Ndryshimet Shoqërore në Adoleshencë
Identiteti
Të rinjtë janë të zënë duke u munduar ta gjejnë se kush janë dhe ku përshtaten në botë. Ju mund të vëreni fëmijën tuaj duke provuar stile të reja të të veshurit, të muzikës, artit, grupe të reja të shoqërisë, e kështu me radhë. Shoqëria, familja, mediat, kulturat, e të tjera, i formësojnë zgjedhjet e fëmijës suaj në këto vite.
Pavarësia
Fëmija juaj me shumë mundësi do të dëshiroj më shumë pavarësi rreth gjërave si se si shkon në vende të ndryshme, si e kalon kohën e tij, më kë e kalon kohën, në çka shpenzon të holla, e kështu me radhë. Ndërsa fëmija juaj bëhet më i pavarur, kjo me shumë gjasa do të sjell ndryshime në rutinat familjare dhe marrëdhëniet, si dhe në shoqërinë e fëmijës suaj.
Përgjegjësia
Fëmija juaj mund të jetë i prirur të marrë më shumë përgjegjësi në shtëpi dhe në shkollë. Kjo mund të përfshijë gjëra si gatimin e darkës një herë në javë apo të qenurit në këshillin e shkollës.
Eksperienca të reja
Fëmija juaj ka të ngjarë të kërkoj eksperienca të reja, përfshirë eksperienca të rrezikshme. Kjo është normale derisa fëmija juaj hulumton kufijtë dhe aftësitë e tij, ashtu si edhe kufijtë e vendosur nga ju. Ai/ajo gjithashtu ka nevoj ta shpreh veten si individ.
Por, për shkak të asaj se si zhvillohet truri në adoleshencë, fëmija juaj ndonjëherë mund të ketë probleme të mendoj rreth pasojave dhe rreziqeve para se të provoj diçka të re.
Vlerat
Kjo është koha kur fëmija juaj fillon të zhvillojë një grup të fortë vlerash dhe parimesh morale individuale. Ai do të pyes për më shumë gjëra si dhe do të mësoj se është përgjegjës për veprimet e veta, vendimet dhe pasojat. Fjalët dhe veprimet e juaja ndihmojnë ta formësojnë ndjenjën e fëmijës suaj rreth “të drejtës” dhe “të gabuarës”.
Ndikimet
Miqtë dhe shokët e fëmijës suaj mund të ndikojnë në fëmijën tuaj, veçanërisht në sjelljen e tij, dukjen, interesat, ndjenjën e vetës dhe vetëbesimin. Ju ende keni një ndikim të madh në gjërat afatgjata, si zgjedhja e karrierës, vlerat dhe parimet morale të fëmijës suaj.
Identitet seksual
Fëmija juaj mund të filloj të ketë marrëdhënie romantike apo të dalë në “takime”. Por, këto nuk janë gjithmonë marrëdhënie intime. Për disa të rinjë, marrëdhëniet intime apo seksuale nuk ndodhin deri më vonë në jetë.
Mediat
Interneti, telefonat mobil dhe mediat sociale mund të ndikojnë në mënyrën se si fëmija juaj komunikon me shoqërinë dhe si mëson për botën.
Disponimi dhe ndjenjat
Fëmija juaj mund të shfaqë ndjenja të forta dhe emocione intensive dhe disponimi i tij/saj mund të duket i paparashikueshëm. Këto ulje dhe ngritje emocionale mund të çojnë në një konflikt në rritje. Ato ndodhin pjesërisht për shkak se truri i fëmijës suaj është ende duke mësuar se si t’i kontrolloj dhe t’i shpreh emocionet në një mënyrë të pjekur.
Ndjeshmëria ndaj të tjerëve
Ndërsa fëmija juaj rritet, ai do të bëhet më i mirë në leximin dhe kuptimin e emocioneve të të tjerëve. Por, ndërkohë që fëmija juaj është duke i zhvilluar këto aftësi, ai ndonjëherë mund t’i keq interpretoj shprehjet e fytyrës dhe gjuhën trupore.
