Lart

Trajtimet e Ftohjes dhe Gripit për Fëmijë

Zakonisht, prindërve i’u thuhet të trajtojnë vetëm simptomat e ftohjes apo gripit dhe të bëjnë fëmijën të ndihet rehat, pasi këto infeksione të shpeshta shkaktohen nga viruset dhe nuk ka trajtime. Përderisa këto trajtime të simptomave janë të rëndësishme për të ndihmuar fëmijën të ndihet më mirë, kjo nuk është aq e vërtetë më. Ka shumë ilaçe në dispozicion që ndihmojnë në trajtimin e gripit.

Në fillim, sigurohuni se a ka fëmija ftohjen e zakonshme, apo me të vërtetë ka gripin.

Simptomat e ftohjes janë zakonisht të buta dhe zhvillohen 2-5 ditë pas ekspozimit tek dikush tjetër që është i sëmurë. Simptomat mund të përshijnë ethe, shkuarje apo bllokim të hundës, teshtitje, dhimbje të fytit, kollitje, kokëdhimbje, dhe dhimbje të muskujve. Shkuarja e hundës zakonisht fillon me shkuarje të kthjellët, por pas dy apo tre ditëve, mund të trashet dhe me ngjyrë të verdhë apo të gjelbër. Simptomat zakonisht keqësohen pas tre deri në pesë ditët e para, dhe pastaj ngadalë largohen pas dy javëve.

Trajtimet e Ftohjes dhe Gripit për Fëmijë

Trajtimi i ftohjes

Pasi shkaktohet nga viruset, antiobiotikët nuk do të funksionojnë ndaj ftohjes së zakonshme. Këto lloje të infeksioneve të sistemit të epërm të frymëmarrjes largohen vetë dhe marrja e antibiotikëve nuk do të ndihmojë fëmijën të përmirësohet më shpejt, dhe me siguri nuk do të parandalojë infektim sekondar bakterial, si infeksionet e veshit apo të sinusëve.

Edhe pse nuk ka ilaç për ftohjen, kjo nuk do të thotë se nuk mund të trajtoni simptomat e fëmijës tuaj për të ndihmuar atë të ndihet më mirë. Më shumë lëngje, inhalatori dhe pushimi me siguri do ta ndihmojnë me disa nga simptomat e tij. Fëmijët më të vegjël, pasi nuk mund t’iu fryejnë hundëve, mund të përfitojnë nga përdorimi i pikave të hundës me kripë dhe shiringës llambë për të mbajtur kanalet e hundës të hapura.

Ilaçet që merren me përshkrim të mjekut që mund të ndihmojnë përfshijnë zvogëluesit e dhimbjeve dhe etheve, si acetaminofeni ose ibobrufeni, dhe ilaçet për ftohje si zhbllokuesit dhe/ose ndaluesit e kollës. Konsultohuni me pediatrin para se t’i jepni fëmijës një nga këto ilaçe, pasi disa nuk rekomandohen për fëmijë nën moshën 6 vjeçare.

Tabletat e zinkut, edhe pse zakonisht përdoren nga të rriturit, janë vrejtur të mos kenë efekte tek fëmijët dhe nuk janë gjithmonë të tolerueshme dhe me siguri duhet të shmangen.

 

Simptomat e gripit

Edhe pse simptomat e gripit janë të njëjta nga ato të shkaktuara nga ftohja, në përgjithësi janë shumë më të rënda. Fëmijët me grip zakonisht do të kenë mësymje të shumta të etheve të larta, kokëdhimbje të mëdha, dhimbje të muskujve, dhe të rrënqethura, bashkë me shkuarjen e hundëve, bllokimin e hundës, kollitjen, dhimbjet e fytit, vjelljet, marramendjet dhe lodhjen.

 

Trajtimet e gripit

Gripi, si ftohja, shkaktohet nga virusi, kështu që antibiotikët nuk do të funksionojnë ndaj tij. Mirëpo, ka disa ilaçe antivirale që mund të përdoren për ta trajtuar gripin dhe mund të ndihmojnë fëmijën të shërohet disa ditë më shpejtë. Në përgjithësi, këto janë efektive nëse fillohen brenda 1 apo 2 ditëve të fillimit të simptomave së fëmijës. Ja disa nga ilaçet më të shpeshta që përdoren për trajtimin e gripit:

Relenza (Zanamivir) është Diskhaler që u jepet fëmijëve më të mëdhenjë se 7 vjet përmes inhalimit. Është efektiv ndaj tipit A dhe B të influenzës.

Tamiflu (Oseltamivir) është në dispozicion si kapsulë orale dhe mund të përdoret tek fëmijët më të mëdhenjë se 2 javë dhe tek të rriturit. Është efektiv ndaj Tipit A dhe B të influenzës.

Simetrel (Amantadine) është ilaç më i vjetër dhe ka efekt vetëm tek tipi A i influenzës dhe mund të përdoret për të parandaluar dhe trajtuar gripin tek fëmijët mbi 12 muajsh.

Flumadine (Rimantadine) gjithashtu ka efekt ndaj tipit A të influenzës dhe aprovohet vetëm për ta përdorur në parandalimin e gripit tek fëmijët nën 10 vjet, dhe jo si trajtim i gripit.

Trajtimi Simptomatik, siç përshkruhet më lartë, mund të ndihmojë fëmijën të ndihet më mirë.

 

Parandalimi i gripit

Mënyra më e mirë për ta parandaluar fëmijën tënd që ta marr gripin është t’i jepni vaksinë të gripit për çdo vit. Shumica e ilaçeve të gripit që i përmendëm më lartë gjithashtu mund të përdoren për të parandaluar që fëmija juaj të marrë gripin, nëse i ekspozohet dikujt që është i sëmurë.

 

A është ftohje apo gripi?

Në të kaluarën, nuk ishte vërtetë e rëndësishme për të ditur nëse fëmija juaj ishte ftohur apo kishte gripin, pasi në të dyja rastet, trajtoheshin vetëm simptomat. Por tani, pasi trajtimi është në dispozicion për gripin, mund të jetë i rëndësishëm fakti se a e ka gripin apo është ftohur. Duhet të dyshojmë tek gripi nëse fëmija ka simptomat tipike të gripit siç i përshkruam më herët. Testimi mund të bëhet në shumicën e klinikave të mjekëve nga pastrimi i fytit apo hundës, me rezultate për rreth 10 minuta.

Nëse testet e fëmijës për grip dalin pozitive, apo nëse testimi nuk është në dispozicion, por dyshojmë shumë në grip, mund të jetë kandidat për një prej ilaçeve për grip të përshkruara më parë. Antarët e tjerë të familjes me kontakte të afërta mund të jenë gjithashtu kandidatë për ilaçe të gripit për të parandaluar sëmurjen e tyre.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com