Makthet: Pse Ndodhin dhe Çfarë të Bëni Për To
Makthet janë shqetësime gjatë gjumit gjatë të cilave fëmija mund të ngrihet drejtë në shtrat, të qajë, bërtasë, rënkojë, murmuritë, apo të goditë me këmbë, me sytë hapur, por nuk është me të vërtetë i zgjuar nga gjumi. Për shkak se gjendet në një gjendje ku nuk është as i zgjuar e as në gjumë, nuk është në dijeni për prezencën tënde dhe me gjasë nuk do t’ju përgjigjet asgjëje që ti thua apo bën.
Një “episodë” mund të zgjatë prej 2 deri në 40 minuta, dhe kur përfundon fëmija juaj bie përsëri në gjumë, menjëherë, duke mos e kujtuar këtë incident.
Si dallojnë makthet nga ankthet?
Për dallim nga makthi, ankthi e lë fëmijën të zgjuar nga gjumi – mund ta kujtojë ëndrrën e nganjëherë edhe të flasë për të, dhe do t’iu kërkojë juve dhe do të ndihet i qetësuar nga prezenca juaj. Gjithashtu, fëmijët zakonisht kanë ankthe gjatë gjumit të ëndrrave (LSHS), shpesh në orët e herëshme të mëngjesit mes orës 2-6. Në anën tjetër, makthet paraqiten në orët e para të natës, gjatë gjumit të thellë pa ëndrra (LJSHS).
Mënyra më e lehtë për të gjetur dallimin mes ankthit dhe makthit, është të pyesni vetën se cili është më në humor të keq mëngjesin tjetër. Nëse fëmija është më i shqetësuar, ka pasur ankthe. Nëse ju jeni e shqetësuar, me siguri ka pasur makthe. Sigurohuni se, terror i makthit mbetet në mendje më shumë tek prindërit që vetëm e kanë shikuar sesa tek fëmija që e ka përjetuar.
Çfarë duhet të bëjë nëse fëmija im ka makthe?
Mos provoni ta zgjoni nga gjumi. Dhe pritni që përpjekjet tuaja për ta qetësuar të mos funksionojnë – një fëmijë që është duke përjetuar makth nuk mund të qetësohet, dhe nëse mundoheni ta mbani mundet të bëhet më i egër. Përveç nëse është në rrezik të lëndojë veten, mos provoni t’i kundërviheni fizikisht.
Vetëm flisni qetë, vendoseni veten mes saj dhe çdo gjëje të rrezikshme (balli i krevatit për shembull), dhe prisni për stuhinë që të largohet. Para se të flini, merrni disa masa që do t’i merrnit për dikë që ecë në gjumë, pasi fëmijët gjatë maktheve largohen nga krevati; marrin lodra apo gjëra të tjera në dysheme që mund ta pengojnë, vendosni derë në fillim të shkallëve, dhe sigurohuni se dyert dhe dritaret janë të kyçura.
Çka shkakton makthet dhe si mund të parandalohen ato?
Nuk ka mënyrë definitive për të parandaluar makthet pasi askush nuk e di saktësisht se çfarë i shkakton ato. Makthet mund të jenë si rezultat i gjumit të çrregullt apo rutinës të mangët së gjumit apo çdo lloj i mungesë së gjumit. Ato mund të shkaktohen edhe nga stresi që e përjetoni gjatë ditës apo lodhjes së tepërt. Madje ka edhe prova se makthet trashëgohen në familje. E njohur është se, shfaqja e maktheve, nuk do të thotë se fëmija ka ndonjë problem psikologjik apo është i mërzitur për diçka.
Zgjidhja e problemeve të tjera që ka fëmija (si zgjuarja në mes të natës) sigurimi se ka orar të rregullt të gjumit me rutinë qetësuese dhe se merr mjaftueshëm gjumë mund të ndihmojë në largimin e maktheve. Në raste të veçanta, makthet mund të shkaktohen nga apnea e gjumit, një sëmundje serioze por e shërueshme , tek e cila bajamet e rritura dhe adenoidët (inde normale në fytë) bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, duke e vështirësuar frymëmarrjen dhe shtynë fëmijën që të zgjohet nga gjumi.