Grimi për Adoleshentet: Sa është Mjaftueshëm?
Çfarë ndodhi me fëmijën e bukur që jetonte në trupin e vajzës tuaj? Ju dhe ajo flisnit për gjithçka dhe ajo vlerësonte mendimin tuaj për modën dhe bukurinë. Këto ditë, gjithçka që ajo thotë është, “ti nuk e kupton” … dhe se ajo të urren.
Por ti e kupton. Gërmo në kujtesë dhe kupton se nuk ishte shumë kohë më parë që ishe ti ajo që luante me durimin e nënës tënde duke eksperimentuar me grim dhe bukuri. Fatmirësisht, të dyja ju e keni përjetuar atë. Ju madje edhe mund të kujtoni nënën tuaj duke thënë: “Vetëm prit derisa të kesh një vajzë adoleshente …”
OK, hakmarrja e nënës tuaj është këtu – tani çfarë do të bëni?
Gjëja e parë – mos harroni se vitet e adoleshencës janë një fazë gjigante e zbulimit e mbushur me eksperimente për pamje të reja dhe prova të identiteve të ndryshme. Ajo që mund të duket e shthurur, ekspozuese ose bizare për ty është vetëm vajza juaj duke u përpjekur të bëjë atë atë që shokët e saj e perceptojnë si në trend. Gjithmonë mbani mend se adoleshentët janë një pako pasigurie dhe përpiqen të përcaktojnë veten nga mënyra se si duken – edhe nëse ju mendoni se të gjithë duken të njëjtë.
Këtu janë disa këshilla për të i’u ndihmuar që të arrini një bazë të përbashkët:
EDUKO VETVETEN
– Mos fajësoni adoleshenten tuaj nëse ajo është duke u përpjekur të kopjoj grimin e modës dhe rrobat e pahijshme që ajo i sheh në yjet e saj të preferuar pop ose në CW. Shumë adoleshent nuk janë në dijeni se yjet e rinj si Taylor Sëift dhe Selena Gomez kanë stilistë dhe artistë grimi që zgjedhin pamje të veçanta që do të jenë më të njohurat në skenë ose në konferenca shtypi – por nuk janë të përshtatshme për jetën reale.
Merrni disa revista për adoleshente dhe tregoni vajzës tuaj fotot e vajzave që mendoni se janë veshur në mënyrë të përshtatshme dhe kanë vënë grim në një mënyrë që ju mendoni se është e pranueshme. Tregoni adoleshentës tuaj se bota e saj është e rëndësishme për ju dhe se jeni të gatshëm të përpiqeni ta kuptoni pa e mbingarkuar atë ose duke u përpjekur shumë që të jetë në trend.
DEFINONI KUFIJTË
– Kaloni nëpër të gjitha ritualet e bukuritë dhe frizurave nga ngjyra e flokëve / ngjyrat e ndezura, grimi i fytyrës, manikyri i thonjve, depilimi dhe rruajtja e deri tek të vështirat siq janë piercing dhe tatuazhet. Dini se çfarë po bëjnë fëmijët e tjerë dhe çfarë konsideroni të përshtatshme për secilën grup moshe. Mos kini frikë ta lini adoleshentin tuaj ta dijë se ju e konsideroni eyeliner-in si të papërshtatshëm për një 12 vjeçare, por ju do ta lejoni që ajo ta vëjë atë në raste të veçanta kur ajo të jetë 14. Sa do që adoleshentët duan të eksperimentojnë, ata duhet të dinë që ka kufij që nuk mund të kalohen. Kuptoni që vajza juaj adoleshente do t’i testojë kufijtë tuaj, kjo është ajo që fëmijët bëjnë.
BËNI KOMPROMIS
– Duhet ta i’a lejoni disa gjëra. Seriozisht, ju duhet ta lini adoleshenten tuaj të mendojë se po triumfojnë. Të dalurit kundër kontrollit prindëror është thjesht mënyra se si ata janë të ndërtuar. Më besoni, ju më me qejf do t’i linit ato të ndihen të vetëkënaqura dhe superiore kur thyejnë rregullën e eyeliner-it. Ose, ju mund të veproni si një kujdestar burgu dhe ta frudtroni atë aq shumë sa që ajo dalë fshehurazi.
MËSONI ME SHEMBUJ
– Nëse mendoni se nuk ka asgjë që duhet me dobët se një adoleshente që vë 100 shtresa maskarë ose tonelata eyeliner të zi, ju nuk mund të ecni vërdallë duke u dukur si motra e humbur Kardashian e përgatitur për të dalur natën. Mjaftueshëm thënë.
MERRNI NDIHMË PROFESIONALE
– Nëse nuk keni vënë grim që nga dasma juaj, caktoni takim me një artist grimi për ju dhe vajzën tuaj në mënyrë që të bëni një modifikim rrënjësor në pamjen tuaj.
Mos e dërgoni atë në një salon grimi “të modës”. Këto mjedise janë të orientuara nga trended e fundit, të përqendruara në adoleshent (“Unë do t’ju tregoj se si të dukeni si fëmijët në trend”) dhe qëllimi i shitjes është i motivuar ($ $ $).
Gjeni pak kohë dhe eksploroni qendrën për të gjetur një markë grimi për adoleshentë. Shikoni artistët e kozmetikës. A duken sikur do të kishin nevojë për një hamall për të hequr grimin? Nëse po, shkoni në dyçanin tjetër. Pajiseni veten me foto të modeleve që ju mendoni se janë të përshtatshme për vajzën tuaj, si dhe për një buxhet të përcaktuar. Shpjegoni artistit të grimit që ju dëshironi që vajza juaj të mësoj bazat e grimit dhe se nuk jeni të interesuara për një pamje “trendi”. Pyesni artistin e grimit që të shpjegojë hap pas hapi mënyrën se si aplikohet grimi. Shpjegoni vajzës tuaj se ajo mund të zgjedhë disa sende të përdorura në modifikimin rrënjësor dhe që ju do ta plotësoni pjesën tjetër me artikuj të rinjë të blerë në dyçan kozmetike. Ju mund ta befasoni atë me sende të tjera nga markat “e shtrenjta” në raste të veçanta.
NDËRTONI NJË LIDHJE
– Mos harroni se ju keni aplikuar grim për gjysmën e jetës tuaj, por kjo është gjë e re për adoleshenten tuaj. Vajza juaj po eksperimenton dhe po përpiqet të zbulojë se çfarë lloj gruaje do të donte të bëhej. Ndihmoni atë të zhvillojë aftësitë që do t’ju nevojiten për rrugëtimin e saj dhe kthejeni eksplorimin e saj për grim në një eksperiencë lidhëse që të dyja prej jush ta mbani mend si kujtim të mrekullueshëm … dhe që ajo mund ta përsëris me vajzën e saj një ditë.
GJITHMONE KUJTO:
GRIMI ËSHTË ARGËTUES, EMOCIONUES DHE PAKËZ MAGJIK- ASHTU SIKURSE DUHET TË JENË VITET E ADOLESHËNCËS SË VAJZËS TUAJ PËR TË DYJA JU!