet të paktën nga dy simptomat e poshtë shënuara në një periudhë 12 mujore
1. Substanca shpesh merret në masë me të madhe ose për një periudhë më të gjatë se që është menduar.
2. Egziston një dëshirë e vazhdueshme ose një përpjekje e pasuksesshme për të ndërprerë ose kontrolluar përdorimin e substancës.
3. Një pjesë e madhe e kohës shpenzohet në aktivitetet e nevojëhme për të ardhur deri tek posedimi i substancës, për të përdorur substancën, ose për të rimarrë veten nga efektet e substancës.
4. Dëshirë e pa kontrolluar për substancën (craving) ose një dëshirë e fortë dhe urgjente për të përdorur substancën.
5. Përdorimi i substancës që rezulton në pamundësinë për të përmbushur detyrimet kryesore në punë, familje ose shkollë.
6. Vazhdimi i përdorimit të substancës pavarësisht të pasurit e problemve të vazhdueshme sociale ose interpersonale të shkaktuara nga përkeqësimi i efektit të përdorimit.
7. Aktivitete të rëndësishme sociale, profesionale, ose rekreative janë ndalur ose reduktuar si pasojë e përdorimit të substancës.
8. Vazhdimi i përdorimit të substancës edhe në situatat kur idividët janë të rrezikur për shëndetin e tyre mendor dhe fizik.
9. Përdorimi i substancës vazhdon pavarësisht problemve të qëndrueshme dhe të vazhdueshme psikologjike ose fizike të cilat janë shkaktuar ose përkeqësuar si pasojë e përdorimit të substancës.
Toleranca ndodh atëherë kur individët ndjejnë nevojë të theksuar për të rritur dozën e përdorimit të substancës, në mënyrë që të arrijnë deri tek efekti i dëshiruar.
Një efekt dukshëm të zvogëluar me vazhdimin e përdorimit të të njëjtës dozë të substancës.
Simptomat e tërheqjes, një dëshirë e fortë ose ndjenjë e kompulsionit për të marrë substancën.
Vështirësitë mbi kontrollimin e sjelljes së përdorimit të substancave në kushtet e shfaqjes së saj, dhënies fund apo nivelizimit të përdorimit.
Nëse vëreni disa nga këto simptoma tek përsonat e juaj të dashur ose edhe tek ata vetëm që i njihni pa pasur ndonjë relacion afërsie, është shumë më rëndësi që të gjeni stratëgjinë e përshtatshme individuale për të bindur përsonin që hapi i parë drejt trajtimit të suksesshëm është intervenimi i hershëm.