Lart

Si ta Ndihmoni Fëmijën Tuaj në Parashkollorë të Mësojë Leximin

Për t’u mësuar të lexoni, kërkesat kryesore janë të zotëroni tre aftësi bazike: sintaksa, semantika dhe fonika.

  • Sintaksa është mënyra se si fjalët, frazat dhe klauzolat bashkohen për të ndërtuar fjali dhe paragrafe.
  • Semantika është mënyra se si fjalët dhe fjalitë në grupe lidhen me njëra tjetrën.
  • Fonika ju referohet zërave që bëjnë shkronjat dhe lidhja mes fjalëve të shkruara dhe të shqiptuara.

Përderisa fëmija në parashkollorë mëson të lexojë, do të zhvillohet në këto tri fusha. Mirëpo, shumica e fëmijëve, fillojnë të kuptojnë sintaksën dhe semantikën para fonikës. Për shembull, ai do të mësojë që fjalitë në libër shkojnë prej të majtës në të djathtë para se të kuptojë se si shqiptohet shkronja “sh”.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ndihmuar fëmijën që të zhvillojë të tri këto fusha është ta ekspozoni atë tek librat dhe leximi për çdo ditë, duke lexuar me zë para se të flejë, duke lexuar ndonjë histori nga libraria lokale apo thjeshtë duke lexuar nga receta përderisa jeni duke gatuar darkën.

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj në parashkollorë të mësojë leximin

Për sintaksën

Një fëmijë që kupton sintaksën ka njohuri për gjuhën e shkruar. Aftësitë e sintaksës fillojnë me kuptimin e strukturës së një libri dhe fjalëve e fjalive në të. Për shembull, kur fëmija juaj ishte bebe, e ka mbajtur librin kokëposhtë, i ka futur në gojë apo i ka përdorur si qilima për t’u ulur në ta.

Kur ka filluar të ecë ka kuptuar se libri ka një fillim dhe një fund, që fjalët lexohen nga e majta tek e djathta dhe që libri zhvillohet faqe pas faqe. Pasi fëmija të kuptojë strukturën e librit, do të fillojë të kuptojë se çfarë ka brenda: fjalë, fjali, paragrafe dhe kapituj. Në parashkollorë kur fillon të marr libra të rinjë, do të kuptojë ndalesat, fillimet dhe pauzimet në fjali dhe arsyet e shenjave të pikësimit.

Ja disa mënyra se si të zhvilloni aftësitë e sintaksës në parashkollorë:

  • Lexoni me zë libra me rima. Ka libra të mrekullueshëm me rima, si Grufalo nga Julia Donaldson. Apo provoni libër me ninulla.
  • Përderisa lexoni ndiqni fjalët me gisht. Kjo do t’i tregojë një parashkollori se si përparon një fjali, që një pikë tregon një pauzë në rrjedhën e ngjarjes dhe lidhje të tjera mes gjuhës së shkruar dhe të lexuar.
  • Shkruani një letër me fëmiun tuaj. Theksoni pjesët e ndryshme të shkronjës: hyrjen, fjalitë, paragrafet dhe përfundimin.

Për semantikën

Aftësitë semantike përshijnë aftësinë për të njohur dhe për të definuar fjalët, për të parashikuar përfundimin e një ngjarjeje, të kuptojë shkronjat, të flasë për kuptimin e një paragrafi apo të një seksioni të librit dhe të diskutojë për librin në tërësi pasi të lexojë. Gjithashtu nënkupton të qenit në gjendje të zëvendësojnë dhe dallojnë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë. Për shembull, “gotë” dhe “filxhan”.

Ja disa mënyra se si të inkurajoni aftësitë semantike tek lexuesit e hershëm:

Lexoni libra dhe tregoni histori. Përrallat janë të mira për këtë.

Flisni për librin përderisa jeni duke e lexuar. Pyesni fëmijën të parashikojë fundin e historisë.

Vazhdojeni ritmin. Kur fëmija fillon të lexojë me zë, mos ndaloni në mes të fjalisë për ndonjë fjalë të vështirë. Nëse fëmija juaj ngec, thoni fjalën, tregojani kuptimin, dhe vazhdoni me fjalinë. Kjo inkurajon kuptimin e fjalisë dhe tërësinë e historisë. Kthehuni dhe rishikojeni fjalën një herë tjetër.

Për fonikën

Fonika është një pjesë mekanike e të lexuarit. Përfshinë aftësinë e të lexuarit të fjalëve dhe të kuptojë familjet e fjalëve, si “dh” dhe “th”. Aftësia për të bërë dallimin mes fjalëve që duken të njëjta, nuk është pjesë e saj gjithashtu. Gjithashtu edhe aftësia për të dalluar fjalë me shqiptim gati të njëjtë por me shkronja të ndryshme.

Ja disa mënyra se si të inkurajoni dhe të zhvilloni aftësitë fonike tek lexuesit e hershëm:

Lexoni libra me rima, ninulla apo këngë me fëmijën tuaj. Pas çdo rime, tregoni fjalët që duken njëjtë dhe diskutoni dallimin në kuptim.

Përdorni libra të alfabetit për të diskutuar fjalë që janë të njëjta dhe të ndryshme në shkronjën e parë dhe të fundit.

Shkruani emrat e antarëve të familjes dhe shokëve, dhe lexoni ngadalë secilin emër me fëmijën tuaj. Gruponi emrat me letër të parë.

Lëreni fëmijën që të lexojë për ju. Kur vie tek një fjalë e vështirë, theksojini dhe definoni për të, dhe pastaj lëreni fëmijën që ta lexojë fjalinë përsëri. Mbajeni në mend çdo problem që paraqitet shpesh.

Mos i emëroni shkronjat, lexojini. Kur jeni duke e mësuar fëmijën për shkronjat, përdorni zërin: “a” për ariun, “b” për bananen, “c” për cirkun.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com