Ndruajtja
Vetëbesimi i adoleshentëve shpesh ndikohet nga dukja – apo nga mënyra se si ata mendojnë se duken. Ndërsa fëmija juaj zhvillohet, ai/ajo mund të ndihet i/e ndruajtur rreth paraqitjes së saj fizike. Ai/ajo gjithashtu mund të krahasoj trupin e saj me trupin e miqëve dhe shoqeve.
Vendimmarrja
Fëmija juaj ka mundësi të kaloj nëpër një fazë ku ai duket se po vepron pa menduar në shumicën e kohës. Aftësitë vendimmarrëse të fëmijës suaj janë ende duke u zhvilluar dhe ai është ende duke mësuar se veprimet e tij kanë pasoja e madje ndonjëherë edhe rreziqe.
Ndryshimet në marrëdhënie në adoleshencë
Një nga ndryshimet e mëdha që mund të dalloni është se fëmija juaj dëshiron të kaloj më shumë kohë me miqtë dhe shoqërinë e më pak kohë me familjen.
Në të njejtën kohë, mund të duket sikurse ju dhe fëmija juaj jeni duke pasur më shumë diskutime. Kjo është normale, pasi që fëmijët kërkojnë më shumë pavarësi. Kjo ndodh gjithashtu, sepse fëmija juaj fillon të mendoj më shumë në mënyrë abstrakte dhe të vë në pikëpyetje pikëpamje të ndryshme. Në krye të kësaj, fëmija juaj mund t’i mërzis njerëzit pa dashje, thjeshtë sepse nuk e kupton gjithmonë se fjalët dhe veprimet e tij prekin njerëzit tjerë.
Mund t’iu ndihmoj të dini se konfliktet lulëzojnë në adoleshencën e hershme dhe se këto ndryshime tregojnë se fëmija juaj po maturohet. Edhe nëse ndjeni se tani po diskutoni shumë me fëmijën tuaj, kjo nuk do të ndikoj në marrëdhënien tuaj afatgjate me fëmijën tuaj. Por, mund të jetë ide e mirë të zhvilloni disa mënyra të kontrollimit të konflikteve, që t’iu ndihmojnë gjatë kësaj faze të marrëdhënies suaj.
Shumë njerëz mendojnë se adoleshenca është gjithmonë një periudhë e vështirë dhe se të gjithë adoleshentët kanë disponim të keq dhe sillen në mënyra mjaft sfiduese. Në fakt, disa studime tregojnë se vetëm 5-15% e adoleshentëve kalojnë nëpër trazira ekstreme emocionale, rebelohen apo kanë konflikte madhore me prindërit e tyre.
Mbështetja e zhvillimit social dhe emocional në adoleshencë
Ndryshimet sociale dhe emocionale janë pjesë e rrugëtimit të fëmijës suaj drejtë moshës së rritur. Ju keni një rol të madh që të ndihmoni fëmijën tuaj të zhvilloj aftësi emocionale dhe sociale të të rriturve. Marrëdhëniet e forta me familjen dhe miqtë janë vitale për zhvillimin e shëndetshëm social dhe emocional të fëmijës suaj.
Këtu janë disa ide që t’iu ndihmojnë në mbështetjen tuaj ndaj zhvillimit social dhe emocional të fëmijës suaj.
Bëhuni një rol model
Ju mund të jeni një rol model për marrëdhënie positive me miqtë, fëmijët, partnerin dhe kolegët. Fëmija juaj do të mësoj duke parë marrëdhëniet që kanë respekt, ndjeshmëri dhe mënyra pozitive të zgjidhjes së konflikteve.
Ju mund të jeni gjithashtu rol model për mënyrën se si ballafaqoheni me emocionet dhe disponimin e vështirë. Për shembull, do të ketë kohë kur do të ndiheni nevrik, i lodhur dhe i pashoqërueshëm. Në vend se të tërhiqeni nga fëmija juaj, ju mund të thoni, “Jam i lodhur dhe në disponim të keq. Ndjej se nuk mund të bisedoj tani pa u zënë. A mund ta bëjmë këtë bisedë pas darkës?“.
