Lart

Sëmundje të Zakonshme tek Adoleshentët

Vitet e adoleshencës mund të jenë hutuese. Edhe nëse jeni prind apo vetë adoleshent, jeni duke kaluar shumë ndryshime që mund të jenë të vështira. Trupat adoleshentë janë duke ndryshuar nga fëmija në të rritur dhe ndjenjat shpesh janë të çrregullta. Luhatjet e niveleve të hormoneve janë normale në këtë grup moshë por mund të shpien në disa vështirësi edhe për prindër të kalitur.

Sëmundjet më të shpeshta mes adoleshentëve janë deri diku edhe unike. Edhe pse adoleshentët mund të marrin të njëjtat bakterie si ne, disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore janë më të shpeshta në këtë moshë se sa gjatë kohërave të tjera gjatë jetës tonë.

Sëmundje të zakonshme tek adoleshentët

Ftohja e zakonshme

Ka arsye pse ky i ftohtë quhet i zakonshëm. Është me siguri sëmundja që më së shpeshti shfaqet në botë. Të rriturit mesatarisht ftohen 2-4 herë në vit, mirëpo fëmijët mund të ftohen 6-10 herë në vit. Adoleshentët bien në rangun e të rriturve për këtë sëmundje. Shumica e adoleshentëve do të ftohen 2-4 herë në vit. Mirëpo, mund të shkaktohen nga mbi 200 virusa të ndryshëm, kështu që është e lehtë ta merrni vazhdimisht.

Influenza apo gripi

Edhe pse shumica e njerëzve e nënvlerësojnë gripin si asgjë më e keqe se ftohja, është e kundërta. Në vend se simptomat të përkeqësohen vazhdimisht për disa ditë (siç progreson ftohja) simptomat e gripit i’u goditin të gjitha për menjëherë. Shumica e njerëzve që preken nga gripi e përshkruajnë ndjenjën sikur të jenë goditur nga një kamion.

Megjithëse shumica e adoleshentëve të shëndetshëm shërohen nga gripi pa asnjë komplikim, kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse. Në fakt, një karakteristikë e zakonshme e gripave pandemik (si gripi pandemik i 1918 dhe pandemia e gripit H1N1 i vitit 2009) është se në mënyrë disproporcionale vrasin njerëz të rinjë, dhe të shëndetshëm – shpesh adoleshentë.

Bllokimi i fytit

Bllokimi i fytit është një infeksion në fyt i shkaktuar nga bakteria streptokoke. Është më e shpeshtë në fëmijët e moshës shkollore, mes 5-15 vjet. Pasi shkaktohet nga bakteriet dhe jo viruset, zakonisht duhet të trajtohet me antibiotik. Simptomat e bllokimit të fytit përfshijnë dhimbje të fytit, ethe, dhimbje të kokës, gjëndra të ënjtura, dhe nganjëherë njolla të bardha në fyt. Por, këto mund të jenë simptoma të infektimit viral, kështu që është e rëndësishme të vizitoni mjekun nëse mendoni se keni bllokim. Ata mund të bëjnë një test dhe të marrin mostra nga fyti për të testuar për bakterie që shkakton bllokimin e fytit.

Mononukleoza

Mononukleoza apo “mono” shpesh quhet sëmundja e puthjes. E fitoi këtë nofkë pasi është më e shpeshtë tek adoleshentët dhe përhapet përmes pështymës. Mono më së shpeshti shkaktohet nga virusi Epstein-Barr (EBV) por mund të shkaktohet edhe nga citomegalovirusi (CMV).

Simptomat e monos përfshijnë lodhje, ethe, dhimbje të fytit, ënjtje të nyjeve limfatike, dhe dhimbje të muskujve. Pasi këto simptoma mund të shkaktohen nga shumë sëmundje të ndryshme, do të duhet të vizitoni mjekun për t’u testuar dhe të bëni test të gjakut, për të përcaktuar se a e keni me të vërtetë monon. Simptomat mund të qëndrojnë për muaj dhe njerëzit që kanë mono mund të jenë infektues për deri në 18 muaj dhe në mënyrë sporadike për tërë jetën.

Nëse sëmureni me mono (shumica e njerëzve që u janë ekspozuar virusit nuk kanë shfaqur simptomat) me siguri nuk do të sëmureni përsëri. Edhe pse ky infeksion shpesh referohet si “sëmundja e puthjes”, mund të përhapet në çdo mënyrë që transferon pështymën dhe lëngjet e trupit, si ndarja e enëve të kuzhinës, furçat e dhëmbëve, pijet e gjithashtu edhe buzëkuqin.

Gastroenteriti apo gripi i barkut

Gastroenteriti, që më shpesh quhet gripi i barkut, është një sëmundje e shpeshtë mes adoleshntëve. Është shumë ngjitëse, veçënarisht kur dikush që është i infektuar nuk i lanë duart mirë. Virusi mund të përhapet në sipërfaqe të ndryshme dhe të ngjitet tek personi tjetër që pa e ditur e infekton veten kur i prek sytë, hundën apo gojën.

Vjellja, diarrea, dhimbjet e barkut, dhe ethet e herë pas hershme janë të shpeshta. Mund të zgjasin prej disa orëve në disa ditë. Fatmirësisht, këto sëmundje janë vet të kufizuara, që do të thotë largohen vetë dhe zakonisht nuk kanë nevojë për trajtim. Shqetësimi më i madh kur kemi grip të stomakut është dehidratimi. Nëse nuk mund të mbani lëngjet për disa orë, kërkoni ndihmë mjekësore.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, nga një herë të quajtura infeksione seksualisht të transmetueshme (STI), janë gjithnjë e më shumë të zakonshme te adoleshentët. Gonorrea, klamidia, sifilisi, HPV, HIV, dhe hepatiti janë vetëm disa nga sëmundjet që prekin adoleshentët.

Edhe para se adoleshentët të jenë aktiv seksualisht, është e rëndësishme të dinë se si këto sëmundje mund të ndikojnë në trupin e tyre, dhe si mund të parandalohen, dhe çfarë hapash duhet të marrin në rast të ekspozimit. Sipas CDC-së, ka 20 milionë raste të reja të STD të diagnostifikuara për çdo vit dhe gjysma e tyre janë mes adoleshentëve dhe të rinjëve mes moshave 15-24.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com