Njoftohuni me shoqërinë e fëmijës suaj
Të njoftoheni me shoqërinë e fëmijës suaj dhe bëni të ndihen të mirëseardhur në shtëpinë tuaj, do t’iu ndihmoj të jeni në ngjarje me marrëdhëniet sociale të fëmijës suaj. Kjo gjithashtu tregon se ju e pranoni se sa e rëndësishme është shoqëria e fëmijës suaj në ndjenjën e vetëvlerësimit të fëmijës suaj.
Nëse jeni të brengosur rreth shoqërisë së fëmijës suaj, ju mund të udhëzoni fëmijën tuaj drejt grupeve tjera sociale. Por, ndalimi i një shoqërie apo të kritikuarit e shoqërisë së fëmijës suaj mund të ketë efektin e kundërt. Kjo do të thotë, se fëmija juaj mund të dëshiroj madje të kaloj edhe më shumë kohë me grupin e shoqërisë që ju i’a keni ndaluar.
Dëgjoni ndjenjat e fëmijës suaj
Të dëgjuarit aktiv mund të jetë mënyrë e shkëlqyer në forcimin e marrëdhënieve me fëmijën tuaj gjatë këtyre viteve.
Që të dëgjoni në mënyrë aktive, ju duhet të ndaloni atë që jeni duke bërë, kur fëmija juaj dëshiron të flas. Nëse jeni në mes të diçkaje, caktoni një kohë kur mund ta dëgjoni. Respektojini ndjenjat e fëmijës suaj dhe mundohuni të kuptoni perspektivën e tij, edhe nëse nuk është e njejtë me tuajën. Për shembull, „Po tingëllon sikur ndihesh i lënë anash, sepse nuk je duke shkuar në festën e të enjtës mbrëma”.

Mature man with his son sitting on a couch and gossiping
Bëhuni i hapur rreth ndjenjave tuaja
T’i tregoni fëmijës suaj se si ndiheni kur ai/ajo sillet në një mënyrë të caktuar, e ndihmon fëmijën tuaj t’i lexoj dhe të reagoj ndaj emocioneve. Kjo gjithashtu ndërton mënyra pozitive dhe konstruktive të krijimit të lidhjeve me të tjerët. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të thoni diçka si „U ndjeva shumë i lumtur kur më ftove në performimin tënd në shkollë”.
Flisni rreth marrëdhënieve, seksit dhe seksualitetit
Nëse flisni me fëmijën tuaj rreth marrëdhënieve, seksit dhe seksualitetit në një mënyrë të hapur dhe jogjykuese, kjo mund të ndërtoj besimin ndërmjet jush. Por, është më mirë të gjeni kohën e duhur dhe të përshtatshme që çdo ditë të flisni për këto tema, në vend se të bëni një bisedë të gjatë.
Kur këto momente vijnë, është më mirë të zbuloni atë se çka fëmija juaj tanimë e di. Korrigjoni çdo keqkuptim dhe jepni fakte. Përdoreni bisedën si mundësi që të flisni rreth sjelljeve të përshtatshme seksuale. Dhe bëjani me dije fëmijës suaj se ju jeni gjithmonë në dispozicion për të folur rreth pytjeve apo shqetësimeve.
Fokusohuni në pozitiven
Mund të ketë kohë kur ju duket se jeni duke pasur shumë konflikte me fëmijën tuaj apo fëmija juaj mund të ju duket me shumë humor të rëndë, e kështu me radhë. Në këto kohë, iu ndihmon që të fokusoheni dhe t’i përforconi aspektet pozitive të zhvillimit social dhe emocional të fëmijës suaj. Për shembull, ju mund ta lavdëroni fëmijën tuaj se është shok i mirë apo se ka një shumëllojshmëri të gjerë të interesave apo që është duke u përpjekur shumë në shkollë, e kështu me radhë.
Kujdesuni për vetën tuaj
Është e lehtë që të hutoheni rreth nevojave të fëmijës suaj dhe detyrave ditore të dërgimit të fëmijëve në aktivitete sportive dhe sociale. Edhe me të gjitha këto gjëra, të kujdeseni për vetën tuaj dhe të bëni kohë për gjërat, të cilat i shijoni, mund t’iu bëjnë të ndiheni pozitiv rreth prindërimit të fëmijës suaj adoleshent.